E marte, 25.03.2025, 06:24 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Amaneti i instrumenteve

E hene, 03.12.2012, 06:41 PM


AMANETI I INSTRUMENTEVE

Nga Demir KRASNIQI

Kanë lidhë besë  veglat n’ orkestër –
Mos ta lamë  punën për nesër !
Shumë po e lusin klarinetin –
Ta çojmë  n’ vend , ne,  amanetin !

Çka po thotë lahuta n’ bisht –
Mos këndoni këngë serbisht !
Çka po thotë surlja në pip –
Këndoni pastër , këndoni shqip !

Çka thonë  pipëzat e gajdexhinjve –
Mos iu këndoni këngë  dilenxhinjve !
Çka  po thonë jonet e  fyellit –
Mos i këndoni këngë dahpyllit !

Çka thonë tingujt e  kavalleve –
Mos iu  këndoni këngë  avdallëve !
Çka po thotë solo kavalli –
Mos iu  këndoni  njerëzve  për s’ gjalli !

Çka thonë telat e çiftelive –
Mos iu këndoni këngë mafive !
Çka  thonë telat  e  sharkisë –
Mos këndoni këngë t’ ashikërisë !

Çka thotë harku i violinës –
Mos këndoni këngë të  shkinës !
Çka thonë pipëzat e harmonikës –
Mos  i këndoni  këngë  politikës !

Çka thonë  susta  sintisajzerësh –
Mos  këndoni këngë dylberësh !
Çka thonë telat e  kitarave –
Mos iu  këndoni këngë tradhtarëve  !

Çka thonë saze e buzuke –
Leni këngët  greko – turke !
Çka thonë krismat në  çinele –
Mos më ngrehni turqisht gazele !

Çka  po thonë telat e uteve –
Mos iu  këndoni këngë hajdutëve  !
Çka thonë tingujt e kontrabasit –
Mos këndoni këngë për  hasmit !

Çka thonë  ritmet  e  darabukëve –
Mos këndoni n’ melos  t’ magjupëve !
Hani pite e bakllava –
Mos këndoni “Tallava !”

Çka  thotë krisma  e  tupanëve –
Mos iu  këndoni këngë hajvanëve  !
Çka  thotë  defi  me  çampare –
Këndo për qejfi , e jo për pare !



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx