E shtune, 03.05.2025, 03:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Dy këngë për Azem Hajdarin

E marte, 12.03.2013, 08:59 PM


Në përkujtim të 50 vjetorit të lindjes së tribunit të lirisë - Azem Hajdari :

 

DY KËNGË PËR AZEM HAJDARIN

 

1. ÇOHU AZEM SE TI JE BOTA

Teksti: Agim Doçi

Muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

 

U skuq bora n’ majë t’ Shkëlzenit ,

U thanë lisat në bjeshkënajë ,

U ndal zemra e Azemit,

Shqipja pret birin e saj .

 

Çfarë t’i  them vajzës e djalit?

Çfarë t’i them nuses së re?

Çfarë t’i them fushës e malit ?

Zemrat thonë – Azem ku je ?

 

Je tek Drita e Dhjetorit ,

Je tek malet e Tropojës ,

Je tek ëndrrat e studentëve ,

Je tek plagët e Kosovës .

 

Je tek sheshet e fitores ,

Je tek sytë e Ardhmërisë ,

Je tek ideali i shokëve ,

Je tek fjala e Shqiptarisë .

 

Sytë e kombit mall pikojnë ,

Çohu Azem, se të kërkojnë !

Çahet qielli , rrudhet toka ,

Çohu, Azem, se ti je bota !

 

2. SHQIPËRINË AQ FORT E DESHI

Teksti: Agim Doçi

Muzika dhe interpretimi: Demir Krasniqi

 

Buzëqeshja jote , si prej fëmije ,

Të ngriti sot në gjoksin tim.

Ti fluturove si zog lirie ,

U bëre engjëll, o vëlla i im .

 

Çeli pak sytë, të shohësh qiellin ,

Çeli pak buzët dhe fol një fjalë .

Të pret mëngjesi, të puthësh diellin ,

Sa shpejt t’u ftoh i bukuri ballë ?!...

 

Do t’i  lajë plagët me ujë Valbone ,

Do të vajtoj me jehonë bjeshke ,

Do të mbuloj me lule bore ,

Do të qajë motra me shira vjeshte .

 

Një degë bajame shoh në dritare ,

Një dallëndyshe çukitë në xham ,

Po pres të vijë pranvera e madhe

Bashkë me lirinë të sjell vëllanë .

 

Do t’ ia puthë sytë me fllad të erës ,

Do t’ ia njomë buzët me vesë mëngjesi ,

Do t’ia pushtoj me mall të zemrës ,

Se Shqipërinë aq fort e deshi !

 

*****

Demir KRASNIQI: “SHTOJZOVALLET E GOLLAKUT” –  FAQE 365- 368, BOTUAR NGA ETMM I KOSOVËS, PRISHTINË MË 2005.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx