Kulturë
Blerim Rrecaj: Dhjetor me borë
E shtune, 08.12.2012, 12:52 PM
Dhjetor
me borë
Nga Blerim Rrecaj
Dhjetori
solli edhe borën me vete. E reshura e ngjyrëbardhë ra dy tri herë gjatë këtij
fillimmuaji, pas të reshurave ujcake e
të lëngshme të shiut. Bora ra mbi shi edhe shpejt u shkri. Tash vetëm një
shtresë e hollë e bardhë e saj rri e qëndron kulmeve ngjitur për tjegullat e
tyre ngjyrë dheu të kuqërremtë, të cilën dita paksa e zbut e nata e forcon duke
mbajtur ngjitur për to. Po të vazhdojmë me krahasime borëbardha vazhdon të rri e varur sikurse ajo
rri nëpër maje malesh të larta. Pas nëntorit jo aq të ftohtë klimatik dhjetori
si muaj i dymbëdhjetë dhe i fundmë i vitit është duke vazhduar rrugëtimin e
tij, dhe klimaterikisht është mjaft i ftohtë. Paralajmërohet se pritet borë(
mbase prej javës së ardhshme)sipas meterologëve dhe të dhënave të tyre që
qarkullojnë nëpër internet, e neve na
mbetet për të parë e mbase edhe për të biseduar se sa këtë herë ia
kanë qëlluar. Bora sa është frymëzuese poashtu
edhe mbulon ambientin me të mirat dhe të këqijat e tij, ajri freskohet,
e ngjarjet dhe temat e shumta e të shumëllojshme sikur i lehtëson pak nga
rendësia e rëndesa që rëndshëm resh mbi
supet, mbi kokat e mbi qeniet tona. Ngjarje të ngatërrueshme vazhdojnë të
ndodhin. Për të na u kujtuar romani “Bora” i Orhan Pamukut me atë mori
ngjarjesh të pështira në një qytezë diku
në një skaj të Turqisë. Po tash të ndalemi në qendrat e skajet tona. Ec e dije
se kush është fajtor, e kush është përgjegjës, kush kujt i bije në qafë me a pa
të drejtë, kush kujt ia lë kile për shkak të brishtësisë së enteve a
institucioneve, me kontrollorë mbi krye. E kam parë vetëm duke u reklamuar komedia “Përgjuesi” e Adem Mikullovcit. Bile tash kam një lloj dëshire për ta parë,
për të shikuar se a po m’u lidhet diçka me
kryetemën e fundit. Për të cilën flitet , debatohet, pra për “Aferën e përgjimeve”. Plus shto kësaj dhe
gjërat tjera që mbajnë erë skandalesh që po ndodhin në ndërkohë. Dhe ngado që
të vështrosh mund të hasësh në akuza dhe kundërakuza dhe vështirë është të
thuash se kush ka të drejtë, gazetari, politikani, filani, fisteku… e pa dashur
të hyjmë në vallen përgjithësuese mos vallë gjithë këta aktorë me emra
profesionesh të ndryshme improvizojnë tash sa kohë në vend që ta kryejnë
detyrën që u takon. Edhe themi se vetë situata po na imponon të jemi dofarë
gjysmagjelash, a dofarë piper gjellash. E kujt t’i besojmë gazetarit që akuzon
për kërcënimin që mori apo reagimit që bën “kërcënuesi” për artikullin “joprofesional” të
gazetarit. Dhe po na del jo pak problem me thonjëzat, kë ta vendosim
brenda tyre, saqë do të dëshironim që
t’ia qëllonim në përdorimin e tyre. Diku
diku këtë edhe nuk e kemi dhe aq problem por të flasësh është më së lehti, ose
ç’vlerë do ketë fjala që nuk zgjidh asgjë… e shpeshherë ngatërron shumë gjë…Sa për të na u kujtuar
Dritëro Agolli i cili me sa duket dikur nga viti 1997 ka thënë se e dua një Shqipëri më të qetë ku
gazetarët do të kenë më pak punë e më pak tema për të shkruar sa u përket skandaleve
të shumta që janë duke ndodhur e duke qarkulluar. Dhe e mira e së mirës të
ecësh ndonjëherë, duke ndjerë ftohtësinë
e duke mbajtur veshët me duar. Të takosh e të ndërrosh ndonjë llaf me
ndokë për ato që të vërtiten nëpër kokë, eh sa shumë gjëra që na vërtiten… A të
hedhësh vështrimin mbi zogjtë e mbledhur degëzave shkurreve skaj oborreve të
cilët ndjejnë dhe kështu në njëfarë mënyre sfidojnë të ftohët, sado që ata
dikur para ca muajve ndjenin të ngrohtit e bile bile edhe cicërinin mbi kamionë
të firmave ndërtimore… Të ndjesh e përjetosh ndonjë fiatje bore dhe të shohësh borën që ka
filluar të bije edhe nëpër portale të internetit… Borë në dhjetor, ose nëse na
lejohet të luajmë (pa bërë ndonjë sherr
të madh) me fjalë mund të themi se paramendoni që të bije borë për dhjetë orë,
qoftë për të gjithë muajin apo vetëm në një ditë të tij…