E premte, 02.05.2025, 02:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Ilir Muharremi

E premte, 30.11.2012, 07:13 PM


Ilir Muharremi

Në art nuk manipulohet

Në art nuk koordinohet
Manipolohet në mes vuajtes dhe estetikës
Ngjyra, teksti dalin pa mendueshëm në formë të pastër
Sinqeriteti egërsisht grisë pëlhurën edhe letrën
Rima përfaqëson kontrollin dhe rregullin
Realizmi rrugën e objektivizmit
Vargjet e lira shpirtin
Abstraktja deformimin formal, por jo shpirtëror.
Kaq...

Lojë

Vuajtja është Hamlet
Drita Promethe
Dashuria Kazanovë
Tragjedia Eskil
Përjetësia zotë
Krejt lojë
E unë i humbur në një ekstazë, në mes gjykimit
Më mirë të dehem të harroj, apo të lehtësoj botën, grimcën
Pikën e humbur.
Oh kujtim më solle, merrem asgjësomë më kthe ku isha.
Aty ku nuk më kujtohet, errësirë, ndoshta më dritë
Kompozim ireal, por real i pa dëshirë
Poezia kujtim për ty, nuk do të shkruaj më
Abstrakt, tallje, pikënisje, formë
Shpirt edhe pa poezi në vetvete.



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx