Kulturë
Xhevahir Cirongu: Valdet Avdiu, tregimtari kosovar
E shtune, 08.12.2012, 02:00 PM
Kritikë
Valdet Avdiu, tregimtari kosovar që lundron me
fjalën shqipe në dy gjuhë evropiane
Vështrim rreth vëllimit me tregime "Lavirja në pentagramin tim".
Nga Xhevahir Cirongu
Duke
lexuar tregimet e Valdet Avdiut, ndjen brenda shpirtit tingullin muzikor, jo
vetëm të pentagramit,por dhe të fjalës së shkruar aq bukur të shqipes
sonë.Autori ka gjetje artistike.Fjala brenda frazës së shkruar ka rrjedhën e
saj kuptimplote.Mënyra e rrëfimit mbart me vete thjeshtësi.Kjo e bën që lexuesi
të përshkojë deri në mbarim së lexuari vëllimin "Lvirja në pentagramin
tim".
Për fat
të keq, për letrat shqipe është shkruar shumë pak,sigurisht, me prjashtim të
veprave të botuara në vetë gjuhën shqipe.Në nivelin ndërkombëtar,tema e
letërsisë shqipe ende mbetet përgjithësisht e patrajtuar.Kjo lënie pas dore
vjen kryesisht nga mungesa e specialistëve ndërkombëtarë, ku të cilët nuk kanë
njohuri të shëndosha të gjuhës letrare shqipe, dhe jo për shkak të ndonjë
mungese të vetë krijimtarisë letrare.
Vëllimi
me tregime të autorit Kosovar,Valdet Avdiu, na jep mundësinë që të mbushë këtë
zbrazdësi,duke bërë një përshkrim të përmbledhur të zhvillimit të të shkruarit
krijiues në gjuhën shqipe.
Treguesi
më kuptimplot për këtë autor,është pjesëmarrja në antologjinë gjermane të
tregimit të shkurtër me marrjen e çmimit të parë.Kjo i bën nder autorit,por më
shumë letërsisë shqipe me prezencën e përkthimit në dy ghuhë: Gjermane e
Italiane në këtë dhjetëvjeçar të shekullit XXI-të.
Në të
gjithë gamën e tregimeve,zbulohet qartë monologu dhe dialogu midis personazheve
që zhvillohen në brendësinë e vetë tregimit.Këto i gjejmë në
tregimet:"Gruaja ime lavirja", "Zonja me të zeza",
Nënshtresa e thellë e shpirtit", "Vaska me ujë trëndafilash",
apo "Treni tjetër", "ti dhe macet" etj.Në tregimin "Ti
dhe macet", autori e përshkron kështu:"Në hijen e qërshisë,vazhdoj të
shkruaj kujtime nga ky qytet, ku kaloj jetën dhe nga kulmi i shtëpisë
rrëshqasin pika uji,nuk e di në është shi, në janë lotët e shtirur të saj, riga
djerse apo pikat e ftohta të ujvarës së një fati".
Dhe e
mbyll këtë tregim me thënien: "Buzëqeshja e Evës, prapë se prapë qëndrojnë
ashtu të përvijuara, me sytë e larmë të qeshur e plot përkëdhelje, vetëm për
macet".
Edhe në
tregimin "Kutia e Pandorës", na jep qartazi çapitjen e jetës sonë
drejtë të përjetshmes, pra - vdekjes!
Pavarsisht
nga arritjet e mënyrës së të shkruarit të tregimit të shkurtër nga ky
autor;larmia e tematikave duhet të ishte edhe më e gjërë.Në tregimet kemi
pasqyrim njëtrejtshmërie në tematikat e rrëfimit të të treguarit.Megjithatë, kjo
nuk i zbeh vlerat artistike të vëllimit.
Edhe
skicat letrare shumë të shkurtëra, janë pjesë e tregimit që na sjell autori me
befasinë e tyre para lexuesit.Si: "Vetmia pa trajtë", Udhëkryq
ndjenjash","Qerpikët e thyerë","Plagë të reja",
"Lumenjët e ëndrrës"etj.
Vëllimi me tregime të autorit Kosovar,Valdet Avdiu, do të mbetet si pjesë e vlerave të kulturës sonë kombëtare të letërsisë së shkruar shqipe.