Kulturë
Gëzim Llojdia: Për atë që i takon Çezarit
E diele, 09.12.2012, 05:02 PM
CEZARIT-PËR
ATË QË I TAKON CEZARIT
Nga GËZIM LLOJDIA - Msc. Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve
Abstrati
Enver
Memisha Lepenica njihet prej vitesh si
studios e publicistë i veçantë në fushën historike mirëpo sakrifica dhe mundi i tij, puna shumëvjeçare përfundoi pa
kapitale dhe pa fitime,por ai është nga figurat me te nderuara, sepse të gjithë energjinë e tij ai e drejtoi në luftën
për te mirën e përgjithshme. Enveri shkeli në gjurmët historike të një katundi
të vogël me histori te madhe në Labëri, plot tradita që kane ruajtur dashurinë dhe respektin reciprok
duke vlerësuar karakterin burrërinë dhe patriotizmin. Sokakët e Lepenicës ky
katund i pluskuar në një
shullë larg maleve maleve me mjegull,afër shushurimës së Shushicës. Katundet e
shtrirë në të dy anët e lumit Shushicë e vetmja dege e Vjosës me rrjedhjen e
poshtme, që përshkon pjesën më të madhe të gjatësisë lindore të Vlorës afro
Kronologji historike
Autorët
kanë ndjekur një kronologji historike të
çdo botimi të këtij autori duke
cituar për çdo libër artikujt,kritika,recensat e kryera nga
autorë të ndryshëm për librin e autorit E.Lepenica duke llogaritur kështu një
punë me një kosto të madhe. Janë mbledhur pothuajse në masën 100% artikujt dhe gjithçka, që i është kushtuar
botimit,gjë që ka detyruar autorët ti kërkojnë ato jo vetëm në sitet e
internetit por duke nisur një komunikim me autorët që kanë shkruar ,për botimet
që do të thotë se janë kontaktuar shumë autorë për botime të ndryshme në kohë të
ndryshme botimi dhe frutë i kësaj pune janë mbi 380 faqe,në formë
eseje, kritike,recense, diskutimi , që i kushtohen librave të botuara nga E
.Lepenica. Ne mund të vështrojmë vetëm disa prej tyre si i kanë renditur autorët
e librit.:"Neper greminat e përgjakura komuniste", Tirane 2007. Kanë
shkruar: Eglantina Alliaj, Albert Abazi, Novruz Xh.Shehu, Hysen Ismail
Haxhiaj, Petrit Muca, Dr. Iliaz Gogaj, Fari Shaska, Gezim Llojdia."Perballe
klithmave te korbave",
Epopeja e
Vlorës e gjalle ne kujtesën historike te shqiptareve
Gjithsesi
Epopeja e Vlorës me 1920, ende është e gjalle ne kujtesën historike te
shqiptareve, e sidomos vlonjateve, pasi siç shprehet edhe autori italian
Agustino Koriliano, ajo tronditi qiellin e Evropës dhe diplomacisë se saje duke
kërkuar Urine e shqiptareve. Ne këtë 90 vjetor te kësaj epopeje te lavdishme,
studiuesi i zellshëm Enver Memishaj pas një hulumtimi te thelle nxori ne drite
ketë libër monografik dhe te veçante, libër ky qe përben një vështrim
enciklopedik mbi Luftën e Vlorës siç është përcaktuar me te drejte edhe nga
Prof.dr. Muharrem Dezhgiu. Duke përshëndetur këtë botim do te thosha se vlerat
e tij janë te shumëfishta, veçanërisht do te theksonim:Se pari: Me këtë vepër
autori për here te pare e sheh Luftën e Vlorës me 1920 ndryshe nga studiuesit
dhe historianet e deritanishëm. Autori e sheh këtë lufte te udhëhequr nga
atdhetare te zjarrte dhe te përgatitur nga ana ushtarake dhe kulturore si Osman
Haxhiu, Qazim Kokoshi, major Ahmet Lepenica, kapiten Qazim Koculi etj, dhe jo
ashtu siç është trajtuar deri tani se kjo luftë u udhëhoq nga fshatare
analfabet, pavarësisht se peshën me te madhe te kësaj lufte e mbajtën fshataret
patriot te Vlorës. Se dyti: Vlora nuk ka një muze qe te pasqyroje sadopak këtë
epope legjendare. Vepra e z. Enver Memishaj "Emblema e një epopeje"
na paraqitet ne këtë 90 vjetor si një muze i gjalle lëvizës, i cili ringjall
historinë tone kombëtare dhe shërben njëkohësisht si një sensibilizim për
organet e shtetit shqiptar per te ngritur muzeun e epopesë se Vlorës me 1920.Se
treti: Ne këtë libër përshkruhen ngjarje dhe ndodhi historike te njohura pak
ose aspak, por ka edhe mjaft personazhe, qe nga anëtaret e Komitetit
"Mbrojtja Kombëtare", qe rishpallen pavarësinë e Shqipërisë, shtabi i
Luftës se Vlorës me 1920, komandantet e çetave, dëshmoret, te plagosurit ne
këtë lufte, edhe këta te trajtuar për here te pare pasi ishin lënë ne harrese
apo ishte mohuar vepra e tyre atdhetare. Autori pasqyron gjithashtu atmosferën
e zjarrte luftarake e shpirtin liridashje te vlonjateve, por edhe te krahinave
te tjera te vendit për te zgjidhur enigmën ne se do te kishte Shqipëri pas
kësaj beteje, apo do te fshihej nga faqja e dheut si? shpreheshin luftëtaret e
kohës. Se katërti: Je vlere e veçante e veprës se z.Memishaj është se ne faqet
e kësaj vepre përshkruhet edhe kontributi i krahinave te tjera si Mallakastra,
Tepelena, Gjirokastra, Tirana, Skrapari, Devolli te cilët ju bashkuan zërit
çlirimtar te Vlorës.Se pesti: Këndvështrimi historik i kësaj vepre është i
qarte Lufta Epope e Vlorës, është vazhdim i Kongresit te Leshnjes, ose siç
thotë njeri prej protogandisteve te asaj kohe është e pjella e këtij kongresi,
pra i përpjekjeve te vazhdueshme te shqiptareve për lirinë dhe pavarësinë e
Atdheut
Flet
autori Novruz Shehu: Enver Memisha, hyri ne jetën time dhe te Alqi Naqellarit,
mbas viteve 2000. Ai vinte vazhdimisht ne Bibliotekën Kombëtare dhe shfletonte
e shfletonte vazhdimisht. Kish nje trup te larte, flokët e bardhe e tregonin
intelektual, por disa rrudha qe i ngushtoheshin e zgjeroheshin ne balle e
tregonin rebel deri ne te pandreqshëm. Ndoshta ky rrebelizin i përbashkët na
beri te mblidheshim te tre ne Institucionin e kafesë, ose parlamentin e
popullit siç e quan Balzaku, e te sillnim e stersillnim te gjalle e te vdekur
nga faqet e historisë. Demokrat e antikomunist i përkushtuar, Enver Memisha
hyri ne fokusin e media jo pak here. Dhe ai përballej pa ja here syri
"tent" duke u dhënë te kuptojnë, ish punëtoreve te sigurimit, se geni
vital i se djathtës u përndoq, u sulmua, u dogj e sterdogj, por nuk u zhduk.
Dhe te dine mire se demokracia, s'është tolerante aspak për militantet e
terrorit te komunizmit. Me Enver Memishen është pothuaj e pamundur, qe te jesh
mik dhe kjo për arsye se duhen tre kushte: Te jesh i ndershëm, te mbash fjalën,
te jesh i guximshëm. Ne këtë trim e kemi pasur te vështire, por jo te pamundur,
qe ta mbajmë mik dhe ne 65 vjetorin e lindjes t'i dhurojmë këtë libër, ashtu
siç mund t'i dhuronim edhe një tufe me lule, apo një torte te shoqëruar me një
5000 lekëshe. Po pse nuk zgjodhëm rrugën tradicionale? Miti i librit mund te na
beje pak allaoficer e allakryetar komiteti e alia sekretar i pare etj etj, qe
bëjnë libra për vete e për ata qe bene çudira ne komunizëm. Natyrisht do te
nënqeshin jo pak. Do te nënqeshin e bile do te shkrihen ne gaz ata, qe kane
shkruar poema e filma e opera e valle e këngë për heroin e Kinës Lej Fen. Le te
qeshin. Duhet te qeshin dhe te n-ojne edhe ata ne ketë planet. Por ne jemi te
ndërgjegjshëm se po kryejmë një akt intelektual duke i dhënë pikërisht këtë libër,
shoqërisë shqiptare, pikërisht ne 65 vjetorin e një intelektuali e studiuesi te
guximshëm. Ne rast se shoqërisë i jepet ne libër modeli i një personi, qe te
bën te ndihesh me i guximshëm, me sakrifikues, me human, atëherë këtu duhet
kuptuar se kemi te bëjmë me një akt te rendesishem për ata, qe dine te
vlerësojnë aktet e rëndësishme te shkronjës. Skënder Brahimaj shkruan:Lepenica
është një fshat i vogël por me histori te madhe, qe ka nxjerre mjaft figura te
patriotizmit shqiptar qe ne kohe te hershme, por veçanërisht dua te përmend
figurat qe nga 1912, ne Luftën e Vlorës me 1920 dhe deri tek Lëvizja
Antifashiste. Figura nga ky fshat nuk munguan edhe gjate Lëvizjes Demokratike
dhe përmbysjes se diktaturës komuniste, 1990, 1991 dhe gjate vitit 1997 dhe 1998.
Një nga figurat e shquara te këtij fshati është edhe Enver Lepenica, i dli u
shqua veçanërisht gjate viteve 1990, 1991 dhe sidomos gjate viteve 1997 e 1998,
duke luftuar me bandat komuniste me pene, me libra te botuar, ne propagande dhe
me pushke ne dore kur qe nevoja. Komunistet e Vlorës nuk kishin gabuar, me
1997, kur morën vendimin për ta ekzekutuar. Ai ishte qendrestar dhe kundërshtar
i vendosur i tyre. Enver Lepenicen te cilin unë do ta quaja pa dyshim një
patriot dhe bir te denjë te Lepenices, me shume se sa një studiues te historisë
dhe denoncues i forcimit, terrorit dhe dhunës komuniste.
Rilingjalli
me buje tiparet e zjarrin e atij geni
Flasin
autorët e librit:Ai ka lindur ne fshatin e Lepenices te rrethit Vlorës me5
korrik te vitit 1944, i përket fisit Allushaj te këtij fshati, fis me
personalitete, qe kane rrezatuar ne historinë kombëtare. Ky fis, i ndare ne
nendeget Memishaj, Brahimaj, Canaj, Hysaj, i ka dhënë personalitete te shquara
historisë se Shqipërisë, ne shtresa te ndryshme kohore si Ahmet Lepenica, Hysni
Lepenica, Aferdita Lepenica, Fejzua, Numani, Xhelali, Selami, Qemali, Refati,
Zij ai, Hasani, Faiku, Xhezua, Allushi etj.I rritur ne genin e një fisi nga me
vitalet, ne trevën e Vlorës e me tej, Enver Memisha, trashëgoi e rilingjalli me
buje tiparet e zjarrin e atij geni, sa rebel e kryengritës, aq te mençur e me
polen inteligjence..Enveri kreu ne Lepenice klasën e pare te shkollës fillore,
shkollën shtatëvjeçare dhe dy shkolla te mesme e kreu në Vlorë,kreu arsimin e
lartë për ekonomi., juridik
Referencë
"Perballe
klithmave te korbave", Tirane 2008
“Pseudonimet
e përdorura gjatë Lëvizjes antifashiste 1939-
Kthimi i
borxhit te madh", Tirane 2009.
"Emblema
e një epopeje Tiranë 2010
“Vetëvrasjet.
Barbarët zbresin në Vlorë”,
“Hysni
Lepenica-Komandant i Përgjithshëm i Fuqive të Ballit Kombëtar”,
“Antologjia
e plagëve nën terrorin komunist”