Kulturë
Poezi nga Xhavit Gasa
E premte, 07.12.2012, 05:59 PM
Xhavit Gasa
NËNA ME RRENJE GRABITQARE
"Që të shkulin ty parti
...................... nga rrënjët,
Duhet të ngrenë nga varret,
.....................e të rivrasin të rënët".
Nuk i mjaftuan,
Nënës parti,
Ata që për idealin,
................e saj ranë,
Që partia.
Të jetonte gjatë,
Bëri të tjerë kurbanë.
Që i vrau barbarisht,
........................e i la pa varre,
Kjo ishte nëna
Me rrenje grabitqare
Që bënte drejtësinë,
...........................e shqiptarëve!
NE PRITJE TE ARMIQVE
Te armatosur,
Deri ne dhembe,
Siguruar dhe koken,
Me te celikten helmete,
Veshur e mberthyer,
Nje luge nje gavete,
Te varura ne krahe,
Bashke me canten e shpines
Dite e nate pa gjume
Ne pritje te armiqve,
Qe nuk erdhen kurre....
MALL KURBETQARI
Vrapova,
Gurë në gurë,
Lëndinë në lëndinë,
Mblodha,
Lule shumë,
Lulet kishin,
..........erë Shqipërie.
U freskova,
Nëpër burime,
Bjeshkë në bjeshkë,
Oh, sa i freskët ështe,
..............uji i atdheut
U ula,
Nëpër oda,
Kuvendova me burra,
Sa bukuri kishte sofra,
Hëngra bukë me shije,
Buka e trojeve tona,
..................bukë Shqipërie.
Sa mall,
Kemi ne kurbetqarët,
Kur kthehemi në vendlindje,
Në trojet e të parëve tanë,
Ku bukës i thonë bukë,
Ku ujit i thonë ujë.
Sa gjuhë e ëmbël.
..................gjuhë Shqipërie.