Kulturë
Peter Tase: Poezia e Remzi Bashës në gjuhën angleze
E shtune, 01.12.2012, 11:14 PM
Poezia e
Remzi Bashës në gjuhën angleze
Nga Peter Tase
Remzi
Basha është njëri prej shkrimtarëve më të njohur në diasporën shqiptare që
aktualisht jeton në Suedi. Me penën e tij poetike, Basha ka mundur të hedh në
letër vargje të zjarrta patriotike për mëmëdheun, për trojet e Kosovës. Basha ka shkruar disa libra më poezi dhe dy
romane, ku tema kryesore është dashuria për atdheun dhe mallin që ndjen poeti
për njerëzit dhe vendlindjen e vet.
Vëllimi
me poezi “Zjarri në duart e mia” i Remzi
Bashës, botuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në gjuhën angleze, është
vlerësuar maksimalisht nga Michelle Watson Roscitt, shkrimtare dhe një grua me
funksione të larta në sipërmarrje në Washington, D.C. Michelle Roscitt ka botuar një sërë vëllimesh
me poezi dhe për më shumë se gjashtëmbëdhjet vjet ka punuar si drejtuese e
lartë në disa kompani të ndryshme në teknologjinë e informacionit dhe
telekomunikacionit. Ajo dëshiron të ndaj
me publikun shqiptar, mendimet e saj për librin “Zjarri në duart e mia” të
Remzi Bashës. “Oscar Wilde shkruante se “Patriotizmi nuk është diçka e
përkohshme, shpërthim i tërbuar i emocjoneve, por dedikimi i qëndrueshëm dhe i
qetë i një jete të tërë.”
Lufta në
Kosovë ka mbaruar më shumë se dhjet vjet më parë, por bota nuk duhet të harrojë
asnjëherë dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve të asaj zone. Bota duhet të kujtojë masakrat dhe torturat
ndaj popullit shqiptar, në mënyrë që këto veprime djallëzore të mos përsëriten,
dhe duke përkujtuar këtë luftë, ne do të nderojmë shqiptarët e shumtë patriotë,
të cilët dhanë jetën e tyre për njerëzit e tyre, për traditat, besimet dhe pa
dyshim për atdheun e tyre. Shqiptarët e
Kosovës, gjatë luftës, janë detyruar të largohen nga vendi i tyre dhe të
shpërngulen në trojet shqiptare dhe nëpër botë, por ata nuk e kanë humbur
identitetin, kulturën, dhe solidaritetin për vendin e tyre. Ata janë masakruar
por kurrë nuk janë mposhtur. Ashtu si populli polak, i cili është masakruar dhe
dhunuar për shumë gjenerata, edhe ky komb nuk është mposhtur asnjëherë. Polakët
u ngritën si një feniks nga hiri i luftës për të pretenduar trashëgiminë e
tyre, vendin dhe atdheun. Këto janë gjithashtu ëndërra, e drejta e çdo
shqiptari.
Sidoqoftë,
në mes të kësaj dhimbje zemre, ka një dritë të jashtëzakonshme shprese dhe
premtim që i është ofruar popullit shqiptar dhë gjithë botës, në formën e
fjalëve të bukura dhe të fuqishme të këtij shkrimtarit shqiptar nga
Kosova. Megjithëse Basha jeton në nje
ekzil politik të detyruar. Ai ka parë dhe përjetuar krime makabre. Ai ka
krijuar një botë dëshirash me trupin e poezisë, e cila është aq e mprehtë dhe e
gjallë sa dhe dashuria e parë, e paharuar. Poezia e tij shpreh, pasion të
fuqishëm, patriotizëm, dashuri, dhimbje dhe trishtim për vendin e tij, për
Kosovën dhe Shqipërinë.
Poezia e
Bashës personifikon Kosovën e tij të dashur, si një ndjenjë e gjallë, ndoshta
një a afërt shpirtërore edhe pse është shumë largë. Lirika e e këtij kosovari të inspiruar të
tërheq në botën e tij të mendimeve dhe emocioneve, aq sa edhe lexuesi i rëndomtë
e ndjen patriotizmin e autorit. Në poezitë
e tij nuk ka urrejtje apo ahmarrje. Dashuria dhe pasioni për
bashkëkombasit dhe Kosovën e tij janë të lexueshme dhe ndjehen në ç’do momente
të dëlira dhe të pastra. Remzi Basha duhet të lexohet nga të gjithë ata që kanë
dashur diçka dhe e kanë humbur, dhe nuk kërkojnë shpërblim, por ofrojnë një
fener shprese për të ardhmen e njerëzimit më humanitar.” Patriotizmi i vërtetë,
sipas Oscar Wilde, e urren padrejtësine në vendin e tij më shumë se në çdo vend
tjetër.