Kulturë
Gani Qarri: Çmenduri
E diele, 13.01.2013, 10:55 AM
Çmenduri
Matrapazllëk
Në kulturë
ekonomi
shkollim
drejtësi
Blerje
mirënjohjesh
titujsh akademik
ngritjesh artificiale
njerëzish që nuk e meritojnë
Prapaskena
të mbira nga sherrxhinj
kalemxhi të inatosur- 
pleq me karriera të dështuara
pashërueshëm-zemër sëmurë nga c`mira 
mbetur me dreqin në prapanicë, deri në vdekje
Pa vlerë
shkrimtarucë të mjegulluar 
ngrisin në "qiell" për pagesë
"arritje" të pakuptueshme
për çi-ndarkat që hanë
secilin që u del përpara
duke dhjerë gjysmë emrin e tyre të pa vlerë 
të (ç`)"ndërtuar" për vite me zor, 
pa themelet e njerëzores, zhyer si lesh "prostitutash"
nëpër dasmat e kojshive dhe "partytë" me hamshor dorëlirë
që paguajnë "dashurinë" e blerë me "erë"
tyrli-çfare, matrapazë që hanë siç e marrin paranë pa nderë, si qershitë e pshurrura më parë
ndaj u bëftë mirë.....shujta me m.... që kanë zgjedhur për ushqim!

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










