Kulturë
At Gjergj Fishta: Hymni i flamurit kombtar
E marte, 27.11.2012, 08:28 PM
100
AT GJERGJ
FISHTA O.F.M.
HYMNI I
FLAMURIT KOMBTAR.
Porsi fleta e Ejllit
t’ Zotit
Po rrehë Flamuri i
Shqypnis,
E thrret t’ bijt e
Kastrijotit
Me mbledhë tok nder
çetë t’ ushtris.
Bini,
Toskë, ju, bini Gegë!
Si dy
rrfé, qi shkojn tue djegë!
A
ngadhnyesë a t’ gjith deshmorë!
Trima,
mbrendë! Me dorë! Me dorë!
Per mbas Flamrit t’
vet Shqyptari,
Kur rrokë armët per
t’ drejta t’ veta,
Atje lufta ndezet
zhari,
Atje anmiku vehet m’
t’ leta.
Bini,
Toskë!....
Mbi njatë Flamur
Perendija
Me dorë t’ vet Ai e
ka shkrue:
“Per Shqyptarë do t’
jét Shqypnija;
Kush u a prekë, ai
kjoftë mallkue!”
Bini,
Toskë!....
Shka? A thue ‘i mend
se atë tokë t’ bekueme,
Qi vetë Zoti na ka
dhanun,
Sod me e shkelë kamba
e poshtnueme
E nji t’ huej’t na
kem m’ i a lanun?
Bini,
Toskë!....
Ah; jo, kurr. Njiqind
herë para
Kem’ me u shkri me
gra, me fmi!
Kem’ me mbetë kortarë
nder ara,
Se me shkelë lamë t’
huej’n n’ Shqypni.
Bini,
Toskë!...
M’ kambë, Sokola të
Shqypnis!
Flamri ynë, qé, n’
ajr po shtiellet
Si pol veshet t’
Perendis,
Kah na ban hije prej
qiellet.
Bini,
Toskë!....
Ma mirë dekë me u
shue nen hije
T’ Flamrit t’onë në
fushë t’ mejdanit,
Se me rrnue nji jetë
robnije
Per nen sukuj t’
huejë t’ Balkanit.
Bini,
Toskë!....
Armët e Besen na i
njeh bota;
Trima n’ zâ kem’
pasun t’ Parët,
Luften né na e msoi
Kastrjota:
Kè, thue, frigë do t’
kenë Shqyptarët?!
Bini,
Toskë!...
Urra! Djelm, eh ‘u u
dhashtë e mbara!
Sod a kurr, me dekë
p’r Atdhé!
Flamri i ynë, qé, u
nis perpara:
Ndimo, Zot, per Atmè e Fé!
Bini,
Toskë!....
Hartimi i këtij Hymni asht ndoshta momenti ma i
lumnueshem e ma guximtari për Poetin Kombtar. Malazezët mbas shtatë muejsh
rrethim kishin hi në Shkoder. Megjithse këtyne iu desht me dalë, Fuqitë
nderkombtare nuk
e ngritën Flamurin e Shqypnisë. Ishte nata e së
kremtes së Shna’ Ndout,
12 Qershor 1913. Po mbushej gati moji që Fuqitë
nderkombtare kishin marrë sundimin e qytetit (me 14 Maji). At Fishta ,
këshillue me disa bashkëvllazen
të vet, kishte vendosë me ngritë Flamurin e
Shqypnisë, e në ketë entuzjazem kishte hartue edhe Hymnin, qi u kjé mësue
njiheri fëmijvet të shkollës françeskane. Ndersa, pra, prej kumbonarjet të
Kishës së Françeskanve të Gjuhadolit valvitej Flamuri ma i madh se katër
metrash, fëmija me njiherë,
si u patne porositë perpara u shpërndanë çeta-çeta
nepër rrugët e qytetit
tue këndue: “Porsi fleta....”.
Menjiherë erdh urdhni prej sundimtarit të qytetit,
Kolonel De Philipps, qi t’a ulshin Flamurin, por Françeskanët nuk iu pergjegjën
kurrsesi urdhnit të tij.
Ata kercnuen se do t’a zbresin me topa!...
At Fishta u pergjegjë: “Do t, ishte nderimi ma i
madh me u gjuejtë me topa
Flamuri ynë kombtar...”
***
1.Porsi fleta...Krahasim i bukur, plot dashuni e
nderim! Gjithë sa herë Poetit i bjen me folë për gjuhë, kombsi, emblemë ka për
të perdorë shprehje gati të mbinatyrshme. –rreh, valon, valvitet.
(Për këto
shenime jam bazue tek komenti i At Viktor Volaj në original. F.R.)
2. A ngallnjyesë...deshmorë: në vend të vargut të
perparshëm, Bini, Lekë, bini Malcorë, asht koha e njizetepesë vjetorit, kur u
diskutue çeshtja e Flamurit kombtar, i vumë ky me qellim me zhdukë çdo
regionalizem në trojet tona.
3. Ndezet zhari,...merr flakë, digjet; - vehet
n’t’lehta, ikë shpejt, (kambët e lehta e faqja e bardhë)... 4.Poeti ngulmon mbi të drejten qi ka
Shqiptari për Liri dhe Demokraci. 5...kamba e t’huejt...Po na...
6.Me u shkri: me u shue. – Kortarë kortarë: kemi m’u
ba copë e grima përpara, kurma kurma ashtu si pritet peshku ....Krahasime të
cilat tregojnë pasuninë e gjuhës së Poetit.
7. Sokola: Perdorë gati gjithmonë në vështrimin
metaforik për trima. – shtiellet: valon, valvitet. – Si pol veshet Perendis, tue përdorë
nji gjuhë antropomorfike, Fishta e krahason Flamrin e Shqypnisë, si mos t’ishte
mjaft fleta e Engjullit, po, edhe me petkun e Perendisë.
8. me u shue, me u shkimë, me mbarue, me dalë
farët. – rrnue nji jetë, nji shembull akusativit të mbrendshem (lat. Aetatem
vivere). – Per nen sukuj t’huej t’Balkanit: nen flamuj t’huej.... quejt në të
përbuzun zhele, lvere, të popujve të huej të Balkanit, qi piksynojnë me marrë
tokat t’ona padrejtsisht.
9. Trima n’zâ: Perballë kalimit të sa popujve nepër
tokat t’ona, të Parët tonë kanë qindrue, tue mos i lanë me na përpi, me na
zhdukë. Edhe pse Romakët patën shtrue Ilirinë, ishin Ilirët ata qi ia ngjiten
dorën Romës së ligshtueme, tue marrë frenjtë e sundimit në dorë e tue i prij
legjoneve për 150 vjet, - Kastrjota: Per një të katërt shekulli, Skenderbegu
kjé Ai qi ndër të tana luftat i bani ballë anmikut Lindor t’Evropës në Kohën e
Mesjetës, tue mos e lanë me ngulë kambë n’Atdhéun tonë.
Trimnia e Tij u ba legjendare menjiherë si mbrenda Atdheut tonë ashtu edhe jashtë ndër të huej.
“Më kujtoni…!” Fritz Radovani, Melbourne, 28 Nandor 2012…