Kulturë
Tefik Selimi: Vepër kushtuar Amës së Dheut shqiptar
E diele, 09.12.2012, 07:10 PM
Një vepër
poetike kushtuar Amës së Dheut
shqiptar...
Nga Tefik Selimi
Kur flet
femra, zërat tjerë do të duhej të heshtin. Kjo është e qartë. Sepse, femra
është krijesa më e veçantë dhe më “delikate”
e jetës. Pse jo? Ajo është “krijesa” e parë njerëzimit. E ka krijuar natyra të
jetë e bukur. Jo vetëm kaq. Ato (femrat) e kthejnë botën kah duan. Ato dhe
vetëm ato janë hijeshija e kësaj bote. Janë madhështija e atdheut dhe bukuria e
rrallë e jetës. Janë Ama e Dheut (atdhetut)! Sikur t’mos të ishte femra, bota
nuk do të ekziztonte! Sa e sa shkrimtarë kanë shkruar për këtë krijesë
madhështore. Por, sa e sa “krijesa” tjera janë flijuar pas bukurisë së saj.
Është sinonim apo simbolikë e dashurisë!
Pa qenien femërore, njeriu s’e jeton jetën dot. Ajo është mendësia e jetës...
Kështu është thënë ditë më parë në Manifestimin kulturor “Vjeshta letrare...”
në Gjilan, e cila “ngjarje” po i prezenton, si një, krijuesit tanë pa dallim gjinie. Kësaj here u
prezentua Lirije Kajtazi, krijuese, me veprën e saj “Ama e Dheut”. Është ky një
titull sa simbolik, po aq sublimor që të rikujton krijuesit e mëdhenj të
Rilindjes sonë kombëtare. Ky përurim u mbajt në vigjilje të shënimit të
100-vjetorit të bërjes Shtet, të Shqipërisë. Salla e vogël e Teatrit të
qytetit, Gjilanit, ishte me hapësirë të ngushtë
për ti nxënë të gjithë ata aderues të librit, të cilët kishin erdhur nga
Presheva, Ferizaji, Bujanoci e mese të tjera, vetëm e vetëm për të dëgjuar nga afër fjalë përuruese për librin e
Lirije Kajtazit, poete nga Gjilani. Fillimisht, Sabit Rrustemi, poet dhe
udhëheqës i këtij manifestimi, tha se, kjo “ngjarje” kulturore përkon me festën
tonë të madhe të kombit, e cila, me vargje artistike, krijuesit (set) shqiptarë
po bashkohen dhe po njihen me anë të gjuhës së poezisë. “Andaj, s’ka mjet më të
bukur se vepra letrare që po na bashkon e po na afron dheun tonë shqiptar. Kjo
Festë e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, jo vetëm që po na gëzon
dhe po na afron në mes vete, por edhe po i bashkojmë vlerat tona shpirtërore me
njëri-tjetrin. Pse jo? Kësaj here fjalën e kanë femrat krijuese, të cilat janë
ardhur në këtë përurim me simbolikë të qartë për të shënuar 28 Nëntorin e Madh
Shqiptar”. Ulur e në këmbë qëndruan disa emra të jetës kulturore e publike, si:
z. Bajrush Morina, kryeredaktor i gazetës “Bota sot”, Avni Presheva, një figurë
e njohur krijuese nga Kosova Lindore (Presheva), por prezentuan edhe këta
krijues, si: Haxhi Vokshi, Sabit Rrustemi, Ramadan Mehmeti, Linditë Ramushi,
Bilall Maliqi, Xhevat Latifi, Lirije Kajtazi, Sadete Tërnava, Shahadije Lohaj,
Qëndresë Jakupi e ndonjë tjetër. Me këtë rast, fjalën e parë e pati Nexhat
Rexha, redaktor, i cili tha se, “Libri i Lirije Kajtazit “Ama e Dheut”, në
Njëqind vjetorin e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, po na vjen së bashku me
hullinë e poeteshës së parë shqiptre në Kosovë, e trevat shqiptare të
ish-jugosllavisë, Sadete Presheva, tash e ndjerë. “Ajo (Sadetja) këndoi bukur
dhe ishte ndër të parat poete që shkroi vepën poetike “Dallgë zemrash”, me të
cilën vepër ajo i dha fuqi e cytje penave të reja në hapësirat e këtij trolli
të “mërrolur” e të përvuajtur me shekuj. Ajo me vargun e saj atdhetar, e
ngjalli jetën dhe shpresat e së ardhmes
sonë. Po të këtij “rrugëtimi” poetik ecën edhe shumë poetesha shqiptare, si
është edhe kjo vepër e Lirije Kajtazit, e cila, nga një vullnet i pashoq, i
tuboi krijimet e disa femrave, të cilat kanë dëshmuar në këtë fushë të jetës së
artit, si janë: Miradije Ramiqi, Sabile Keçmezi – Basha, Albina Idrizi, Sevdije
Rexhei, Zana Pira, Linditë Ramushi, Hasije Selishta e disa të tjera. Këto poezi
të kësaj “tufe” me vargje poetike i kanë tejkaluar dilemat dhe thyerjet e
barierave të heshjteve tona të gjata. Ato vijnë me vargje plot energji, vijnë
me plot mall për Amën e Dheut tonë të shtrenjtë. Pra, për herë të parë
vijnë bashkë këto vlera nga Anamorava e
Kosova Lindore, të cilat vlera “flasin”
e njihen në mes vete me artin e bukur, poezinë”. Arsim Halili, krijues nga
Bujanoci, tha se përurimit i librit “Ama e Dheut” të autores gjilanase, Lirije
Kajtazi, është një simbolikë në vete dhe flet. Ai tha se, duke lexuar këtë
përmbledhje letrare poetike, ne, si vlerësues shohim një gërshetim mes emrave
të dëshmuar, të cilët, sigurtë janë nisur rrugës sfiduese të kësaj fushe të
dijes së artit. “Dhe, nëse deri dje ka pasur interpretime individuale, të cilat
kanë denoncuar vlerën e akcilës poete, brenda kësaj përmbledhje, sado që shihen vlerat të gjeneralizuara, megjithatë,
ëshë një “gjë” e pamohuar e krijuesve. Kështu, libri “Ama e Dheut” e Lirije
Kajtazit, paraqet një prezantim unik të emrave të poeteshave nga Kosovës
Lindore, (Preshev), të cilat janë pjesë e letërsisë shqipe. Ishte poetja
Sadete Presheva, e cila la gjurmë të
para të shkrimit artistik në artin tonë letrar. Por, ja fati i saj, ajo sot na
mungon”. Vepra e Lirije Kajtazit, në vete ka përmbledhur nëntëmbëdhjetë femra
poete, të cilat, në këtë “tufë” poezish artistike, flasin e “rrëfejnë jetën e
tyre të përditshme. Janë këto poezi që rrezatojnë e artikulojnë botën e tyre krijuese. Artikulimi i tyre duket të
jetë si një mesazh jete, se trolli ynë
shqiptar, Kosova dhe Shqipëria, por edhe trojet tjera, do të duhej të bashkëjetojnë
me një zë, me zërin e Mëmës së Dheut, si shton i
madhi,Çajupi. Aty u gjen edhe Avni Presheva, autor nga Presheva, cili tha këto
fjalë: ”Ne këtu jemi pak, por sikur të ishim shumë, si ata që janë jashtë, do
ta t’ia kishim kaluar botës për 180%!” Autorja, Lirije Kajtazi tha se, poezinë
e kam pasur si vokacion jete e pune. Shkruaj poezi e s’ndalem... Është botë që
të pushon shpirti dhe jeta. “Ju më nderut shumë. Kjo është një përpjekje imja
për të dhënë diçka nga vetja si femër se si intelektuale, urime festa e
Flamurit!