E enjte, 01.05.2025, 11:55 AM (GMT+1)

Kulturë

Zef Ahmeti: Bisedë me At Anton Harapin

E diele, 02.12.2012, 05:13 PM


Bisedë me At Anton Harapin

Nga Zef Ahmeti, St. Gallen (CH).

Shqiptari është mburrur përherë me vetit e tija si: nderi, burrnija, besa... këto veti nga bota që na rrethon shpesh janë futur në kategorinë e barbarizmës dhe naivitetit dhe kjo me shumë nga veprimet e shqiptarëve të pandërgjegjshëm. Në kërkim të filleve të vyrtyteve shqiptare, vetive pozitive, në kërkim të shjegimeve foloziofike e shoqërore të botës së shqiptarit, takova At Antonin, teologun, filozofin dhe burrështetasin që njohu filozofinë klasike perëndimore por njëkohësisht edhe folozofinë e jetës shqiptare.

I hutuar e i brengosur nga përdhosjet që i bëhen thesareve, vyrtyteve e vetive të shëndosha kombëtare shqiptare, fillova të kërkoj për ta gjetur vetëvetën në larmishmërinë e botës perëndimore, në botën e diversiteteve të ndryshme kulturore, ku bota e shqiptarit paraqitet e “egër”dhe “primitive”. Në këtë diskurs unë kisha mendimin se, filozofia e thellë e jetës shqiptare nuk bie fare në kundërshtim me vlerat dhe parimet jetësore perëndimore. Në të vërtetë vyrtytet dhe vlerat e shqiptarit janë bastërduar dhe përdhosur nga njerzit të pandërgjegjshëm këto vlera duke i ngritur në atë nivel, që bota perëndimore, e ajo që na rrethon, të kujtoj se, shqiptari në natyrën e tij është i “egër”.

“A je burrë ajo?” Është një nga shprejet që e përdorin shqiptarët. Fjala burrë e burrni janë dy nocione që në fjalorin e shqiptarit më së shumti përgojohen e thirren në to, mirëpo domethënien e këtyre dy fjalëve shumë pak burra e dijnë dhe e kuptojnë. Në fakt ata e dijnë. Secilin mashkull shqiptar që e hasë në rrugë do të jap verzionin e vet mbi kuptimin e fjalës burrë e burrni.

Përdhosja e vetive shqiptare, e më shumë keqinterpretimi i vlerave si: nderi,burrnija, besa... toleranca fetare sot janë tejet të dhimbëshme.

Në kërkim të vlerave shqiptare të cilat sot shqiptari “modern” i quan si të tejkalueme, të egra, hasa në disa shpjegime të mrekullueshme që mi bëri At Anton Harapi i cili jetoi gati para një shekulli. Ky njeri i madh i kohës kishte bashkëpunuar ngushtë me At Marin Sirdanin, At Shtjefën Gjeçovin, Çerçiz Topullin, Isa Boletinin, Fan Stilian Nolin, At Gjergj Fishtën, Imzot Vinçens Prenushin, At Donat Kurtin, Dr. Át Gjon Shllakun, Dom Ndre Zadejen, Hilë Mosin, Mehmet Shpendin, etj., në Jug e Veri të Shqipërisë.

I humbur në kërkim, në vitrinën e librave kërkoja diçka për ta gjetur vetvetën, për ta identifikuar vlerën apo jo vlerën e disa parimeve jetësore që kisha fituar nga edukata familjare. Në anën tjetër jeta në perëndim më kishte shtyrë ta studioj vetvetën duke i shtuar pyetjen kush jam unë dhe, si qelizë e tërësisë shqiptare, kush e çka e përbën botën e shqiptarit, hasa në librat e At Antonit që i kisha blerë diku në Prishtine, po nuk kisha pas kohë t`i lexoja. Në zbrazëtirën dhe mungesën e vullnetit për të lexuar autorë perëndimorë, fotografia e At Antonit, e vendosur në kopertinën e librit, sikur më provokoi... E ndjeja një ngacmim më dukej se ky njeri donte të më thoshte diçka.

Fillova të lexoj veprën e tij. Pyetjet që kaherë i kisha të përpiluara në mendjen time lidhur me vlerat e shqiptarit gjetën përgjigje që më qetësuan tejmase. Pyetja e parë që i bëra At Antonit ishte, nëse ai ka mundësi të më shpjegonte diçka për burrninë e shqiptarit?

Ai në heshtjen fizike, por i gjallë nëpërjmet veprës së tij, më shpjegon: “Në burrnín shqiptare hetojmë të përmbledhuna virtytet vetjake: "Burri nuk matet mepllamë, por me zêmer" prandej, shqyptari nuk rrêhet vetun mas duke per me e gjykue e me e qëmue burmín, por atij i thote burrë, i cilli " s'u lên marre armve (forca), "fiket, parase m'u koritë" (qindresa), e "fialen e ká fjalë e p?nen p?në" (drejtësia vetjake). Porse me kêne burrë njimend duhen "njiqind urtí e nji trimní" (urtija qi perjashton egercín), pse, sado trim të jét kush, pá urtí, s'ká me kênë burrë, por trimbudáll. Këndej mandej rrjedhin të gjitha njato virtytet tjera nierzore, me të cillat shqyptari, ne kuptimin e vet e percjellë burrnín; b.f. aj thotë: “Burrë i mêçem, burrë i ndalun, burrë katerqindsh d.m.th. i plotsuem nder tâna pikpamjet etj.”

Dhe unë fillova të krahasoja në shpejtësi atë që sot e qujnë burrni. Është rrënqethëse fakti, sa është i devijuar kuptimi tradicional i burrnisë shqiptare. Ky devijim i burrnisë shqiptare ka arritur në shkallën ku tejkalon gati të gjitha parimet burimore të këtij vyrtyti të traditës shqiptare.

I ngaxmuar nga mendimet e mija, ngaxmova At Antonin me pyetjen vijuese: çka ka të bëj koncepti i besës me burrnin? Mua njëkohësisht më sillen vërdallë shumë situata të pabesive shqiptare, idiotizma e që pseudoburri i sotshëm shqiptar e interpreton ashtu sipas dëshirës dhe interesit vetjak. Ai, edhe pse kishte hetuar se isha i humbur në mendime, vazhdon të japë përgjigjen: “Ne ket veshtrim perfundojm, se besa e burrnija perbâ jn karak terin maral te popullit tonë; për to shqiptari flijon pasunín, familjen dhe vetjen dér në shkallën heroike e për to “e bán deken si me lé”. Edhe ky si gjithë të tjerët, mendova unë.

Të shohim tash edhe të metat e këtij idejari (ideali), vazhdon në qetësin e tij At Antoni: "Besa âsht besë" d. m. th. parim i paluejtshëm mbi të gjitha parimet, kulmi i nderës, prandej edhe me i kujtue, se besa âsht e pandershme, e padrejtë a pse dhanë kundra arsyje, kundra natyre e kundra ndërgjegje, “burri nuk luen”. Qe se si besa degjeneron, nuk âsht nji pasjon e nji ves. Omne nimium vertitur in vitium, d. m. th. Teprija â teprí edhe në të mirën.”

Aha, i thash vetit. Ja që keqpërdorimin e kësaj vetie shqiptare e paska hetuar edhe ky filozofi shqiptar. Fillimisht këto shpjegime sikur më dukeshin pak të pa logjikshme. Nuk e ndjeja vetën mirë. Doja të dija edhe më shumë. Papritmas, sikur e hetoi se nuk e kuptoja, ai fillon me shpjegimet e mëtutje: “Njipernji, shgyptari e tepron edhe në burrni e shum herë, në vend me qindrue nder parime të arsyes, e mban per nderë e burrní të qindrojë "per nemuz" e këso dore mërrín "per nji plesht m'e djegë jorganin". “

Me sa kuptova burrnia e besa lidhen edhe me urtësi, racionalitet e durim e posaqërisht me parimin e arsyes . Besa e burrnija në vete përmbajnë një botkuptim të thellë filozofik, aq i thellë sa vetë shqiptarët po e “vënë” në sirtarët e së kaluarës dhe se në modernitetin e sotshëm nuk paska vend. Sot shqiptari thotë se këto që thua At Anton janë të papërdorshme e të dalë mode. Politikani e intelektuali shqiptar sikur është duke u ngulfatur nga moderniteti banal. E duke u përpjekur për t`u prezantuar si “modern” po shkel vlerat bazë të identietit të vet. Pra

ai po i shkel vetit më të çmuara të shpirtit shqiptar, i them une. Më dukej se ai buzëqeshte me temperamentin tim. Me shjegimet e tija më dukej sikur më qortonte, por edhe më qetësonte duke shpjeguar: “Po por sod shqyptarët e qytetnuem po duen me thânë, se nji nieri me besë si ne moçme âsht ne Lekës d. m. th. nuk din në që jetë âsht, madje edhe burrnija gati gati po blehet me pare e me reklame, e, kê po han besa e burrnija, atê e ká hanger fiura. Ata, qi s'duen me e pá me sy shqyptarin, po duen me thânë, se kombi i jonë mund të mârre kulturen, por s'mund të qytetnohet, d. m. th. nuk mund të trajtohet per me iu pershtatë jetës nierzore moderne - e mjerisht këtij menimi jânë edhe mâ se nji shqyptarë, të cillve u ká dalë hatrit vetja e Shqypnija -prandej, per trajtimin e edukaten e shqyptarit lypin të shlyhen prej shpirtit të tij besa e burrnija e malokve.”

Kjo do të thotë se vlersimet e mija disi janë të shtruara në kahje të duhur, i thashë unë. Ai nuk më përgjigjet. Në qetësin e tij, vazdon të më thotë: “Ani mirë, se po rrenojm, po ia hjekim shqyptarit këto dy vetí, por s`mjafton të rrenojm; lypet dhe të ndertojm mbi rrenime. E po shka do të vêm në vend të besës e të burrnís? Me shka do ta mbushim ket golle, qi jet' ne shpirtin e shqyptarit? Në çë mnyrë atherë do t'ia gjejm rrfanen jetes e ekzigjencës së shqyptarit, e cilla po nuk u gjet e nuk u plotsue do të shkaktojë katastrofen kombtare?“

Këto pyetje disi më brengosën. Mu duk se e provokova shpirtin e tij. U ndjeva fajtor. Mirëpo urtësia e përvoja e tij panë habin time. Isha i habitur sepse situata e botës së shqiptarit nuk kishte ndryshuar shumë që nga koha kur ishte fizikisht i gjallë. Po brengosëm për Kosovën i thash. Kemi një kaos. I thonë tranzicion.

Njeriu në kët vend sillet vërdallë i hutuar e i brengosur, komentova unë. Sikur donte të më qortonte, e, njëkohësisht edhe të më qetësonte, vazhdon duke mu drejtuar: “Nuk dijm shka do të na gjegjin lexuesat tonë per rreth këtyne përvetjeve; jemë të sigurtë se "dikush thumbit e dikush patkonit", prandej po mârrim lêjen me ia tëfaqë menimin tonë publikut shqyptár: Ne trajtimin e popullit tonë s'do të shikjojm vetem me prishë e me rrenue, por “ besen shqyptare” do ta shndërrojm me trajtimin e ndergjegjes nder parime të shndoshta, e “burrnin tonë”, sod e mbrapa s`do ta mbajm me pushkë e me tagan, por, me edukatë kombtare do t`i japim shqyptarit zotsín vetjake në mendim, në fjalë e në pûnë, e cila zotsí sod pagzohet me fjalën corragiocivile. Mos të rrehena! Dér dje shqyptari kjé nieri me karakter (nemose nder parime të veta) por i pa gjyetnim, e po deshtem na sod me ia ndreqë vetem duken, tue i prishë kênen e karakterin, në ket mnyrë i bâjm mâ të madhin atentat jetës kombtare.”

Po çka duhet vepruar? Si duhet bërë? Sikur donte të më thoshte edhe më shumë për burrnin shqiptare. Mendova se shpjegimet e tija për elementine burrnisë tek shqiptarët e kishte përfunduar. Thellësia e filozofisë së këtij vyrtyti shqiptar ishte edhe më e madhe. Ai dëshironte të më mësonte edhe më shumë për botkuptimin e këtij vyrtyti. I urryer nga përvoja fillon të krahasoj shpjegimin e tij duke vazhduar: “Idea "burrni" e jona, dán se mân diç mâ teper se idea e grekvet e se idea virtus e rromakvet. E njimend, prej nji burri ne veshtrim të plote na kerkojm madhnín shpirtnore, pse burri do te jét bujár, zêmbergjênë e i madh nder të tâna pikpamjet; në nji burrë duem te shohim kjartsín e mendes, pse burri din shka bân e shka flet, as “kurr nukngutet prej urtije e jo prej tutet”... Prap mandej "burrnia" nenkupton zotnimin e vetit, pse burri, qi â burrë e ká vetin në dorë, as s`mêrret me doshkado; burrin e majm të panjollë porsi vehtja, si edhe të stolisun me të gjitha vetít, qi i lypë ndera e fisit e e familjes, pse burrit nuk i kuqet ftyra, aj e kí s`ynin (ndergjegjen) kokerr (te pafrigshem). Tue kênë se burrnia xên fill e pështetet në besë, e besa se mbrâmi ne droje të Zotit, të tânë fuqia morale, karakteri e qindresa e nji burrit themelohen në bazë objektive, reale e të njimendtë e shkon baras me natyrë te nierit aq, sá nji të shburrnuemit nuk i vjen mâ era nieri. Qe se si me idén "burrní"na i shprehim të gjitha virtytet e vehtjake eShoqnore jo vetem në dispocijon e n'aftsí, por ne veprim e në zbatim a si thonë in facto esse.”

Mbeta i shtangun. Ai nuk foli më. U largua në qetësi. Dhe u palos në raftin e librave duke më shikuar me admirim pse më la në mendime. Si ta kuptoj këtë shpjegim?

Kuptova një gjë shumë të thellë filozofike. Kuptova faktin se, për të gjykuar diçka si të dalë mode a jo, si e vlefshme a jo, si traditë e mirë apo e keqe, duhet analizuar vetëvetën. Pra thellësin e filozofisë së këtyre vyrtyteve shqiptare. Kuptova sa kuptimi i drejtë i këtyre vetive që i atribuohen shqiptarit nuk janë primitive, nuk janë të egra, ato janë edhe sot aktuale nuk bien e ndeshë me jetën moderne. E ata që nuk e njohin vetëvetën dëmtoj rrethin, shetit dhe ardhmërinën e vendit.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx