E diele, 28.04.2024, 04:41 AM (GMT+1)

Kulturë

Flet ish i përndjekuri politik Agim Musta

E shtune, 08.12.2012, 12:29 PM


Ja përse dështoi operacioni "Valuable"

Nga Albert ZHOLI

“VALUABLE” mbetet dhe sot një ndër operacionet desantuese (në periudhën e regjimit komunsit) më të shumë diskutuar dhe më shumë i dhimbshëmnë historinë e desantimeve për përmbysjen e Enver Hoxhës në periudhën e luftës së ftohtë. Ppër dështimin e tij ka shumë hipoteza për vetë faktin se në këtë operacion  mori pjesë indeirkt dhe agjnti me famë botërore Harold Philbi i mbiquajtur  Kim Filbi Djali i një familje aristokrate angleze, i rekrutuar nga spiunazhi sovjetik, qysh kur ishte stu­dent në Universitetin e Kembrixhit, në vitin 1930.

Përse të gjithë bien në një pikë për dështimin e operacionit të famshëm “VALUABLE” ku indirect merte pjesë dhe Harold Philbi i mbiquajtur  Kim Filbi?

Oficerë të lartë të zbulimit anglez dhe amerikan, krerë të emigracionit shqiptar në mërgim, historianë, analistë dhe gazetarë, që kanë trajtuar operacionin, për rrëzimin e qeverisë komuniste të Tiranës, bashkohen të gjithë në fajësinë e Filbit, për dështimin e operacionit VALUABLE.

Po kush ishte Kim Filbi?

Djali i një familje aristokrate angleze, i rekrutuar nga spiunazhi sovjetik, qysh kur ishte stu­dent në Universitetin e Kembrixhit, në vitin 1930. Ai shquhej për inteligjencë, vendosmëri dhe aftësira të pakufizuara. Me këto cilësira Filbi, i ngjiti shpejt e shpejt shkallët e zbulimit britanik dhe ishte kandidati i mundshëm, për t'u bërë Drejtor i Pëgjithshëm i zbulimit anglez. Pinte shumë alkool, por kurrë nuk dehej. Diku paraqitej shumë i këndshëm në biseda shoqërore, diku i hidhur, sarkastik dhe plot arrogance intelektuale. I merrej pak goja, por edhe këtë mangësi, e kthente në dobi, duke dhënë përgjigje të vonuara, por të menduara mirë. Gjatë Lunës së Dytë Botërore, shërbeu në Turqi dhe u njoh me krerë të emigracionit nga vendet ballkanike. Në vitin 1945, vizitoi qytetin e Bant, ku ndodheshin kampet e emigrantëve politikë shqiptarë. Në gusht të vitit 1949, emërohet sekretar i I i Ambasadës Britanike në Uashington. Gjatë muajit shtator para se të shkojë në Sh.BA. takon në Londër shumë hcrë, agjentin e K.G.B.- së sovjetike, "Maks". Në Uashington caktohet nga zbulimi britanik, si përfaqësues i MI-6 pranë Komitetit Spe­cial Politik, që drejtonte operacionin VALUABLE. "Filbi ishte ai që merrte gjithë vendimet operative në Komitetin Spe­cial Politik", pohon oficeri i lartë i zbulimit britanik, Xhorxh Xholis. Drejtuesi i operacionit shqiptar, oficeri i lartë i CIA-s, Robert Lou, pohon: "Unë kam luajtur poker, duke pasur pasqyrë mbas kokës". Dhe pasqyra ishte agjenti i zbulimit sovjetik, Kim Filbi. "Ai kishte bërë shumë punë për sabotimin e operacionit për rrëzimin e qeverisë komuniste shqiptarë. Ai kishte njoftuar K.GB. për zbarkimet nga deti, nga toka dhe nga ajri të desantëve shqiptarë", pohon Nicho­las Bethell në librin "Tradhëtia e madhe". "Nuk ka asnjë dyshim se Filbi tradhëtoi operacionin për rrëzimin e pushtetit komunist në Shqipëri, por të mos harrojmë, se spiunazhi rus kishte depërtuar shumë kohë përpara Filbit në organizatat shqiptarë në emigracion" pohon oficeri i lartë i zbulimit britanik, Dick Vhit.

Krahas këtyre pohimeve, ka dhe zëra, që janë munduar të vogëlojnë rolin e Filbit, në dështimin e operacionit VALU­ABLE?

Po! Eshtë e vrëtetë. Krahas këtyre pohimeve, ka dhe zëra, që janë munduar të vogëlojnë rolin e Filbit, në dështimin e operacionit VALU­ABLE. Misionari britanik, Hibbert, që ka qenë me shërbim në Uiqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan: "Operacioni shqiptnr do të dështonte edhe sikur Filbi të mos kishte iradhëtuar". Botimet e fundit në Rusi, në lidhje me eprimtarinë e spiunazhit sovjetik pohojnë se: "Filbi nuk raportonte ndonjë gjë me rëndësi të jashtëzakonshme". .Gazetari amerikan Sulzberger pohon: "K.G.B.-ja sovjetike i dinte hollësitë deri në pikëpresje per operacionin shqiptar, para se të shkonte Filbi në Uashington". Vetë Filbi, në kujtimet e tij shkruan: "Operacioni shqiptar, kishte qenë i kotë që në fillim. Guerilet mund të arrinin diçka, po të vepronin në qytete. Planifikuesit e tij kishin bërë një gabim madhor qyshnë fillim, duke mos e vlerësuar drejt gjëndjen në vend".

Po vetë Filbi çafrë mendimi kishte për shqiptarët?

Filbi kishte një urrejtje patologjike për shqiptarët. Ai i quante desantët shqiptarë: 'majmunë shkurtabiqë, që dinin të fshiheshin guvave" Hasan Dostin, Kryetarin e Komitetit shqiptar e quan “Ngodhësirë e re", kurse Abaz Kupin, Kryetarin e Komitetit Ushtarak e . quan "Rrufjan i vjetër". Në vitin 1963, Filbi arratiset në  Bashknnin Sovjetik. Ai pritet në Moskë si hero i Bashkimit Sovjetik dhe u trajtua me të gjitha nderimet e një heroi, deri sa vdiq më 1988. S'ka dyshim, se tradhëtia e Filbit, ishte një nga shkaqet parësore të dështimit të operacionit shqiptar. Nicholas Bethell pohon: "Pamvarësisht nga tradhëtia e Filbit, njerëzit e MI-6 duhet të kishin parë më me seriozitet, se si shkonin punët në operacionin shqiptar. Ata duhet ta kishin abortuar projektin, duke shpëtuar jetën e njerëzve të implikuar".

Cilit spiunazh i takone merita e madhe për dështimin e këtij operacioni?

Merita e madhe për dështimin e operacionit Valuable, i përket spiunazhit sovjetik. Ai mblodhi informacionet qysh në embrion të operacionit dhe me anën e këshilltarëve sovjetikë, pranë Ministrisë së Punëve të Brendëshme shqiptarë, ndërtoi një seri planesh, për dështimin e operacionit. Më dëmprurësi, ishte plani për futjen e oficerëve të Sigurimit shqiptar, në organizatën klandestine "Fronti i Rezistencës". Nën drejtimin e Kadri Hazbiut, zv/Ministër i Punëve të Brendëshme (1949- 1954), u krijuan disa "banda" me ofierët më besnikë dhe me përvojë të Sigurimit të Shtetit. Me anën e këtyre "bandave", u arrestuan shumë nga të arratisurit, që vepronin në Shqipërinë e mesme dhe verilindore. Në grackën e "bandave", ranë dhe shumë desantë të ardhur nga jashtë shtetit. Për një periudhë 4 vjeçare (1949-1953), "bandat" provokuan disa mijëra familje shqiptarë, që dyshoheshin, se mund të ktheheshin në strehë për të arratisurit dhe për desantët që vinin ngajashtë. Si rezultat i operacionit të "bandave", u pushkatuan 300 shqiptarë të pafajshëm, u dënuan me dënime të rënda 1200 veta dhe u internuan 500 familje. Terrori i padëgjuar komunist, i ushtruar nga Sigurimi i Shtetit dhe organet e tjera të diktaturës, tjetërsuan njeriun shqiptar. Trimëria ishte kthyer në frikë. Mikpritja dhe besa tradicionale e shqiptarit ishte zëvendësuar me tradhëtinë. Frika detyrontë nënën, të kallzonte birin e vetëm, vëllai denonconte vëllain dhe gruaja burrin. Spiunlliku, i quajtur "vigjilencë", u shndërrua në virtyt. Atij i këndoheshin hymne, i thureshin poema dhe i ngriheshin monumente. Në këtë "klimë" u organizua operacioni VALUABLE, që ishte i destinuar të dështonte. Një nga krerët e emigracionit shqiptar, Abaz Ermenji, ka pohuar: "Desantët shkonin në Shqipëri, si cjapi te kasapi. Aleatët tanë donin ta përdornin Shqipërinë, si kafshë eksperimentale, pa u shqetësuar fare, për humbjen e njerëzve".

Çfarë solli dështimi i këtij operacioni famëkeq?

Drejtori i përgjithshëm i CIA-s, Alem Dalles, kur u njoftua për dështimet e operacionit VALUABLE, u përgjegj: "Të paktën jemi duke fituar përvojë, për luftën e ardhshme". Në fillim të vitit 1954, shefi i CIA-s Xhon Harrison, shkoi në Londër dhe njoftoi MI-6 britanike se: "Operacionet për rrëzimin e pushtetit komunist në Shqipëri, do të merrnin fund menjëherë". Po në këtë vit, u mbyll "Kompania shqiptarë 4000" me bazë afer Mynihut dhe "Shlosi" i Heidelbergut. Gjithashtu u mbyll, baza e CIA-s në ishullin Panagias, afër Korinthit, ku stërviteshin desantët shqiptarë. Xhon Kegan, një specialist britanik i mbrojtjes, duke folur për operacionin VALUABLE, e quan atë: "Një tregim makabër, në dritën e perceptimit të sotëm".



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora