Kulturë
Përparim Hysi: Lajmi i bukur na gëzoi
E enjte, 29.11.2012, 07:14 PM
Lajmi i bukur na gëzoi
Nga Përparim Hysi
Erdhi lajmi që nga Haga
Sikur erdhi nga balada.
Haga i liroj heronjtë
Sot ua hoqi vargonjtë.
Lajmi shkoi gojë më gojë
Lajmi i bukur na gëzoi
Moj Kosovë,dil e priti
Me dafinë ti doroviti.
Se luftuan e derdhën gjak
(dhe,mjerisht,i çuan në Hagë!)
Se luftuan veç për liri
Se luftuan për drejtësi.
Këta heronj u vunë në pranga
Dy herë i gjykoi Haga.
Por vonoi disi drejtësia
Ja,tek erdhë,për ta liria.
Dil Kosovë se vjen Ramushi
Rrugët me lule mbushi
Vjen Ramushi bashkë me shokë
Faqebardhë po kthehen tok.
Lan Brahimaj e Jonuz Bala
Të pafajshëm i nxor Haga
Festë Kosova,festë Shqipëria
Se po vjen trimëria.
Që të tre s'e njohën tutën
Kur s'ka pushkë,gati hutën
Mirsevini Luftëtarë
Pushkën-top e ballin t'bardhë.
Lajmi i bukur na gëzoi
Brohorasim me një gojë:
TRIMA mirësevini!
Gjithë shqiptarët:-Oh,çfarë gëzimi!
Bini dajre e trompeta
Më së fundi,erdh e drejta!
Midis nesh janë tani trimat
Mu në kokë:kurorë dafinat !
* shkruar enkas,pas vendimit të gjykatës së Hagës që u dha pafajsinë
Ramush Haredinit, Lan Brahimajt dhe Idriz Balaj.
Tiranë, 29 nëntor 2012.