Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Jan Micha? Stuchly

| E diele, 10.03.2013, 08:33 PM |


POEZIA BASHKËKOHËSE POLAKE

 

JAN MICHA? STUCHLY

 

I ROBËRUAR

 

Për çdo njeri

 

rrallë po megjithatë

ndoshta vetëm njëherë në jetë

na viziton

 

Vetmia

në tërë gamën e së keqes

si marrëzi budallallëk

brendi e zorshme e vështirë

dhe tërë kuptim

 

dhe i paftuari persona non grata

nuk ka ndër mend  ta përfundoj vizitën

derisa ora e përjetshme me rërë të çdonjërit prej nesh

 

Klepsidra

 

bën kthesa të mëdha të pafundme

dhe me mund njehson kohën e vizitës së padëshirueshme

 

Njeriu

dëshiron të jetë i lirë

dhe

përmes vetmisë të padëshirueshme të urrejtur

 

bëhet

skllav

 

i dënuar pa gjykim

 

VETMIA PSIKIKE

 

Vetmia është ikje nga jeta e të tjerëve
Vetmia ekziston vetëm vetë për vetveten
Vetmia është paradoks
Ekziston vetëm në vetmi
E ndarë me të tjerë humb në errësirat e përfytyrimit
Vetmia
Askush dhe askurrë nuk bën diç për të tjerët
derisa e bën më parë tashmë të përgatitur vetëm për vetveten
Çdo dashuri është vetëdashje

( Zgjodhi dhe përktheu nga polonishtja: Mazllum Saneja )