Kulturë
Teuta Shala: Sabile Basha - Sulejman Krasniqi
E shtune, 08.12.2012, 01:50 PM
Libra të rinj
SABILE KEÇMEZI-BASHA, SULEJMAN KRASNIQI-VEPRIMTARIA ATDHETARE
Nga Teuta Shala-Peli
Ditë më
parë nga Shoqata e të Burgosurve Politik të Kosovës, me përkrahjen financiare
të Kuvendit Komunal të Rahovecit, doli nga shtypi libri më i ri i autores Prof.
Dr. Sabile Keçmezi-Basha “Sulejman Krasniqi-Veprimtaria atdhetare”. Njëherë ky
libër është i njëzetedyti me radhë i saj (i njëmbëdhjeti libër shkencor).
Për
Sulejman Krasniqin është shkruar shumë, por vetëm në aspektin krijues e letrar.
Ndërsa aspekti atdhetar gjerë më tani ka qenë i pa hulumtuar dhe i panjohur për
opinionin e gjerë. Andaj ky libër është një befasi e këndshme për adhuruesit e
shkrimtarit të madh që pas vete ka lënë një veprimtari letrare të pasur dhe të
bujshme por edhe një veprimtari të pamohueshme kombëtare ilegale.
Libri
“Sulejman Krasniqi-Veprimtaria atdhetare”, ndahet në tri pjesë: Pjesa e Parë
përfshin “Veprimtaria atdhetare e
Sulejman Krasniqit”, e cila përfshin periudhën më të bujshme të atdhetarit,
duke filluar që nga fëmijëria e deri më 1958, kur edhe arratiset për Shqipëri.
Me kujdes janë të punuara vitet e shkollimit, vitet e punës dhe vitet e burgut.
Aktiviteti dhe organizimi ilegal në burgun
e Prizrenit e shumë aktivitete të tjera atdhetare.
Pjesa e
dytë “Të tjerët për Sulejman Krasniqin”, përfshin një gamë të gjerë të
personaliteteve që folën e shkruan për atdhetarin duke filluar që nga Adem
Demaqi, Bamir Topi, Jakup Krrasniqi, Hashim Thaqi, Sali Berisha e studiues të
shumtë si dhe miku e veprimtari i Anamoravës Basri Musmurati.
“Dosja e
Sulejman Krasniqit”, është edhe pjesa e fundit e librit, respektivisht pjesa e
tretë. Në dosjen me numër Nr. 5/52, Gjykata e Qarkut në Prizren, janë të
grumbulluara, të sistemuara dhe të përpunuara shumë akuza e aktakuza, shumë
dëshmi, shumë letra, shumë ankesa, shumë vendime të Gjykatave të ndryshme duke
filluar që nga Prokuroria e Qarkut e deri te Gjykata Supreme e Serbisë të cilat
miratojnë dhe dënojnë atdhetarin. Veç dosjes politike penale, po në këtë pjesë
prezantohen edhe fotografi të ndryshme
të vet Sulejman Krasniqit, shpërblimet e mirënjohjet e ndryshme që ka
martë gjatë jetës si nga Kryetari i Republikës së Shqipërisë Prof.dr. Bamir
Topi e deri tek kryetari i Komunës së Rahovecit Zotëri Smajl Latifi.
Dhe krejt
në fund, libri ka aparaturën shkencore si: Parathënien, Përfundimin, Resumen në
gjuhën angleze, Treguesin e emrave, Burimet dhe Literatura, Shkurtesat dhe
Biografin e autores.
E botoi
Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës, Prishtinë. Libri ka 336 f.