Kulturë
Sami Islami: Telefononi nënës
E merkure, 13.03.2013, 07:31 PM
Sami
ISLAMI
TELEFONONI
NËNËS
Shumë
vjet më parë
Kur nënat fëmijët e tyre përcillnin
Për
gurbet…
Me zemër
të thyer
Ndonjë
letër merrin
Në dy ,
tre, a katër vjet!
Rrallë u dërgonin nënës
Ndonjë fotografi,
Por
shpesh kur edhe ajo mungonte
Vizatonin
dorën e fëmijëve në letër
Për t’i
treguar asaj
Se sa
ishin rritur atje, në largësi
Tani, i njëjti skenar…
Mërgimi
prapë plagë për shqiptarë
Nënat ngrysen e zgjohen me mallin e fëmijeve
Dhe të
nipave e mbesave…
Qe nuk i
kanë pranë.
Dhe erdhi
kjo kohë e re, pra
Kur
largësia
Në një
farë mënyre
S’mbet
më largësi
Se interneti e
telefoni
U futën
pothuaj në çdo shtëpi
E, tani
në vend të fotografive
Nënat
mbajnë në gji nga një telefon
Presin
t’u cingërroi i shkreti
Ditën,
por edhe deri natën vonë.
Si dikur
dhe tani
Nëna
ndonjë lajm për fëmijën pret,
E kur flet me të zemra i bëhet det
Prandaj ju djem e vajza
Qe jetoni
larg atdheut, në çdo vend
Telefononi
nënës
Se nëna
jeton
Vetëm për zërin tënd!