Kulturë
Gëzim Llojdia: Pena e Akademikut Shaban Demiraj
E hene, 11.03.2013, 10:27 PM
PËRSE
PENA
Ç’gjuhë kane folur banoret e gjirit te Vlorës gjate shekujve?
NGA GËZIM LLOJDIA*
1.
Në
historinë e gjuhës shqipe është i
vijëzuar, rrugëtimi i Prof Shaban Demiraj, frymësjellësit
të një grushti diell, nga diellzimi i shqipes .Shtrirja e shqipes dhe
rrugëtimi i saj përmes hapësirave të reja ka meritën edhe të prof Demiraj. Kur
rezidenca qendrore e Universitetit të
Tiranës u vendos të ngrihet në
kryeqendre e Shqipërisë, në kodrinat e buta të periferisë së Tiranës, në fillim
të viteve 50, shqiptarët nuk u befasuan për ekzistencën e saj. Përkundrazi, banorët
e këtij trualli që quhen shqiptarë
si trashëgimtare e tij , pra edhe
të gjuhës së mëmësisë së tij këtij thesari të shenjtë, dëshmoi fuqinë tonë
shpirtërore. Historia e gjuhësisë sonë e lashtë
sa bota. Që kur mori formë
trualli ynë shqiptar, kur u mblodhën
dhe u bënë bashkë dhe funksionimi i tyre ishte i plotë, u pa se çdo të
thotë gjuha shqipe, në këtë truall .Ajo na mbajti nëpër kohëra, llohra e shekuj për të mos u rrëzuar .Kjo
është simetria, që mbante kahje të
kundërt me të tjerët. Kjo ishte
njëkohësisht ngritja në sytë e të tjerëve .Me forcën e shpirtit
mendimtarët ngrohën venat e ngrira të
kombit. Sa të rrojë kombi, do të rrojë edhe gjuha. Një patriot shqiptar ka
thënë këtë pasazh dashurie për vendin e tij:"Neve s'na sos Perëndia, se na
ka ngjizur vetë / Do të rrojë Shqipëria, sa të përmbyset kjo jetë." Kjo
nuk është muzë. Ajo është përpjekja e atyre rilindësve, që në çdo ditë e çdo
stinë , plotësuan kronikën e madhe të përndritjes kombëtare shqiptare. Ajo
është "vula", për kombin tonë.
Jemi këtu , thotë ky dervish, që kur s'mbahet mend. Ky dervish është Meleq
Shëmbërdhenji , rilindas i shquar. Nga
thellësia e kohës dëgjojmë klithmën e rilindësve. Gjuha shqipe është gjuhë
indoevropiane, thotë Ëikipedia, që flitet në Shqipëri, Kosovë, Republikën e Maqedonisë, Serbinë jugore dhe nga shqiptarët etnikë në
pjesë të tjera të Ballkanit jugor. Gjuha shqipe flitet gjithashtu edhe përgjatë
bregdetit lindor të Italisë dhe në Sicili, në jug të Greqisë si dhe në Gjermani, Suedi, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Ukrainë dhe Belgjikë. Shqipja është një ndër
gjuhët moderne që përfaqëson një degë më vete në familjen e gjuhëve
indoevropiane.
2.
Është
përdorur ky postulat:”Pena e studiuesit është me e vlefshme se gjaku i derdhur
i dëshmorit”.Sqarim tek një religjion fetar. Për studiuesin e gjuhësisë Shaban
Demiraj duhet thënë se ai është një
rilindas i kohëve tona. Faktet, që prof Demiraj sjell për gjuhën amtare nëpër shekuj janë ndriçime,
që zbardhërojnë errësirën e ngucur nga
kohët e zymta. Një ndër studimet më me vlera për krahinën tonë është ajo për
gjuhën se çfarë gjuhe amtare përdorej në Gjirin e Vlorës gjatë shekujve.
Vërtetësia dhe argumentimi shkencor që
sjell prof Demiraj përbënë një vlerë për
banorët e gjirit të Vlorë, lidhur
me të djeshmen dhe të sotmen e gjuhës .Prania e vendbanimeve të lashta në
gjirin e Vlorës ka gjetur si burim
argumentimin shkencor të akademikut Demiraj, që ti vrojtoj me lupën e tij shkencor. 2 qytet antike, Oriku dhe Treporti, Aulona më tej në gji me
Kjo
pyetje, shprehet akademiku Demiraj , natyrisht
parakupton qe te sqarohet me pare nëse ata banore gjate shekujve kane folur një
apo me shume se një gjuhe ne rrjedhe te kohës.
Këtu është fjala për gjuhet e folura pas ardhjes se tribuve
indoeuropiane ne Gadishullin Ballkanik, sepse gjuhet jo-indoeuropiane te folura para
ardhjes se tribuve ne Ballkan dhe ne Evrope ne përgjithësi janë sot te
panjohura për ne, me përjashtim te
gjuhës se Baskeve, qe flitet ne viset
kufitare midis Spanjës dhe Francës. Sqarimi i pyetjes se mësipërme edhe për
periudhën pas ardhjes se tribuve i.e. ne viset e banuara sot nga shqiptaret
paraqitet bukur, i vështire, sepse jo vetëm për kohërat e hershme, por edhe për periudhën e Mesjetës nuk mund te
flitet për popullsi krejt te papërziera, jo vetëm ne gjirin e Vlorës dhe ne viset e
banuara nga shqiptaret, por edhe ne
Gadishullin Ballkanik e me gjere. Mjafton te kujtojmë dy periudhat e sundimit
te mbretërisë Bullgare gjate shekujve IX – XIII dhe te mbretërisë Serbe te
nemanjideve gjate shekujve XII – XIV, qe
kane lënë gjurme te shumta jo vetëm ne fjalorin e gjuhës shqipe, por edhe ne emrat e vendeve, gjurme këto qe te lënë përshtypjen e një
kolonizimi te pjesshëm te viseve shqiptare nga ana e pushtuesve sllave. E
njëjta vërejtje vlen edhe për periudhat me te hershme, sidomos për periudhën e sundimit te gjate
romak, qe solli si pasoje romanizimin e
një pjese te mire te popujve te Ballkanit, si edhe për periudhën me te hershme te
themelimit te kolonive greke ne brigjet e Mesdheut, te Adriatikut e gjetke. Si rrjedhim i këtyre
ngjarjeve historike për periudhën e lashtësisë dhe te mesjetës, është e vështirë te flitet për një popullsi
krejt homogjene ne viset e banuara nga shqiptaret, duke përfshirë edhe vendbanimet e gjirit te
Vlorës. Akademik Sh.Demiraj shtron
pyetjen se ç’gjuhë është folur ne
vendbanimet e gjirit te Vlorës: ne lashtësi dhe ne mesjete, ne mungese te dhënash te dokumentuara me
shkrim për periudhat e hershme, mund te
ndriçohet kryesisht nëpërmjet te dhënave te tërthorta, qe mund te nxirren nga analiza e disa fakteve
te gjuhës amtare, qe flitet ne këto vise,
ne periudhën e dokumentuar historike. E
ne këtë rast, shqipja si gjuhe amtare e
vendbanimeve te gjirit te Vlorës, nuk
mund te veçohet nga gjuha amtare e banoreve te Shqipërisë Jugore ne
përgjithësi. Mençuria e akademikut Demiraj shfaqet qartësisht tek teza që ai
përfshinë në këtë studim kur thotë se : Gjithsesi, mendimi qe, Shqipëria Jugore ne përgjithësi dhe i
ashtuquajturi Epir ne veçanti, ishin te
helenizuar ne lashtësi, nuk ka asnjë
mbështetje dhe për këtë arsye është kritikuar me te drejte edhe nga një
studiues specialist i kësaj treve, siç
ishte dijetari anglez N.G.L Hammond, i
cili ne faqen 423 te Vëllimit te Pare te veprës se tij madhore Epirus (1967)
shkruan: “Dëshmitë arkeologjike tregojnë se, kultura Greke, siç shfaqet ne poçeri dhe objekte te tjera, nuk depërtoi ne Epirin e brendshëm me
përjashtim te Dodonës dhe atje vetëm ne një mase te kufizuar deri ne Shekullin
IV. Dëshmitë historike ne përgjithësi dhe përshkrimi i tribuve te Epirit te
brendshëm si barbare (d.m.th jo Greke – Sh.D) nga Tukidi janë ne harmoni me
dëshmitë arkeologjike. Prandaj, nuk mund
te merret seriozisht ideja, qe gjuha
greke u përhap prej qyteteve greke ne bregdet dhe zëvendësoi një gjuhe jo greke
gjate shekullit V ose VI. Iliria qendrore ishte gjeografikisht shume me e hapur
për depërtim nëpërmjet Epidamit (=Durrësit ), Apolonisë dhe Bylysit, por gjuha greke nuk e zëvendësoi gjuhen ilire
atje ne shekullin IV ose me vone”. Gjithsesi, arsyetimi i mësipërm është një argument ex
silentio. Prandaj, ne këtë rast është e
nevojshme te parashtrohen edhe disa te dhëna konkrete, qe do te dëshmonin për një prani te hershme
dhe te vazhdueshme te popullsisë autoktone ne Shqipërinë Jugore ne përgjithësi
dhe ne vendbanimet e Gjirit te Vlorës ne veçanti. Parashtrimi i këtyre te
dhënave do te kërkonte një monografi te gjere, prandaj ne këtë kumtese do te kufizohemi vetëm
ne disa emra njerëzish tipike, qe
dëshmojnë për një vazhdimësi te pandërprerë te popullsisë autoktone shqiptare
ne trevat e tyre te sotme. E për këtë qellim, do te nisemi nga periudha e dokumentuar
historike, për t’u ngjitur shkalle –
shkalle ne periudhat me te hershme. Dhe po e nisim me periudhën e pushtimit
osman te Shqipërisë, kur turqit për qëllimet
e tyre pushtuese bënë regjistrime te herëpashershme te popullsisë se viseve te
pushtuara. Ndër emrat e banoreve te qytetit te Vlorës dhe te Kaninës ne këto
regjistrime dalin rregullisht edhe disa emra te vjetër tipike shqiptare si, Gjon, Gjin, Gjike, Gjergj, Pal etj që ndeshen dhe ne regjistrimet osmane
te popullsisë se viseve te tjera te Shqipërisë Jugore dhe Veriore. Akademiku
Demiraj zbërthen edhe burimin e emrit Gjon.Emrat Gjon dhe Gjin, shkruan ai, kane te njëjtin burim dhe përfaqësojnë trajtat
shqiptare te një emri te krishtere me origjine hebraike, qe është përhapur nëpërmjet romakëve ne te
gjitha gjuhet e Evropës dhe me gjere.Emri Gjon është përftuar nga evolucioni i
trajtës latine Joannes, qe ne gjuhe te
tjera paraqitet me trajta fonetike te ndryshme si: italisht Giovanni [Xhovanni],
frengjisht Jean [Zhan], spanjisht Joan dhe Ion, anglisht John [Xhon], rusisht Ivan, serbo–kroatisht Jovan, greqisht Janis etj. Ne shqipe, a me sakte ne gjuhen “nene“ te shqipes, ky emër duhet te ketë depërtuar shume herët, qysh ne shekujt e pare te erës se re, për çka dëshmojnë disa dukuri te lashta
fonetike karakteristike për mbare shqipen si evolucioni /j/ > /gj/ dhe
zhvendosja e theksit mbi rrokjen nistore. Për depërtimin e hershem te këtij
emri ne viset e banuara nga te paret e shqiptareve te sotëm dëshmon edhe
përhapja e tij e gjere e dikurshme si ne viset veriore, ashtu edhe ne viset jugore te Shqipërisë.
Mjafton te përmendim këtu Gjon Kastriotin dhe Gjon Buzukun nga veriu dhe Gjon
Muzakën e Gjoleken < Gjon Leka nga Jugu.
Emri Gjon ndeshet edhe sot ne qytetin e Vlorës dhe ne rrethinat e saj, madje kryesisht nder banore myslimane. Mjafton
te kujtojmë këtu se, ne fshatin Tragjas
Gjon ne brezin e vjetër ndeshet edhe si emër personi edhe si emër fisi si p. sh
Gjovarfi < Gjon Varfi etj. Ne Tragjas kishte dhe një lagje me emrin Mehmet
Gjoni. Natyrisht, ky emër dëshmohet
relativisht më dendur ne defterët e regjistrimit te popullsisë te periudhave te
ndryshme te sundimit osman dhe kuptohet vetiu qe dikur ai është përdorur nga
pjesa e krishtere e popullsisë. Por edhe midis te krishterëve te jugut ne
përgjithësi nen ndikimin e kishës greke kishte nisur prej kohesh te përhapeshin
trajtat greke si Jani, Jorgo, Pavllo etj. Ne vend te trajtave te vjetra
shqiptare Gjon, Gjin, Gjergj, Pal etj. Kështu, ne regjistrin turk te vitit 1520 për qytetin e
Vlorës, ashtu si për qytetin e
Gjirokastrës, emrat Gjon dhe Gjin
ndeshen me rralle, kurse për qytetin e
Kaninës ndeshen disi me dendur. Edhe me dendur ndeshen këta emra ne
regjistrimet turke për fshatrat e bregdetit (Himare, Dhërmi e Palasë) si edhe për fshatin Goranxi e
sipërme etj. Gjithsesi, ne regjistrimin
turk te vitit 1520 ne qytetin e Vlorës ndeshet, nder te tjera : Gjon Mostura, ndërsa ne qytetin e Kaninës ky emër ndeshet
disi me shpesh; Jorgo Gjon-i, Gjon Spiri,
Andria Gjon-i, Gjon Miho, Kalo Gjon-i, Gjon Nikolla, Gjon Dhimo, Gjon Boriq-i.
Vlen te
shënohet se emri Gjon ne rrethin e Vlorës ka lënë gjurmë edhe ne toponimi.
Kështu, emri i fshatit Gjorm ne defterin e
regjistrimit osman te vitit 1431 shënohet ne trajtën Gonemi [Gjonem – i] si një
vendbanim i Vilajetit te Kaninës. Ne këtë rast kemi te bëjmë me një trajte me
te hershme te këtij fshati ku ruhet /n/-ja ndërzanore e paevoluar ne /r/. Te
kihet parasysh se ne te njëjtin regjistrim janë shënuar edhe dy vendbanime te
tjera me te njëjtin emër dhe pikërisht Gonom–a [Gjon-em-a, sot Gjorm]ne Vilajetin e Pavllo Kurtikut
[Kerrabes ] dhe Gjon-om-i [=Gjon-em-i] ne Vilajetin e Krujës. Ne këtë rast bie
ne sy se për fshatin e Vlorës dhe atë te Krujës regjistruesi ka përdorur nyjën
shquese /i/ te rasës emërore te gjinisë mashkullore, kurse për fshatin e vilajetit te Kërrabës ka
përdorur fundoren/a/.M tej akademiku shqyrton edhe rastin e emrit Gjin etj.
3.
Akademik Shaban Demiraj sot mund të konsiderohet një perlë ndër gjerdanët e margaritarëve të shkencës gjuhësore. Mendimtarët shqiptare vunë në lëvizje mekanizmin e kësaj orës. Ç’prej kësaj kohe, lëvizi ora e ndriçimit. Midis atyre të shumtëve gjuhëtarë të sotëm njihet edhe akademik Prof Shaban Demiraj. Nëse nuk do të ekzistonin këta heronj apo , dëshmorët të fjalëve dhe germave, nëse nuk do të do të gjendeshin mendimtarët, patriotët e djeshëm , armiqtë ishin gati ta shkatërronin embrionin e lules, nëse e gjithë kjo aradhe e përbërë prej trimash dhe patriotë, mendimtarë e shkencëtar nuk do ta përballonin shkëlqyeshëm, sulmet që kanë ardhur nga pushtuesit, gjuha do të kishte ngecur e pluskuar. Rajvizimi i portretit të tij është i ndërlikuar .”Akademik Sh.Demiraj është një figurë e pazakontë. Prof Sh.Demiraj shkruan prof..Dr R.Përnaska, i përket në yllnajës më të lartë të albanistëve dhe albanologëve të të gjithë kohërave.” Në të gjitha periudhat e vështira të rezistencës më të fortë të saj, kanë qenë së pari patriotët, e mendimtarë , që kanë ruajtur pagabueshmërinë e gjuhës me sakrificën e tyre. Kush me shpirt, dikush me trup, kush me influencën e tij, një tjetër me jetën e tij e ruajtën gjuhën nga rreziqet, që kanë qenë jo të pakta dhe shumë kanosëse. Këta heronj të gjuhësisë tonë nuk vdesin, emrat dhe kontributi i tyre mbetet i skanuar në mendjet dhe shpirtin e një kombi, andaj nuk gremiset gjuha jonë në greminë si shumë gjuhë të tjera që sot gjenden veçse të harruara, pra të vdekura kësisoj.