Kulturë
Begzat Rrahmani: Thënie të tunxhta (5)
E premte, 07.12.2012, 07:28 PM
Begzat
RRAHMANI
THËNIE TË TUNXHTA DHE MEND(DIME) TË TURBULLTA - V
1. – Në Turqi ka mbi pesë milion shqiptarë, frymojnë por janë të zhdukur, asaj rruge shkojmë edhe ne...???!!!
2. – Liderët shqiptarë deri tani kanë treguar patriotizëm vetëm në mënyrë perfide...?
3. – Serbët dhe Maqedonasit paskan të drejtë të interesohen në shtetet tjera edhe vetëm për; 2, 3, apo 4% të njerëzve të tyre, kurse Shqiptarët s’paskan të drejtë të interesohen për njerëzit e tyre as për; 15, 25 apo 95% ...??
4. – Punët amorale i din vetëm ai apo ajo që merret me amoralitet...
5. – I vetmi komb në botë janë SHQIPTARËT, japin tre e marrin një...?!
6. – Ministri i thotë zëvendësministrit; hesht ti je parti PAKICE, zëvendësministri i thotë deputetit; hesht ti je parti e vogël-shqiptare. O i mjerë ku ka parti pakicë, apo njeri të vogël apo të madh për ÇËSHTJEN KOMBËTARE...???!!!
7. – Çfarë çmendurie shkojnë deri në MEKË për të vrarë SHEJTANAT arab, kurse i lejnë pa vrarë në Maqedoni LIDERAT- o më falin SHEJTANAT SHQIPTARË...???!!!
8. – Parlamentarë plotësoni kërkesat e këtyre luftëtarëve, ato që do të vinë pas këtyre s’do të kenë nevojë për këtë PARTALLMENT...???!!!
9. – Luftën e bëmë me disa “BRANITELLA”, por armiqësinë e kemi brenda shqiptare...???!!!
10. – Shqiptarë duhet të punësohen në punë të shtetit prej 20 deri 25%, kurse maqedonasit duhet të marrin pensione dhe të tjera të mira lufte prej 25 deri 30%...???!!!
11. – Të shikojmë interesin PARTIAK, ai KOMBËTAR pret edhe 100 vjet të thera...???!!!
12. – XHENIALLI(në rrethin tonë kur themi xheniall, apo gjeniall mendojmë për njeri budalla) kërkon që rreth vetes të ketë njerëz GJENIALË i lumtë pasi të krejt i ka bërë XHENIALLA...?!
13. – Hidhërohej hoxha pse se thirrin në manifestime, le ta mësojë gjuhën shqipe dhe krejt do të jetë në rregull...?!
14. – Në anën e majtë ndihem SHQIPTAR, te ana e djathtë ndihem TURK, kur jam në PARTALLMENT siç i thotë baca Salë Kërçova, dorën në zemër në mes ndihem ORTODOKS SLLAV...???!!!
15. – Patriotizëm i shëndosh është, kur për të mirën e tjetrit shkatërron shtëpinë tënde...?!
16. – Im vëlla kur ishte i mirë për Ju, s’bënte për mua, tash s’bënë për Ju, por është i mirë për mua, edhe pse kapitali i vajti pa kthim...???!!!
17. – Popullit BIBLIK duhet të zhduket, duhet të zëvendësohet me popull me njerëzi...?!
18. – Tribunali i Hagës do ti lirojë edhe serbët një lloj siç e liroi edhe Milloshe-viçin...???!!!
19. – Shumë ishit të vegjël, shpejt u rritët tash pa u plakur dëshironi të vdisni...?!
20. – Partallmenti nuk do të ndizet, por amendamentet me siguri...?!
21. – Dikur shpalleshim tradhtarë me fjalë, tash shpalleni me vepra...???!!!
22.- Kryetari i famshëm thoshte ato prej burgu dalin, ose kështu, ose ashtu, por këto tanët dolën edhe ashtu edhe kështu...???!!!
23. – Dikur i dëgjonim fjalët, tash i shohim edhe veprat...
24. – Duke u lutur dhe falur në gjuhë të huaj dhe të pa kuptuar, përpara ZOTIT bëni MËKATIN më të madh, por edhe për gjeneratat që vinë pas jush...???!!!
25. – Ato që përkrahin pushtetin e huaj dhe të egër, shpejt populli do ti varrosi...???!!!
26. –Falni Pogradecin dhe Mitrovicën, pas 100 vjetësh ESHTRAT do t' ua PRAROJNË...???!!!
27. – Vajzat shkodrane lulëzojnë dhe rinojnë Maqedoninë, por edhe Serebinë...???!!!
28. – Popull ne QEVERITARËT, do të hamë sot e ju POPULL i nderuar do të hani pas një viti...?!
29. – Si
e zbuluan varrin aty panë eshtra të një derri të egër...???!!!
30. - Zvarritja e emrit dhe Shkupi 2014 pa mëshirë gëlltisin paratë tona...?!
31. – Dikur u thuhej mësoni gjuhën maqedonase dhe së paku do të jeni drejtorë, tash u thuhet prapë maqedonasve mësoni gjuhën shqipe dhe vendin e punës e keni të garantuar...
32. – Për maqedonasit ligji i mirë fillon të hy në fuqi dy vjet përpara se votohet në Partallment, kurse për shqiptarët pesë vjet pas votimit e në të kundërtën ndërrohen vendet...???!!!
33. – Dikur për këngë ishim pas cergarëve, kurse sot jemi përpara tyre...?!
34. – Ato të cilët dështojnë nëpër UNIVESITETE dhe si kombëtarë kthehen te pleqtë dhe te xhamia si fetarë të mirë...???!!!
35. – Ai i cili deri dje na dënonte pse e thoshim fjalën ZOT, tash pesë herë në ditë e mban prapanicë përpjetë...?!
36. – Ndihen si turq, flasin maqedonisht, kurse ne ndihemi shqiptarë, flasim shqip, por lutemi e falemi arabisht...???!!!
37. – Me fjalë të ëmbël e butë, por me vepra të hidhët e shumë të egër...?!
38. – Të kaluarën t' ia lejmë historisë dhe historianëve-maqedonas...???!!!
39. – Me fjalë kërkojmë ABETARE mbarë kombëtare, kurse me ligje të shkruar kërkojmë arsim të integrua-PARALELE TË PËRZIERA si dikur me gjuhë shtetërore maqedonase...???!!!
40. – Pse thoni se kemi marrëveshje me gojë, urdhëroni shikoni emrat e parlamentarëve dhe qeveritarëve shqiptarë, jo vetëm të meshkujve, por edhe të femrave krejt janë të shkruar në listat e rrogave...???!!!
41. – Ne juve të pushtetit s' kemi ç' tu bëjmë, ama krimbat do t'ua luajnë...?!
42. – Kur shkruan PISË DOSA ka lindur PIS DERR, Ju u hidhëruat tash analizoni spiunllëqet që ua ka bërë...???!!!
43. – Ky i MADHI i VOGËL, s' të donë dhe respekton as TY e as TY, por as edhe TY, prandaj mos e mbani kokën lart, bashkoheni se herë kurdo qoftë do t’ u gjejë ajo e qeve...???!!!
44. – Këto të oxhakut, edhe atje në amshim do ta kenë prestigj të FERRIT...???!!
45. – Idioti më I madh është ai SHTETAR i cili ofendon dhe minimizon një person-deputet dhe parti që ia bëjnë me dije se punë e tija janë të fëlliqura...???!!!
46. – Titulli i marr pa meritë të benë një intelektual të retarduar...?!
47. Shqiptarët bëjnë të njëjtin gabim që dikur e kanë bërë GJERMANËT...???!!!
48. – Ai i cili lëkundet në tokë mos e lartësoni në qiell...???!!!
49. – Pas mbretit duhet edhe MBRETULIT ti ngrihet LAPIDAR që me MARRËVESHJEN e OHRIT na bëri PAKICË të MADHE...???!!!
50. – Prej te MO-ja çdo gjë që na jepet, jepet prej VULLNETIT të MIRË të maqedonasve, por...???!!!
51. – Shqiptarulët bëjnë punë dhe harxhime të mëdha por VEPRA të VOGLA...???!!!
52. – Ne
serbët nuk e pranojmë TRIBUNALIN e
HAGËS, ai është kundër nesh, do ta pranojmë nëse transferohet në
53. – Edhe një nokaut për Serbinë, jo në boks, por në DREJTËSI...???!!!
54. – Edhe pse nuk e deshëm për ne SLLAVËT ishte TITOJA, por ai i dyti-sllav...???!!!
55. – Ne mirë jemi në vendet rurale, në ato urbane edhe ajri është i fëlliqtë...???!!!
56. – Në vendin e shqiptarëve atje Hagë tash duhet të pushojë KARLLOVIÇKA...???!!!
57. – Me flamuj dhe minare e bëmë SHQIPËRINË E MADHE...???!!!
58. – Rinia të mbrojë FLAMURIN, kurse LIGJET dhe KUSHTETUTA të dënojnë RININË...???!!!
59. – E “ LUMTUR” është ajo RINI, që prindi she liderët ia trasojnë rrugën e KAZAMATEVE...???!!!
60. – Me
ligje dhe KUSHTETUTË SLLAVE dhe ARABE ndalohet në XHAMI të shkruhen SHKRONJA,
FJALË dhe EMRA SHQIP...???