E merkure, 19.03.2025, 05:47 AM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Pestaloci në Libofshë

E hene, 03.12.2012, 06:10 PM


Pestaloci në Libofshë   *

Si një lule mbi varrin e Profesor  Sotir   Papahristo

Tregim

Nga Përparim Hysi

Aty , mesviteve ' 70-të ,një mbasdite dhjetori  po kthehesha vonë nga shkolla për në shtëpi .   Shkolla nga shtëpia ime nuk qe larg: rreth tri km dhe , megjithatë , këtë rrugë kaq të shkurtër unë e bëja me biçikletë. Qe si punë sindrome se nuk ke si justifikohesh ,kur këtë rrugë për gati 25-vjet me radhë e bënin në këmbë qindra e qindra nxënës . Tani e kuptoj se do kish qenë si gjimnastikë e përditshme . Por  me biçikletë dhe shkoi e vajti.

Rrruga ,sado që qe    me kalldrëm , ishte e mirëmbajtur ,por kishte vënde që duhet t'i zbrisje biçikletës se hasje në një malore ; mandjej dilje pakëz në qafë dhe fillonte një tisezhë  ku jo vetëm nuk u jepje këmbëve ,por do përfitoje atë pakëz kohë kur ngjitje maloren. Dielli ,pothuaj ,kish hyrë (se aq e gjatë është dita në  dhejtor ) ,por  qe e kthiellët . Sa dola me biçikletën prej dore në atë "qafëzën" dhe do pedaloja mbi tishezë ,pashë që në drejtim të kundërt me mua ,po ngjitte duke shpejtuar hapat një burrë disi i moshuar . Tek e lashë që të afrohej dhe më , e kundrova plotësisht : qe një burrë me lartësi mesatare ,i moshuar ,me kokën shogë , por qe veshur qytetëse ,kur themi ne në fshat për  ata që vishen mirë  . Ai u afrua dhe përshëndeti me politesë.

-Mirëmbrama !

-Mirëmbrëma !-ia ktheva.

- A është larg Libofsha prej këndej ?

Unë ,pa i dhënë përgjigje  pyetjes së tij , iu afrova  edhe më dhe ,sado që e njoha , nuk e dhashë veten.

-Ju ,- i thashë ,- nuk mund të shkoni në Libofshë sot. Tani është  vonë. Këndejpari rrallë kalon ndonjë makinë dhe ,në ndodhtë që të kalojë , nuk ka siguri se mund t'ju marrë.

-Larg apo afër ,-tha ,- unë do shkoj sot  ,se atje më presin.

- Dëgjoni ,-ndërhyra unë tani me politesë. Ju presin nuk ju presin nuk mund të sosni në Libofshë ,por do vini  në shtëpinë time se nuk është larg as 500 metro prej këtu.

-Të faleminderës ,por nuk mundem.

- Profesor Pestaloci ( kështu e thërrsnim me shënjë nderimi ) ,- bërtita unë  , - unë jam Përparim Hysi , ai nxënësi juaj në vitin shkollor 1958-1959 ,dhe nuk ju lë të shkoni sikur të bëhet kiameti .

Kisha thënë Përparim Hysi sikur unë të ishha ,ta zëmë  sadërzëmi , dhe ky ,Profesori  ynë i nderuar , duhet të më mbante mënd,sado që kishin kaluar gati mbi 20-vjet që ishim ndarë.

-Kush jini ? Kush ?- u mundua që të kthieillej ai .

*      *     *

Dhe aty ,mes rrugës,zura që t'i tregoj...

-Profesor ,a të kujtohet ai nxënësi trazovaç që bëhej sy e veshë kur ju zinit të shpjegonit. dhe,sa mbaronit (ju e kishit metodë pune dhe modelonit dhe për ne ) ,pyesnit :- A mundet dikush që të thotë këto që dëgjuat prej meje?

Unë ,sakaq ,dhe përsërisja gati dy të treta e asaj që shpjegonit ju. Dhe ju ,profesor ,më vlerësonit me superlativa. Mandej - këtë e bëje shpesh - provoje kujtesën e nxënësve. Thoshit :- Unë do them rreth dyzet emra ,ju ,mandej ,do vini t'i thoni. Dhe mua ,përsëri ,askush nuk më arriti .Kisha një kujtesë brisk asi kohe. Na ndiqje dhe në praktikën pedagogjike dhe,njëherë ,kur po bëje konkluzionet ,the për mua:

-Ti do jesh mësues i mirë ,por ,po bani vaki që të punosh vetëm në shkollë (kini parasysh lexues se atë kohë kishte shkolla me një mësues  që punonin me sistem 6 orësh  ) ,ditët e shtuna  ke me i vu drynin shkollës. Të gjithë qeshën me këtë karakteristikë tuejën për mue ,por ja tek po ta them.i dashtuni profesor,se,kur thoni ju ,në Elbasan ,i ke luejtun piten  e kresë me atë karakteristikë.Ashtu ka ndodh. Kisha nevojë për fre dhe jo për shtyrje.

Profesori ,pasi dëgjoi gjithë këtë ligjëratë timen (e solla enkas në të folmen e tij ,për t 'i dhënë më shumë intimitet ) ,hapi krahët e më pushtoi përzëmërsisht. Qe i befasuar që larg ,shumë larg nga Elbasani i tij ,gjeti një dashamir apo ca më shumë:një ishnxënës të tij të shumë vjeteve më parë. Këndellja qe e reciporke ,por imja qe dhe më e  madhe : kisha vendosur që ta gdhija  me profesorin tim ,tërë natën e dhjetorit , duke bluar kujtime të përmallshme. Më erdhi keq që parashikimi im doli bosh. Profesori më shpjegoi se,sado kish vjete që kish dalë në pension ,vullnetarisht ndiqte praktikat pedagogjike të nxënësve të pedagogjikes së Elbasanit. Këtë radhë  kandidatja që do  vëzhgonte qe nga Libofsha e Fierit  dhe,ndaj ,nxitonte hapat për atje. Ngulmimi i tij ,se atje e prisnin ,më mundi.

-Kam dhënë fjalën ,- më tha ,- dhe fjala e burrit asht e randë .Si gozhda e murit,- shtoi. Mirë,profesor ,- i them. Qe biçikleta jeme. Ka kopertona të rinj;kondër të re dhe ,veç tyre ,edhe "dinamo"  që veç t'u japësh këmbëve dhe dritë të bëhet rruga. Xhadja të çon fill e në Libofshë,pas 10 km që këtu. Veç grahja si në "Namazgja".

Sa i thashë  "Namazgja" ,e pashë që qeshii ,por unë shtova :-Grahja si djalosh,porfesor! Si në ato kohë,kur ,jo vetëm na përfshive në grupin alpinistik të shkollës,por na prije përpara dhe,pasi hynim tek ullishtja,kalonim tek "Pusi që lahet vet" ,dhe aty,pranë pusit,na the :-Alpinistat merren  vesh veç me thirrje  si kangë: -Zik-zak ! Zik-zak !  Hej-hej ! Alpinista jemi ne. Dhe ne,si në kor (ku mbaheshim ne nga thirrjet ) ,filluam :-Zik-zak ! Zika-zak! Hej !  Hej ! Alpinista jemi ne.

Me këtë këngë në gojë ne ngjitem ,të udhëheuqur nga ju, shkëmbin e  Letajt, mbi ullishte.

-Prapë e paske kujtesën brisk,- tha profesori.

M'u hodh në qafë për nderin që po i bëja (është fjala për biçikletën ) dhe,para se të ndaheshim,më tha:

- Po si do t'jua kthej biçikletën?

-Për biçikletën as mos u bëj merak.Mjafton ta çosh  në shkollën e  Libofshës,thuajuni për mua  dhe do gjendet dikush që do ma bjerë biçikletën.Por,profesor ,a të pres një ditë ,mbasi të mbarosh punë në Libofshë ?

-Të faleminderës,por me ba mos u kthye pas dy ditësh,në shtëpi mbahen merak.

U përqafuam përzëmërsisht si dy miq dhe,tek e ndoqa mbi tisezhë sikur fluturonte , pata një si dhimbje se ,mjerisht,as nuk e pashë dot më.

*      *    *

Të nesërmen,aty nga dreka,një kolegu im nga Libofsha ma solli biçikletën.Bashkë me biçikletën ,profesori më kish dërguar një pusulle të vogël ( kjo pusulle  u bë shkasa e këtij tregimi ) .   Ja seç  më skruante...

Fort i dashtuni miku jem,Përparim !

Kurrë nuk e kisha çue në mend ,se në nji udhëtim krejt të rastit ,aq më tepër në njëmesdite të vonë dimni , kisha me takue me nji dashmirë të tillë siç u diftuet ju me mue. Jam i prekur prej kësaj mirënjohjeje të nxehtë dhe nxehtësisht ju falnderoj. Kur kam pa rrugën sot, ditën , kam thanë : kushedi se çfarë kish me ndodh dhe sa me zor do kisha pasë me mbrritë. Jo vetëm që do qellesha ,por e ku i dihet natës ?! Dhe njeherë të falnderoj dhe të uroj gjithë të mirat !

Sotir   Papahristo.

*     *    *

Të gjitha këto m'u kujtuan përmjet asaj pusulle të vogël dhe ,si një lule mbi varrin e tij  (dëshira ime që secilit nga ata mësuees aq të mëdhenj e me vlerë t'u vija nga një lule mbi varr,se ,mejrisht ,nuk di a rron dikushi prej tyre ) dhe,në e dërgoj për lexuesin ,mbasi kam ndërhyrë paksa,e bëj se nesër është 1 dhjetori, dhe nga 1 dhjetori 1909 ,kur u hap ajo Fidanishte e Arsimit Kombëtar ( siç është quajtur me të drejtë Normalja e Elbasanit  ) ,kanë kaluar 103-vjet.  Unë jam krenar që kam qenë maturant i 50-vjetorit të asaj shkolle.. Duke sjellë këtë tregim modest,them se është si një homazh për të gjithë ata mësues të mrekullueshëm.

*Pestaloci - pedagog zviceran me famë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx