Kulturë
Cikël me poezi nga Dedë Preqi
E enjte, 29.11.2012, 08:25 PM
Dedë Preqi
ÇËNDRESA
Ata të cilët
Nuk përjetojnë,
Vështirë e kanë
Të parafytyrojnë,
Konfliktin
E mbrendshëm
Të shpirtit,
Dhe përplasjen
E fuqisë,
Përballë
Vullnetit të fortë.
Ata mëzi
Mund e kuptojnë,
Se çka do të thotë
Qëndresa,
Duke e pyetur
Shpirtin,
Dhe duke e prekur
Varrin e ftohtë akull
Në përqafim të lulës
Me butësi.
Ne mund
Të mbanim debate
Pa fund e pa krye,
Mbi kuptimin
E moskuptimin
E jetës
Së urryer.
PRAPA GRILAVE
Duke qëndruar
Në maje të gishtave
Duke shikuar
Kokat e tjerëve,
Përmes grilave,
Duke zënë
Vetëm një shikim
Ttë shkurtër,
E të çuditshëm.
Kalamajt e vegjël
Duke përtypur
Qindra pritje
Dhe shikime
Në dritare,
Duke hargjuar
Etjet e tyre
Si të gjethëve.
Brenda grilave
Dikush i humbi
Shpresat,
Por shoqëruesit
Ishin optimist,
Që i sprovonin
Nervat e tyre,
Me lutjet
E improvizuara
Dhe shërbesat
Religjioze,
Qëi shfrytëzonin
Vetëm buzët
E lodhura e të etura,
Dhe të mërdhira.
LIRIA E BRENDSHME
Qepallat e shpirtit
i prek dhëmbja,
si hije mallkimi
shkëmbijt krisën
sikur plas guri
e jo zemra,
në palcë
therën nyjat
që nuk të tradhëtojnë,
Si shkëmb i shpuar
rrahë zemra,
shtegtari i lodhur
zbret rrugëve
të baltuara,
e nëpër gjethet e thara
derdhet shpirti njomë.
Buzëqeshjet fshehtas
i gëlltitë laneti,
vetëm lirinë shpirtërore
s‘mund t’ua merr,
sepse engjujt
veniten me dritën
dhe yjët e mëngjesit
si ngjyrat e trëndofilit,
i qepën drejt diellit.
NJË OGURZI
Një ogurzi
me dhëmbë t’uritur,
nuk u ngopë kurrë,
me t’zezën ushtri
bënte vetëm gropa
e istikame
në tokën dardane,
ku mbolli kocka
të engjujve
në vend të fidanëve.
ZOGJTË E ETUR
Retë e zeza
e përlotën qiellin,
lumenjt u shtuan
me breshër
e pështymë ,
zogjtë e etur
e puthën diellin,
era i rilindi
nëpër mote e stinë.
NJË ZOG I LËNDUAR
Mbi një grumbull dheu,
të nxjerrë nga gropa,
një zog i lënduar rëndë
shikonte me dënesje,
rrezet e kuqlimta
ia rrezojnë shikimet,
ia prajnë dhimbjet
deri ku shterret urrejtja.
Gjuetarët egërsuar
e të qejfluar
nga alkooli e këngët
lëshonin melodi nate,
me kontraste të zbehta
lëshojnë fantazma,
dhe hije pikëlluese.
Ëndërrat dëfryese
i zbrazën nga fundi,
që disponojnë frikacakët,
e sëmuar nga alkooli
dhe narkomania,
duke i marrë me vete
agonija e satanit,
për të ëndërruar
fantazma përsëri.
BEKIMI I LOTËVE
Të dua me lot
me mallin e ngrohtë,
biri yt i mërguar
Kosova ime e bekuar.
Mërgimi më djeg
mallin nuk ma heq,
nëpër hirin e motëve
me bekimin e lotëve.
Për ty,do të vdes
me lot në sy ,
Kosova ime e dashur
kam shumë mallë për ty.
TI JE TOKA IME
Ti je toka ime e bekuar
e përflakur e shkrirë në lot,
unë jam udhëtar i humbur
dikund largë nëpër botë.
Me plot shokë në mërgim
si ushtarë besnik qëndrojmë,
urrejmë grupe e parti
që na ndajnë e copëtojnë.
Sa herë largohemi prej teje
me dhe Kosove i mbushim plisat,
me krenari e lot atdhedashurie
i mbjellim e i rrisim lisat.
Në gjirin tënd kur kthehëmi
i shprazim plisat e shqyer,
me dashuri mallëngjimi
dhe nastalgji të përzier.
TOKA JONË
Toka jonë,
në palët e veta
e ruan substancën
e vet,
të shpirtit
dhe të gjakut.
Nëpër tunele
të errta,
vrapojnë zogjtë
deri në dritë,
hija e zezë,
hedh shigjeta
ajo nuk pushon
me armët e veta.
ZËRI YT PREJ HIRI
Të kallura
nga zjarri
dhe çeliku
kockat e tua Kosovë.
Ato i zhdukën
deri në përjetësi
të etura për liri,
jeta e tyre
u bë shkrumb e hi.
Yjëzit u mbështjellën
me hirin e kuq
të përcëlluar
me blerim,
cicërima e tyre
e heshtur në buzë,
belbëzon tërë jetën
deri në amshim.