E shtune, 03.05.2025, 09:05 PM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Revista Shqiptari 125 vjeç

E diele, 10.03.2013, 10:29 PM


Revista Shqiptari e Bukureshtit në 125 vjetorin e saj

Rumania të duhet të ketë një pozitë të neutralitetit, një pozitë as pro-serbe dhe as pro-shqiptare, dhe mbi të gjitha do të duhej që sa më shpejt, para se një gjë tillë ta bëjë Serbia, ta njohë zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur e Sovran, sepse, në të kundërtën e kësaj, po nuk e bëri një veprim të tillë para Serbisë, Rumania do te mbetet e turpëruar karshi Kombit Shqiptar dhe gjithë botës demokratike. (Mona Agrigoroaiei)

Nga Baki Ymeri

Atdheu, nderi dhe dinjiteti gjithmonë kanë qenë preokupim elementar i shqiptarëve të Rumanisë. Në periudhën e Mbretërisë nuk kishte modele folklorike të bushtrës së ngjitur në pemë. Sot e kemi një, por me të gjitha përpjekjet permanente për ta zbritur nga pema majmunin që gëlltit lekët e komunitetit shqiptar, shqiptarët e këtij vendi ende nuk e kanë ngritur zërin e protestës para Parlamentit dhe kamerave televizive. E kemi prekur disa herë këtë subjekt, lidhur me një ish komuniste rumune që tallet me fatin e komunitetit tonë, por më kot. Sidoqoftë, mundi nuk na ka vajtur kot, sepse në krahasim me fletushkën e saj nepotiste “Miku i shqiptarit”, “Shqiptari” i Bukureshtit që kohëve të fundit del në kolor, ka një traditë të pasur dhe një strukturë të mirëfilltë tematike që ndjek programin e Nikolla Naços dhe Xhelku Maksutit, dy nga veteranët e atdhedashurisë shqiptare në këtë vend.

Në faqet e revistës defilojnë historia, kultura, atdhetarizmi dhe demokracia. Ç’bën kjo tribunë patriotike në 101 vjetorin e Pavarësisë dhe 125 vjetorin e botimit të saj me ndërprerje (1888-2013)? Në numrin e parë (2013), krahas një numri të konsideruar fotografishë, defilojnë artikujt “Drejt përkrahjes së Rumanisë ndaj çështjes kombëtare shqiptare” (Letër e hapur, shqip/rumanisht, drejtuar Ministrit të Punëve të Jashtme të Rumanisë, Titus Corl??ean). Autore e këtij “kushtrimi” diplomatik, është Mona Agrigoroaiei. Ministri i Jashtëm i Qeverisë së re rumune ka vizione të qarta dhe admirimi ndaj Kosovës dhe Pavarësisë së saj. Pa marrë parasysh qëndrimet personale të presidentit Basescu, Qeveria e Kosovës e ka për obligim të ndërlidhet drejtëpërsëdrejti me Qeverinë rumune të Kryeministrit Victor Ponta.

Pason një poezi e Xhemail Pecit nga Anglia për Zemrën Shqiptare, si dhe artikujt “Kur të tjerët flasin për poetin Sali Bashota” (Luan Topçiu), "Babi do të kthehet kur të përfundojë lufta" (Bajrush Morina), “Konferencë për mësim në diasporë”, një vështrim kritik i poeteshës Dorina B. Landen mbi poezinë e Lulzim Tafës në gjuhën suedeze, “Veprime barbare serbe në Luginë të Timokut” (rumanisht), ku bëhet fjalë  për shkeljen flagrante të drejtave fundamentale të rumunëve të Timokut nga ana e autoriteteve serbe, artikulli „Makolli priti në takim ambasadoren Ozan”, një recension me titullin „Vlera memorialistike të një autori nga Kosova” (kushtuar librit të Besnik Lajqit “Tregime”), artikulli “Presidenti Obama uroi Jahjagën me rastin e 5-vjetorit të Pavarësisë” (huazuar nga Bota sot), një vështrim kritik i Inger Lalander mbi poezinë shqipe në gjuhën suedeze, etj.

Nga fotografitë e botuara vlen të potencojmë disa nga to: Berisha: “Kosova formësoi idenë e Shqipërisë etnike”, Personalitete shqiptare në gjirin e Federatës Panshqiptare Vatra në Amerikë, Ballina e revistës Kosova, Tiberius Puiu: “Derisa rumunët kanë qenë viktimë e kolonializmit sovjetik, shqiptarët e Kosovës kanë qenë viktimë e kolonializmtit serb”, Bajrush Morina në gjirin e familjes së tij, Ballinat e gazetave Atdheu, Zëri i Shqipërisë dhe Shqipëri e Re, Mirënjohje nga Bukureshti në adresë të Ministrit të Diasporës, Dr. Ibrahim Makolli, disa ballina librash të autorëve shqiptarë në gjuhë të huaja, një faksimil nga recensioni i poetit Marius Qelaru (“Kur e kërkon mbariminin e botës së fjalëve”), ballina e revistës Romanian Breaking New Press me artikuj edhe për shpirtin shqiptar, Flamuri i Shqipërisë, ballina e librit “Tregime” të Besnik Lajqit dhe një një cikël fotografishë kushtuar Kryeministrit Sali Berisha në Kishën Shqiptare të Bukureshtit, ballina e librit të Ahmet Morës “Aneksim dhe shthurrje”, një Mirënjohje nga Kërçova në adresë të Dr. Xhelku Maksutit, ballina e Zërit të Shqipërisë (1936) dhe ajo e antologjisë “Shija e dashurisë”, disa foto me Zonjën Hillary Clinton, Sali Berishën dhe presidenten Jahjaga etj. Çka boton “Shqiptari” në numrin e tij të dytë (shkurt 2013)?

Po japim vetëm disa tituj: “Presidenti Obama uroi Jahjagën me rasti e 5-vjetorit të Pavarësisë” (Bota sot), “Një ekspozitë e suksesshme e artistëve nga Kosova në Bukuresht” (Laura Rushani), “Patriotizmi dhe vlerat e vargut” (Peter Tase), “Afirmim i suksesshëm i Kosovës në gjuhën rumune” (Halil Haxhosaj), “Toplica, gjenocidi i parë në historinë e botës” (botuar në gjuhën shqipe dhe rumune nga Mona Agrigoroaiei), “Kosova sipas Shqiptarit të Bukureshtit më 1889”, me nëntitujt “Festa pansllaviste në Kosovë të Shqipërisë” dhe “Sllavizmi vjen në Kosovë me qibritin në xhep”, “Imperializmi serb” (Ali Dvorani, botuar në “Shqipëri e Re, Konstancë, 29 Nëntor 1922), “Kosova u bë e njohur kur Zoti e fshikullonte kuçedrën serbe nga qielli” (Victor Marin Basarab), “Përjetësia e ndjenjës shqiptare” (recension mbi antologjinë e Eduard M. Dilos “Vargu në përjetësi”). Artikujt janë të shoqëruar me një numër të konsideruar fotografishë historike, ballina librash, revistash, antologjishë etj. Përfundimisht vlen të potencojmë faktin se paralelisht me botimin e rregullt që pret përkrahje konkrete nga Ministria e Diasporës, në ndërkohë e kanë parë dritën e botimit edhe disa numra të Shqiptarit kushtuar zotërinjve Rashit Gashi, Dumitru Ichim, Adem Zaplluzha, Selim Cana, Sadulla Zendeli Daja etj.

BOX

Drejt përkrahjes së Rumanisë ndaj çështjes kombëtare shqiptare! Letër e hapur Drejtuar Ministrit të Punëve të Jashtme të Rumanisë, Titus Corl??ean.

Shkëlqesi! Ju shkruaj në cilësinë e shtetases rumune, njohëse e çështjes shqiptare dhe të marrëdhënieve të gjata historiko-diplomatike midis kombit rumun dhe kombit shqiptar. Marrëdheniet rumuno-shqiptare, në dritën e historisë së përbashkët, kanë qenë shumë të ngushta. Edhe shqiptarët, edhe rumunët janë kombe shumë të lashta. Rrëniet e tyre shkojnë deri në të kaluarën e largët të antikitetit, shqiptarët duke qenë pasardhësit të pellazgo-ilirëve dhe rumunët duke qenë pasardhësit të trako-dakëve. Pra, gjuha shqipe ruan në nënshtresën e saj mbeturinat e gjuhës ilire, ashtu siç gjuha rumune ka në thellësitë e saj, jo të romanizuara, një nënshtresë trako-dake. Kjo nënshtresë nuk mund të identifikohet sot ndryshe se sa nëpërmjet krahasimit të gjuhës rumune me gjuhën shqipe. Flitet për një komunitet gjuhësor ballkanik, në të cilat gjuhët aktuale të folura në rajon, kanë karakteristika identifikuese të ngjashme në nivel leksikor dhe gramatikor, si pasojë e jetësës së përbashkët trako-ilire (Al. Rossetti, “Historia e gjuhës rumune”, vëllimi II, Shtëpia Botuese e Akadmisë së Republikës Socialiste të Rumanisë, 1969).

Përveç kësaj, duhet pohuar se, në trojet rumune, komuniteti shqiptar është datuar dokumentarisht që nga fillimi i shekullit XVI, ndërkohë që në Shqipëri jeton një numër domëthenës i arumunëve. Sipas një raporti italian të vitit 1595, relatohet se Mihai Viteazul ka lejuar një numër të 15.000 shqiptarësh të vendosen në trevën rumune, dhe ka përbërë një ushtri me të cilën ka bërë ekspedita në Jugun e Danubit, duke i goditur turqit. (Gelcu Sefedin Maksuti, “Mbi Shqipërinë dhe shqiptarët”, Ed. ARARAT, Bukuresht, 1995, f.78). Në periudhën e viteve 1830-1912, në periudhën e Rilindjes kombëtare shqiptare, Rumania ishte strehë e patriotëve shqiptarë, duke filluar me patriotin Naum Veqilharxhi, ideologu i parë i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, krijuesi i alfabetit të parë shqiptar, i vendosur në Braila, i cili ka marrë pjesë në revolucionin e vitit 1821, të udhëhequr nga Tudor Vladimirescu.

Kolonia shqiptare e Rumanisë ka pasur një aktivitet të veçantë. U krijuan një serë shoqatash patriotike si "Drita"¸ e udhëhequr nga Nikolla Naço, "Dituria", që më pas u bashkuan në një shoqatë të vetme "Bashkimi" etj. Njëherësh me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, Rumania ka qenë shteti i parë që e ka njohur Shtetin e Pavarur Shqiptar.  Mbi Shqipërinë dhe kauzën shqiptare kanë shkruar me admirim: Nicolae Iorga, Nicolae Titulescu, Xhelku Maksuti (…), kurse mbi Basarabinë e Shqipërisë (Kosova), kanë shkruar në gjuhën rumune: Tiberius Puiu, Florian Bichir, Baki Ymeri etj. Nuk duhet harruar se interesi kombëtar rumun diktoi edhe formimin e shtetit shqiptar në kufijtë e tij etnik, sepse projekti i mbretërisë rumune ishte për krijimin e një konfederate rumuno-shqiptare në Ballkan, që do të duhej të udhëhiqej nga princi Wied. Por, rrethanat e zeza të historisë bënë që kufijtë e Shtetit Shqiptar të caktohen sipas lojës së interesave të Fuqive të Mëdha, të ndodhur në pragun e luftërave midis tyre, të ndërlikuara në një balancë të ngatërruar të forcave dhe interesave, ata kanë pranuar në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës (1913) krijimin e Shtetit Shqiptar, por pa Kosovën, të lënë nën Serbi dhe edhe pa Çamërinë, duke ia dhënë Greqisë.

Ashtu që, "...pansllavizmi në Gadishullin Ballkanik, i cili më 1878 u mbajt në dështim nga protestat energjike të lordit Salisbury, bën sot një hap vigan në atë Gadishull nën mbrojtjen e mirë të zotit Grey. Prej Rusisë nuk mund të pritet një vepër e drejtësisë dhe humanizmit kur janë në lojë interesat e pansllavizmit. I hidhur për tërë qytetërimin dhe latinitetin ishte roli i Francës në Konferencën e Londrës." Këto fjalë u shkruan më revoltë nga Eugen Ionescu, në mars 1913, në vorbullën e ngjarjeve dhe në veçanti të negociatave shterrpe të Londrës, në librin e tij "Lufta nga Ballkan dhe grindja rumuno-bullgare".

Ngjarjet historike nuk do t'u japin të drejtë Lordit Grej, i cili në Dhomën e Lordëve, më 12 gusht 1913, duke u referuar në vendimet e marra, do të deklaronte: "Unë e di shumë mirë se atëherë kur gjithçka do të bëhet e njohur, kjo zgjidhje në më shumë pika do t'u jep rastin shumë kritikave prej cilitdo që njeh vendin dhe gjykon çështjen nga një perspektivë e ngushtë lokale. Duhet të mos harrohet se gjatë përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje të tillë, qëllimi kryesor ishte ruajtja e marrëveshjes midis Fuqive të Mëdha dhe, nëse vendimi ndaj Shqipërisë ka siguruar këtë gjë, atëherë ajo bëri punën e saj më të rëndësishme për të mirën e paqes së Europës" (Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Historia e popullit shqiptar, vëll. III, shtëpia botuese Teona, Tiranë, 2007, f. 26).

Vetëm pas një viti do të shpallej Lufta e Parë Botërore. Por, sa shumë e ka siguruar paqen në Ballkan marrëveshja e vitit 1913, u pa në fund të shekullit XX, kur vetëm në dhjetë vjet, shqiptarët nga të gjitha territoret e mbetura jashtë Shqipërisë u detyruan të organizohen në tri lufta çlrimtare të armatosura, për të kontestuar njëkohësisht vendimet e Londrës, vendime që janë kontestuar dhe vazhdojnë të kontestohen edhe tani nga Kombi Shqiptar.

Shkëlqesia Juaj!

Procesi i ribashkimit të kombit shqiptar në një shtet të vetëm kombëtar merr formë gjithnjë e më shumë. Çështja shqiptare, prej 100 vjetësh e deri me tani, ishte dhe është një çështje koloniale. Kjo mund të zgjidhet vetëm në dritën e respektimit të së drejtës së vetëvendosjes (së jashtme) të tërë kombit shqiptar në të gjitha territoret e banuara nga shqiptarët në Ballkan, sic janë ata nga Shqipëria aktuale, Republika e Kosovës, Lugina e Preshevës (nën Serbi), Lugina e Vardarit (nën "Maqedoni"), Malësia (Tuz, Plava, Gucia, Tivar, Ulqin, Rozhajë etj. nën pushtimin dhe kolonizimin e Malit të Zi) dhe Çamëria (e ndodhur tashmë nën pushtimin dhe kolonizimin klasik të Greqisë)

Nuk mund të invokohet vërtetësia e parimit "Uti possedis" nga shtetet koloniale antishqiptare, sepse këto territore u pushtuan nëpërmjet forcës së armëve në vitet 1912-1913, për qëllime ekonomike. U vazhdua dhe vazhdohet një politikë e agresivitetit dhe e luftës psikologjike ndaj popullsisë shqiptare nga të gjitha zonat e lartpërmendura, një përpjekje e vazhdueshme e asimilimit dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve të Shqipërisë Etnike.

Politika e jashmte rumune duhet të marrë parasysh, pra, gjendjen e vaçantë e kombit shqiptar të ndarë dhe nën pushtimin sllavo-grek dhe të mos ulë kokën në favorin e propagandës dhe dezinformatave të Beogradit dhe të Athinës lidhur më çështjen e kombit shqiptar. Dhe, nëse Rumania nuk mund të ketë një pozitë në favorin e vetëvendosjes dhe dekolonizimit të kombit shqiptar, sepse do të dëshironte të ruajë lidhjet ekonomike me Serbinë, së paku Rumania do të duhet të ketë një pozitë të neutralitetit, një pozitë as pro-serbe dhe as pro-shqiptare, dhe mbi të gjitha, do të duhej që sa më shpejt, para se një gjë tillë ta bëjë Serbia, ta njohë zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur e Sovran, sepse, në të kundërtën e kësaj, po nuk e bëri një veprim të tillë para Serbisë, Rumania do te mbetet e turpëruar karshi Kombit Shqiptar dhe gjithë botës demokratike. Me respekt, Mona Agrigoroaiei (Botoshan, (Rumani), 10 janar 2013)





(Vota: 21 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx