Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sami Islami: Telefononi nënës

| E merkure, 13.03.2013, 07:31 PM |


Sami ISLAMI

 

TELEFONONI NËNËS

 

Shumë vjet  më parë

Kur  nënat fëmijët e tyre përcillnin

Për gurbet…

Me zemër të thyer

Ndonjë letër merrin

Në dy , tre,  a katër vjet!

 

Rrallë  u dërgonin nënës

Ndonjë  fotografi,

Por shpesh  kur edhe  ajo mungonte

Vizatonin dorën e fëmijëve në letër

Për t’i treguar asaj

Se sa ishin rritur atje,  në largësi

 

Tani,  i njëjti skenar…

Mërgimi prapë  plagë për shqiptarë

Nënat  ngrysen e zgjohen me mallin e fëmijeve

Dhe të nipave e mbesave…

Qe nuk i kanë pranë.

 

Dhe erdhi kjo kohë e re, pra

Kur largësia

Në një farë mënyre

S’mbet më  largësi

Se  interneti e  telefoni

U futën pothuaj  në çdo shtëpi

 

E,  tani  në vend të fotografive

Nënat mbajnë në gji nga një telefon

Presin t’u cingërroi  i shkreti

Ditën, por edhe  deri natën vonë.

 

Si dikur dhe tani

Nëna ndonjë lajm për fëmijën pret,

E  kur flet me të zemra i bëhet det

 

Prandaj  ju djem e vajza

Qe jetoni larg atdheut,  në çdo vend

Telefononi nënës

Se nëna jeton

Vetëm për zërin tënd!