Kulturë
Eroll Sejdiu: Gabime rreth përdorimit të ''Te'' dhe ''Tek''
E premte, 07.12.2012, 05:55 PM
GABIME RRETH PËRDORIMIT TË
PARAFJALËVE TE DHE TEK NGA MASMEDIAT
Duke parë gabimet e shumta në
përdorimin e parafjalëve te dhe tek, do të përpiqem që përmes shembujve
konkretë, të kuptohet përdorimi i drejtë i tyre.
Parafjala është pjesë e pandryshueshme e
ligjëratës , që shpreh marrëdhënie sintaksore varësie midis një emri, një
numërori ose një përemri në një rasë të caktuar dhe një gjymtyre tjetër në një
togfjalësh.
Parafjalët në gjuhën shqipe janë: me, nga ,
në, nën,për, rreth, ndaj, te , tek etj.
Duhet kuptuar se parafjalët te dhe tek nuk
kanë vlerë të njëjtë përdorimi, pra, nuk përdoren njësoj në të gjitha rastet,
por përdorimi i tyre përcaktohet me rregullat e drejtshkrimit.
Parafjala te përdoret
gjithmonë kur fjala që vjen pas, fillon me bashkëtingëllore. P.sh.
Linda qëndron te pragu i shkollës. (E
jo) Linda qëndron tek pragu i shkollës.
Çdo verë shkonte te gjyshi në fshat. (E
jo) Çdo verë shkonte tek gjyshi në fshat.
Erisit i shkon mendja te shokët. (E jo)
Erisit i shkon mendja tek shokët.
Parafjala tek përdoret
gjithmonë kur fjala që vjen pas fillon me zanore. P.sh.
Takimin e kemi lënë tek ura. (E jo)
Takimin e kemi lënë te ura.
Aliu shkonte tek ajo shtëpi. (E jo)
Aliu shkonte te ajo shtëpi.
Nesër do të mësojmë tek unë. (E jo)
Nesër do të mësojmë te unë.
Parafjala te drejt
shkruhet: te
Parafjala tek drejt shkruhet: tek ajo dhe jo te ajo, tek ara dhe jo te ara, tek ura e jo te ura etj.
Albanolog: Mr. Eroll Sejdiu