E diele, 16.02.2025, 07:35 PM (GMT)

Kulturë

Tefik Selimi: Sadri Hadërgjonaj - një emër i rrallë

E enjte, 06.12.2012, 07:52 PM


Sadri Hadërgjonaj - një emër i rrallë i fotografisë artistike...

Nga Tefik Selimi

Arti është vetë jeta. E jeta është vetë arti. Pse jo? Çdo gjë në natyrë është e  rrethura me art të bukur. Ky art që na rrehton, nuk ka kufi. Është art që e  shijojmë dhe e pëlqejmë. Na flë në shpirt e zemër. Andaj, kur shijohet arti, harrohen dhimbjet dhe mosha. Njerëzit e duan të bukurën, se jetojnë më gjatë. Arti e zbukuron jetën. Njeriu, duke shijuar artin e bukur, e sheh të ardhmen si vjen... S’ka me artin e bukur! Pa artin e bukur, njeriu nuk ka vlerë Këtë art e duan të gjithë krijuesit ardashës. Pse jo? Nuk ka njeri që nuk e adhuron artin. Edhe fotografia është art. Arti fotografik është një profesion i rrallë i jetës. Është art që e pasqyron jetën e “gjallë” pa frymëmarrje. Prej të gjitha llojeve të  artit, si: piktura, skulptura, muzika, vallja, kënga, recitimi, aktrimi, mimika e të tjera, fototografia është arti më i pëlqyer nga krijuesit e kësaj fushe. S’ka njeri pa letërnjoftimin e tij me fotografi. Aty je vetja e parë. Këtu është dhuntia e  profesionistit, por edhe i një “zanati” të dijes. Po në këtë “botë” të artit fotografik ka hyrë edhe Sadri Hadërgjonaj. Ky është një nga mjeshtrit e fotografisë artistike. Ai jeton me fotografinë e “gjallë”. Fotografia artistike është pjesa e përditshme e jetës së tij. Nuk ka shënim të bukur pa fotografi. Më shumë flet fotografia, se shkrimi. Kur mongon fotografia, shkrimi është  i “thatë”, pa shije. Bota më shumë i beson fotografisë se shënimit. Artistët e kanë më lehtë të krojnë fotografi, por e kanë më vështirë të gjejnë “rast” për të fotografuar. Kush e do fotografinë, e do artin e jetës. Nuk ka natyrë e pamje e pa ngjyra. E, Sadri Hadërgjonaj e ka këtë “zanat” jete, i cili, jo vetëm se i sjellë të mira jete shpirtërore, por edhe e ka hobi jete e pune. Jeton me  fotografinë artistike. Ai, duke dashur fotografinë, ka krijuar vepra e “sende” të mira. Ka udhëtuar anë e kënd botës. Është bërë një udhëtar  me ekskperienca më të ndryshme të punës së tij. Ai njihet edhe përkthyes, madje autor i poezive. Por, thotë se  shkruan repotazhe e shkrime tjera të përditshmërisë sonë. Me atën kësaj “bote”, ai ka filluar njohë njerëz më të shquar të jetës letrare. Thotë se, qysh në vitin 1957 e ka ble aparatin e fotografisë. Dhe, jo vetëm kaq. Ai në fotografi sjellë diçka të veçantë. Nuk është fotografia e tij e  rëndomtë apo e zakonshme, por fotografia e tij është e gjallë dhe e jashtëzakonshme. Aty sheh një botë krejtësisht “tjetër” nga fotografitë tjera. Edhe krijuesit tjerë, duke i shikuar fotografitë e Sadri Hadërgjonajt, frymëzohen të shkruajnë edhe vepra letrare e artistike. Aty janë artikulimet e frymëzimet të poetëve, por edhe të artistëve të artit piktural, madje edhe të dramaturgëve e të romaniserëve. Me një fotografi, ai sjellë interesime të shumta tek njerëzit që e duan artin fotografik. Kjo “punë” e artistit Sadri të bën për vete dhe për të tjerë. Ai, fotografitë e tij i ka ekspozuar në shumë vende. Kudo që janë ekzpozuar, janë pritur me interesim të madh. Kjo është ajo  bota e tij e rrallë magjike e  artit fotografik të tij. Pse jo? Artisti i madh e gjen artin dhe  e pushton botën. Andaj, ditë më parë, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, është hapur ekspozita me fotografi e fotografit Sadri Hadërgjonaj, me titullin “100 etnoportrete për 100-vjetorin e Pavarësisë së shtetit Shqiptar. Sali Bashota, drejtor i Bibliotekës, tha se kjo ekspozitë do të jetë pjesë e programit të Bibliotekës në rastin e shënimit të 100-vjetorit të Pavarësisë. “Këtë ekspozitë e kemi dashur ta sjellim në ambientet e Bibliotekës Kombëtare edhe më herët, por kemi vendosur që këtë ta bëjmë tani në rastin e shënimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së shtetit Shqiptar”, u shpreh ai. Agim Gjakova, krijues, e çmoi lart talentin dhe stilin e fotografitë e S. Hadërgjonaj. Ai tha se Hadërgjonaj është vërtet artist i fotografisë artistike dhe se në bazë të frymëzimit të tij, i ka sjellë këto fotografi në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndërsa, Sadri Hadërgjonaj, autor, duke folur për të bukurën, tha se edhe vetë ambienti i Bibliotekës, është një bukuri më vete.“Ky tempull përbëhet prej 99 kupolave, kupola e 100-të është edhe përvjetori i Pavarësisë, por është edhe ky djalosh me këtë abetare në dorë, i cili është libër i shenjtë, është Kurani dhe Bibla e shqiptarëve. Unë asnjë fotografi që është këtu nuk e kam punuar vetë, nuk e kam krijuar vetë, por këtë e ka krijuar natyra, ajo që më ka frymëzuar”. Pra, Sadriu, si frymëzim e ka fëmijërinë dhe fshatin e tij të lindjes, Pobërgjen, komuna e Deçanit. Ai është paraqitur në më se 28 ekspozita personale dhe kolektive në vende të ndryshme të Kosovës, Ballkanit dhe në Shtetet Skandinave. Kjo  është ekspozita ishte e 30-ta e tij me radhë personale e  kolektive. Ka  patur afro 20 vepra arti, duke filluar nga fshati i tij e deri në Prishtinë, Skandinavi( (Finlandë, Suedi, Norvergji etj). Sadriu është i lindur në Pobërgje, më 1940. Është djalë i parë i këtij fshati që  ka shkuar në shkollën e mesme. Është themelues i “Arradhës    vëzhguesve” të atëhershëm dhe  një  nga themeluesit e Klubit të Hendbollistëve të Deçanit. Katër vjet të shkollimit fillor i ka kryer  në Drenoc të Deçanit, ndërsa katërë klasë të tjera i ka kryer në Deçan. Pasaj, ai shkollën e mesme, Ekonominë, e ka mbaruar në Pejë. Fakultetin Ekonomik e ka mbaruar në Sarajevë. Është redaktor i parë  i emisioneve në gjuhën shqipe në Radiotelevizionin e Sarajevës, më 1970. Mandej, është një  nga themeluesi e  klubit  të shqiptarëve të  Bosnjës e Hercegovinës, më 1967, me emrin Klubi i Shqiptarëve të Bosnjës- Hercegovinës “Bajram Curri”. Po ashtu, në shkollën “Bane Shurbat” të Sarajevës, është  anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve. Paralelisht me artin fotografike, mirret edhe me përkthimet nga  shqipja në boshnjakisht të krijimtarive të autorëve shqiptarë, nga Kadare , Agolli e deri te Beqir Musliu, Sabri Hamiti e Fora Brovina. Në Ljubljanë ka përkthyer mbi 10 panorama poezish në përkthimin ose  rikëndimin. I ka përkthyer e botuar afro 100  tregime nga shqipja në gjuhë të huaj. Me radhë  ka botuar  ndonjë tekst  në gazeta  pa ilustrim të fotografive të tij. Ai në një bisedë rasti tha se, gazetarinë, figurativisht e ka “grua”, ndërsa fotografinë e ka  dashnore, pa të cilën nuk mund të jetojë. Atij i intereson fotografija kroniko-artistike e  pornografisë sociale të ngjareve skamnore.  Motivet  kryesor tek fotografia e Sadri Hadeërgjonaj është Etnosi shqiptar. Sadri Hadërgjonaj ka shkruar tri apo katër poezi që ua ka dedikuar dashurive e heroizmave të  njerëzve të nënqiellit, të  etnosit që  e ka  lindur me karakter edukativo- patriotik. Te artisti Hadërgjonaj gjejmë shembullin e dashurisë për vendin e të parëve, për bjeshkët e vërrinit, për qytetet e fshatrat e bukura kosovare. Por, në artin e tij fotografik gjen edhe pejsazhin e luleborës dhe luleshtogës. Pra, ky artis i madh, me fotografitë e tij na sjell nga lart e nga larg lule, gjelbrim, pamje bukolike, gurë e shkëmbinj, gurgullima lumenjsh, mjeshtri, drugdhendjeje, lojëra që natyra i posedon. Arti i tij sjell bukuritë e rralla, që nuk janë të paprekur dhe janë “vende” përrallore dhe të virgjëra të jetës shqiptare. “Ai që nuk ka art të bukur fotografie, nuk duhet të ekzistojë”, shton Sadri Hadërgjonaj. Sepse, në ato pjesë të fotografisë së tij shihet qartë brenda ku është jeta, dhembja dhe bukuria magjike e krejt universit tonë. Nëpërmjet ngjyrave të këtij “zanati”, flasin ndjenjat, flasin qelizat e njeriut tonë, por flet edhe  shpirti i njeriut tonë. Të gjitha këto janë imazhe të shkrumbit e të prushit, në të cilët ishte djegur  vendi i tij gjatë kohë së luftës, 1999. Kjo jetë e artit të tij fotografik ishte me plot me lotë e vaj të njerëzve që kërkonin të humburit e tyre, por kërkonin edhe varret e të pagjeturëve pa “nishan” e pa gjurmë jete. Në këto fotografi shihen qartë ritmet e rimave elegjiake të dhimbjes sonë. Ai, duke punuar si arstit, Sadri Hadërgjonajk iu ka kthye sot portretve gazmore dhe kapjeve të tjera, të gjallëve. Me shkrepjet e tij prej artisti, vazhduan ngulmimet e shënimeve fotrgrafike për kronikën e shndërrimeve të ngadalta, por të “fota”e të sigurta të ecjes kosovare përpara. Pse jo? Arti i bukur  krijohet    natyrë dhe nëse artisti ja arrin të kopjojë natyrën, pa modifikime të mëdha, atëherë, ajo është art  me plot kuptimin e fjalës. Artisti e  poeti e dashurojnë shumë të bukurën, njëkohësisht e “duan” edhe të shëmtuarën. Shih nga kjo, ata si artistë janë të pavdekshëm e të papërsëritshëm në përkushtime e tyre arti. Pra, Sadri Hadërgjonaj e ka një botë më të veçantë se krijuesit tjerë të artit. Ai, duke dashur artin fotografik, sikur edhe vetë e jeton jetën dhe  bëhet poet, shkrimtar, madje edhe piktor e artist më i mirë në jetë i dashuruar dhe i  përkushtuar në këtë  “zanati” të jetës e punës së tij. E, Sadriu Hadërgjonaj është i tëri artisti i artit fotografik.

Abetarja


Shtepia e kohes...


Vajza shqiptare...



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora