Kulturë
Ramiz Dërmaku: Nga takimi me poetin Neki Lulaj
E diele, 09.12.2012, 06:20 PM
Nga
takimi me profesorin, intelektualin, veprimtarin dhe poetin z. Neki Lulaj.
Poeti, Neki Lulaj është idealist, beson në idealin e Lirisë.
Shkruan: Ramiz Dërmaku
Me poetin
Neki Lulaj jam njohur përmes gazetës kombëtare”Bota sot” para disa viteve. Por
i paharrueshëm do të mbetet për mua takimi i fundit në qytetin Koblenc të
Gjermanisë, në Akademin Përkujtimore të
organizuar nga LSHASH-rë në Diasporë , ku u bë promovimi i librit”TRINOMI I LIRISË , nga autorët; Prof. Hasan QYQALLA dhe prof.
Neki LULAJ. Iu ofrova duke bërë shaka, i
thashë unë jam Ramiz Dërmaku ! Ata që ishin përreth qeshën. “Të gjithë duam të
kemi diçka prej poeti, si Nekiu , u thashë”. Në këtë takim, Neki Lulaj mi dhuroi disa libra të tij.
Po i
shkruaj këta rreshta thjeshtë për një rikujtim të lexuesëve dhe dashamirëve të
poezisë shqipe sidomos për ata që nuk i kanë lexuar vjershat e poetit të ri në
diasporë z. Neki Lulaj. Poezit e poetit tonë z. Neki Lulaj, janë një thesar i vërtet i kulturës, qytetërimit, dhe përpjekjeve të tij për ta ngjallë
identitetin e shqipëtarit. Ky identitet i cili mbi 5- shekuj jetoi nën sundimin
osman .Poezit e poetit tonë z. Neki Lulaj, do ti qëndrojn kohës jo vetëm si një veper
arti por edhe si një testament historik . Poezit e poetit Neki Lulaj, janë sa të thjeshta aq edhe të bukura. Pjesa
dërmuese e poezive të z. Neki Lulaj, shpalosin çështjen kombëtare, gjendjen delikate sociale dhe politike të
vendit gjatë këtyre viteve . Malli dhe dashuria që ka poeti Neki Lulaj, për atdheun, gjuhën shqipe, historinë kombëtare dhe gjithë ate që
përfaqësonte psikozen dhe shpirtin e shqiptarit është shumë e madhe. Ajo çka
mua më ka rënë në sy gjatë leximit të poezive të poetit Neki Lulaj, çdo herë ky shkruan për identitetin kombëtarë.
Ne shumë raste poeti ynë z.Neki Lulaj , në poezit e tij askund nuk i përkrahë fet në
veçanti. Mendoj se poezit e poetit Neki Lulaj do të jetojnë përkrahen e lexohen
me vëmendje në çdo kohë.
“Njeriu
nuk duhet të jetë vetëm human.Ai sigurisht duhet të jetë i urtë e i
ditur”(Konfuci).
Kur
takohesha me poetin Neki Lulaj ndjeja një trusni emocionale, krejt të veçantë, trupi më dridhej e të rrahurat e zemrës
shpejtonin ritmin. Ishte hera e parë kur u takova me poetin, atdhetarin, intelektualin Neki Lulaj, Ishte hera e parë që takoheshim brenda një
viti. Herën e dytë u takova në qytetin Koblenz të Gjermanisë kur u mbajt
Akademia Përkujtimore, kushtuar
vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri Zeka, ku bëhej promovimi i
librit “TRINOMI I lirisë” të autorëve ; Hasan Qyqalla dhe Neki Lulaj. Poeti
Neki Lulaj me vëmendje e përcillte çdo vargë që recitohej dhe çdo fjalë që
flitej në sallë. Poeti Neki Lulaj i ndiqte me interes e vëmendje çdo varg që
recitohej nga poetët e rinj që merrnin pjesë në “Akademin Përkujtimore, kushtuar martirëve të lirisë. Poeti Neki Lulaj
është një njeri i urtë, i heshtur, i buzëqeshur paqësor, modest, magjepës, plot dije e vargje pa mbarim. Atë ditë z. Neki
Lulaj, e shoqëronte
edhe bashkëshortja e tij. Ata ishin ulur në rreshtin e parë.., jo për diq tjetër por për shkakë se të ulesh
mbrapa nuk mund të dëgjosh e shënosh asgjë nga zhurma. z.Neki Lulaj është një
njeri human, i urtë, i heshtur, paqësor. Poeti Neki Lulaj mediton teksa binte
muzgu dhe dita ngrysej, mes thjeshtësisë së shpirtit, madhështisë së vetmisë, ëmbëlsisë dhe etjes për jetën, rebel i heshtur dhe ngjyrimeve të vdekjes, që poeti e di fare mirë – fenomene jetësore e
njerëzore që munden të shpëtojnëë vetëm përmes artit. Në të gjitha këto e
tërhiqte tradita se si ajo përqëndrohet vetëm në atë moment kur fjalët e poetit
gjithëmon do të jetojnë edhe pas vdekjes së tij. Poeti Neki Lulaj, e kupton këtë proces që ndodh krejtësisht
brenda historisë. Gjiithkush vazhdon të kujtojë fjalët e poetit , të jetojë në botën e të kaluarës, se ajo ndodh edhe në të tashmen. Dhe kështu
mënyra e vetme për ne thot zoti L
ulaj të
shkruajë poezi në lidhje me të tashmen. Poeti Neki Lulaj siq më rrëfente atë
ditë; shumë shpeshë në orët e vona të mesnatës bisedoj me Kosovën e tij që e do
shumë: Zgjohu, Kosovë! Poeti Neki Lulaj
është idealist, besonte në idealin e
lirisë. Lulaj është patriot, dhe më
forcën e idealit dhe dashurisë për atdheun din shumë mirë ta ndaj politikën nga
krijimtaria e tij letraro-artistike. Lalaj e di shumë mirë se shkrimtari apo
artisti duhet të kapërcejë politkën, për
të fituar lirinë dhe mendimin e pavarur Poetët nuk janë partizanë të politikës
dhe synimi i letërsisë nuk është kritikë apo reformim shoqëror. Një poetë mund
të ketë pikëpamjet e tij politike, por
këto pikëpamje kurrsesi domosdomërisht nuk duhet t’i manifestojë në krijimin e
tij letrar.Shkrimtari e poeti duhet të jetë vetvetja , brenda brishtësisë së individualitetit të tij.
z. Neki Lulaj e di se gjithkush përballet me kufizime të shumta në
shoqëri dhe është zhytur ose në kakofoninë e turmës ose mbizotërohet nga
ligjërimi i pushtetit. Kjo është sfidë e frikëshme për të shprehur pikëpamjet e
dikujt në rrethana të tilla, një individ
konfirmon ekzistencën e tij nëpërmjet një sfide të tillë nga mjedisi i tij.
Duke e shikuar nga ky këndvështrim Lulaj e dinte se letërsia nuk është armë për
kritikë, por një dëshmi për ekzistencën.
Një shkrimtar, një poet apo një artist
është dëshmitar për kohën e tij, dhe
letërsia përbën një dëshmi të gjallë për njerëzimin. Lulaj e di se letërsia, vargjet e tij poetike jan më reale se historia,
e cila është shkruar e shkruhet nën
ndikimin e pushtetit politik. Dhe pena e Lulajt bëri kompromis vetëm me idealin
e lirisë, patriotizmit e dashurisë. Neki
Lulaj ka një histori të dhimbëshme të poezisë elegjike, vargje të shkruara kur Kosova po kalonte
rrethanat e vështira politike të viteve ’90 ta, dhe vrasjet e shqiptrëve do të lënë gjurmë të
pashlyeshme në poezitë e tij.
Bisedon
me trojet shqiptare në çdo cep të Ilirisë, me Çamerinë , bisedon ushtarët e UÇK-ës, bisedon me të kaluarën, qartëson të tashmen, dhe i hap rrugë të ardhmes. Lalaj shkruan për
pikëllimin e jetës së kësaj bote në familje me një gjuhë të rrallë: Kjo është
ajo që ai bëri poezi., mishërimi i të
vërtetës, rrahjet e zemrës , rebelimi i
heshtur brenda tij, dëshmi të shpirtit .
Kjo është
elegjia, -kompromisi i artit me shpirtin,
për një poet të madh! Neki lulaj është
qënje njerëzore i përzëmërt, dashamirës
i komunikueshëm, me një humor të mprehtë
e të hollë, të ruajtura këto në
karkterin e penës së tij poetike, për të
sfiduar e bashkëvepruar me të, një
raport që ai gjithmonë i frymonte dritë për të krijuar me të, -ai ishte njeriu dhe artisti model, konstruktiv e i drejtë, ndaj kritikave të veprave të tjerëve , duke iu inkurajuar ndjekjen e hipotezave
alternative, në veçanti ndaj talenteve
të reja për poetët e ardhmërisë, në
diasporë i dobishëm për idetë dhe formulimin e tyre të saktë, me një pasuri enciklopedike të forcës së
mendimit filozofik, artistik e
inteligjent, në varësi të rrethanave.Me
një durim të admirueshëm dëgjon të gjitha llojet e hipotezave alternative
poetike, edhe pse disa mund të jenë jo
cilësore, jo artistike, mediokre, nën nivelin mesatar, ky i gjen mënyrat për të sugjeruar dhe ndrequr
ato, pa i dekurajuar autorët e tyre , por ky kurrë nuk nguli këmbë që ata t’i bëjnë
ato sipas stilit të tij, edhe pse ai e
dinte se disa prej tyre ishin kokëfortë për të mos i kuptuar të metat e tyre.
Nekiu, bënë orvatje titanike ti pasuronte idetë e dikujt , duke iu lënë sa më shumë hapësirë për të
kuptuar vetveten. Prandaj në fundë z. Neki Lulaj i dëshirojmë jetë të gjatë dhe
të lumturë. Dëshirojmë që ky ta vazhdojë punën e tij intelektuale po me aq
vullnet e elan siq e kishte deri tani. Njerëzit si Neki Lulaj i duhen familjes,
shoqërisë dhe kombit.Të lumtë dora, Nga takimi me intelektualin, veprimtarin dhe poetin z. Neki Lulaj.të
shkroftë penda dhe të punoftë mendja.