Kulturë
Baki Ymeri: Shqiptarët në zemër të Bukureshtit
E enjte, 06.12.2012, 09:34 PM
KOSOVA
DHE SHQIPËRIA NË ZEMËR TË BUKURESHTIT
Nga Baki Ymeri
Shqipëria
dhe Kosova janë duke dhënë shembuj konkretë për mbrojtjen e interesave vitale
të tyre duke u ndërlidhur me Bukureshtin, me komunitetin e këtushëm shqiptar,
me institucionet dhe autoritet rumune. Konkretisht, fjala është për përforcimin
e relacioneve diplomatike, ekonomike dhe kulturore mes Bukureshtit, Tiranës,
Prishtinës dhe diasporës shqiptare. Në këtë kontekst, duke ndjekur artikujt e
shtypit, konstatojmë se paralelisht me rritjen e simpatisë rumune ndaj kombit
shqiptar (një dukuri prezente edhe në kohën e Mbretërisë), paralelisht shkon
duke u shembur ishadmirimi i Bukureshtit ndaj Beogradit antishqiptar dhe
antirumun. Këtë e themi duke u bazuar në faktin se, derisa Rumania ua ka dhënë
të gjitha të drejtat serbëve të këtij vendi, Serbia dinake nuk u ka dhënë asnjë
të drejtë kombëtare, fetare dhe arsimore, rumunëve të Luginës së Timokut.
Atëherë, pse mos të shumëfishohet admirimi rumun ndaj kombit shqiptar dhe
vlerave të tij? Ja disa argumente konkrete:
Pas
përurimit të pllakës përkujtimore në ish-kishën shqiptare të Bukureshtit (Shën
Nikolla), që e nderoi edhe kyreministri Berisha me rastin e 100-vjetorit të
shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ambasadori shqiptar në Bukuresht, Sami
Shiba, së bashku me personelin e ambasadës, më 28 nëntor të këtij viti dha një
pritje zyrtare në “Hotel Marshall Garden”, për trupën diplomatike të akredituar
në Bukuresht dhe përfaqësues të institucioneve rumune, si dhe një pritje të
dytë për komunitetin shqiptar dhe
studentë nga Shqipëria që studiojnë në Rumani. Në pritje, në emër të Qeverisë rumune
mori pjesë dhe foli Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Rumanisë, Zoti Corneliu
Dobricoiu, i shoqëruar nga Këshilltari Shtetëror pranë Kryeministrit Zoti
Gheoghe Predescu. Në këtë manifestim, përveç diplomatëve të panumërt morën
pjesë edhe përfaqësues të organizmave ndërkombëtare, zyrtarë të institucioneve
shtetërore rumune, Parlamentit, Senatit, Qeverisë, Ministrive, deputetë,
senatorë, përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues të partive të ndryshme
politike, të komuniteteve fetare, të shoqërisë civile, njerëz të artit dhe
sportit, përfaqësues të biznesit, të botës akademike, intelektualë e miq të
Shqipërisë, gazetarë dhe përfaqësues nga mediat rumune etj. Ishin të pranishëm
gjithashtu dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme si Drejtori i
Ballkanit Perëndimor dhe Kooperim Rajonal, Drejtori i Protokollit etj. Përveç
diplomatëve Luan Topçiu dhe Aleks Jaso, në manifestimin kushtuar Ditës së
Flamurit ishin prezentë edhe disa miq të devotshëm të kulturës shqiptare, si
Tiberius Puiu, Gjergj Bukura, Aleksandru Mika etj.
Në këtë pritje,
me një pjesëmarrje impozante, ambasadori shqiptar mbajti një ekspoze në të
cilën evidencoi progresin e Shqipërisë në 100 vjetorin e Pavarësisë,
kontributin dhe mbështetjen e Rumanisë në përgatitjen e terenit për shpalljen e
pavarësisë, si dhe marrëdhëniet mjaft të mira dy vendeve tona. Ministri i
Mbrojtes Kombëtare, zoti Corneliu Dobricoiu, në fjalën e tij, pasi përcolli
urimet dhe përshëndetjet e Kryeministrit të Rumanisë, Zotit Victor Ponta, për
100-vjetorin e Pavarësisë, duke përmendur rëdnësinë e lidhjeve historike midis
dy vendeve, shprehu mbështetjen e vazhdushme të Rumanisë për Shqipërinë, duke
veçuar marrjen e ftesës në Samitin e NATO-s në Bukuresht dhe mbështetjen për
anëtarësimin në NATO, si dhe vazhdimin e mbështetjes në rrugën e integrimit të
Shqipërisë në BE. Vlen të theksojmë se në zemër të Bukureshtit u organizua një
pritje e veçantë për komunitetin e këtushëm shqiptar, për studentët nga
Shqipëria që studiojnë në universitetet rumune, për shqiptarët e Bukureshtit
dhe qyteteve tjera të Rumanisë, si dhe për miq të shumtë të Shqipërisë dhe
shqiptarëve.
Personalitete
të shquara të jetës politike, shoqërore dhe të biznesit të Rumanisë,
transmetuan me këtë rast urime në adresë të Shqipërisë dhe ambasadës shqiptare
në Bukuresht. Salla dinjitoze ishte e mbushur plotë me të ftuar si kurrë më
pare, duke u ndjerë konkretisht admirim që ka krijuar Rumania ndaj kombit
shqiptar dhe vlerave të tij morale, historike dhe patriotike. Dr. Xhelku
Maksuti thekson se ky ishte manifestimi më i bukur dhe më madhështor që ka
organizuar ambasada shqiptare në 65 vitet e fundit. E vetmja që s’kishte guxim
të vijë, duke qenë e konsideruar si persona nongrata e komunitetit shqiptar,
ishte pseudodeputetja Oana Manolescu që ka hedhur kandidaturën e pestë në
Parlament, për të gëlltitur edhe më tej buxhetin e Qeverisë rumune destinuar
komunitetit shqiptar.
Prezenca
e krijuesve shqiptarë nga Kosova dhe diaspora shqiptare në massmedian rumune,
është një eveniment tjetër historik. Themi „historik” sepse kurrë më parë nuk
ka qenë më e njohur Kosova në këtë vend se sa në 10-15 vitet e fundit, që kurë
se e panë dritën e botimit librat e Sali Bashotës, Sabile Bashës, Nexhat
Rexhës, Basri Çapriqit, Halil Haxhosajt, Miradije Ramiqit, Jeton Kelmendit,
etj., disa nga autorët shqiptarë duke qenë të nderuar me lansime të denja në
kuadrin e tryezës së miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Bukureshtit. Në këtë
kontekst, vlen të theksojmë se revista prestigjioze letrare, si Ardealul
literar, Nomen Artis, Constelatii diamantine, Noua ProVincia Corvina, Regatul
Cuvantului, Oglinda literara etj., kanë botuar nga një cikël të konsideruar
oezishë të Ali Podrimjes, Sali Bashotës, Lulzim Tafës, Kozeta Zylos, Vezir
Ukajt, Hamdi Tashollit, Ilia M. Dilos dhe krijuesve tjerë nga Kosova dhe
diaspora shqiptare. Më 17 nëntor 2012, gazeta “Ultima Ora”, dhe më 28 nëntor,
gazeta “NineoClock” (në anglisht), si
dhe “Bursa” në rumanisht, botuan artikuj nga ambasadori Sami Shiba ku flitet
për progresin e Shqipërisë, duke nxjerrë në pah potencialin ekonomik, qëndrimet
dhe politikat rajonale, si dhe marrëdhëniet briliante midis dy vendeve tona.
Përfundimisht duam të theksojmë edhe botimin e disa projekteve tjera kushtuar revistave Kosova dhe Shqiptari, si dhe afirmimit të letërsisë shqipe në gjuhën rumune, kurse kohëve të fundit, përmes dashamirëve tanë, edhe në gjuhën suedeze dhe angleze. Dhe së fundi, ja ku e keni linkun me artikullin “Vetëm serbët janë fajtorë ndaj Tribunalit Penal Ndërkombëtar”, botuar në të përditshmen “Adev?rul” (E vërteta), që dëshmon se Zoti dhe Rumania e kundrojnë me admirim kombin shqiptar dhe vlerat e tij.