E shtune, 27.04.2024, 03:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Këngë për mulla Arif Tërrnocin

E diele, 09.12.2012, 07:00 PM


Në 100 – vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë:

KËNGA E MULLA ARIF TËRRNOCIT
Teksti dhe muzika : Demir KRASNIQI

O, n’ njëqind vjetshin e Pavarësisë –
Kujtojmë vuajtjet e shqiptarisë ;
600 vjet  nën këmbë t’ Turqisë ,
100 vjet nën këmbë t’ Serbisë  !...

100 vjet, sot po i festojmë –
Vuajtjet tona nuk i harrojmë !
I kujtojmë  trimat e dheut ,
Që  iu banë kurban  Atdheut !

Ca me këngë  e  ca me fjalë ,
N’ përmendore  e n’ lapidarë  ...
Ca me libra të historisë ,
Që i bënë nderin gjithë Shqipërisë !

T’ gjithë shqiptarët janë betuar –
Kurrë nuk kem për t’ a  harruar
Gjenocidin serbo – vrasës ,
Mbi shqiptarët liridashës !

Mulla Arifi prej  Tërrnocit ,
Nga komuna e Bujanocit –
Ishte biri i Liman Rexhës ,
Qysh i ri ia mësy medresës .

Mori rrugë drejt diturisë –
Në Damask , ia mësy Sirisë ,
Për të kryer atje studime ,
Vendit t’ vet me i bë shërbime  !

Nga  Kazaja e  Gjilanit –
Për detyrën  e imamit ,
Me dekret të Myftinisë
Është  emërua  n’ Lubishtë t’ Vitisë !

Në Lubishtë dhe n’ fshatrat tjerë –
Këtë detyrë e kreu me nderë  !
Mbillte n’ popull dituri –
Me plot atdhedashuri !

Fliste Hoxha , kurrë s’ ia ndau :
“Ju , s’e dini çka asht shkau !...
T’ bëhemi gati , e ta bëjmë fet  ,
Vendin tonë ta çlirojmë vet !”...

Mulla Arifin , zemër stoike  ,
Për  ligjërimet  patriotike –
N’ vesh t’ çetnikëve kishte hy ,
E shikonin si therë në sy !

Viti 1912 – të ,
S’ do t’ harrohet kurrë për jetë !
Karpatjanët sllavë  – cergarë ,
Gjenocid bënë mbi shqiptarë !

Si n’ shumë fshatra t’ shqiptarisë ,
Këta xhelatët e Serbisë –
Mësynë Lubishtën e Vitisë ,
Njerëz  t’ pa fajshëm me i kërdisë !

Në Lubishtë , kasapët  barbarë –
Mulla Arifin e kanë marrë
Me dy djemtë dhe nip të  vet ,
Ndër xhelat kokat ua qet !

Bashkë me ta dhe shumë fshatarë ,
Para vetit i kanë marrë –
Një  nga një me i masakrua ,
Gjithë Lubishtën me i tmerrua !

Para se me i masakrua ,
Mulla Arifin e kanë urdhërua –
Para se ta bënin krimin ,
Për së gjalli t’ua këndojë tallkimin !

T’ këndojë tallkimin e hoxhallarëve –
Vetvetes  dhe familjarëve ,
Djemve t’ vet dhe bashkëfshatarëve ,
Për t’ ua futë tmerrin shqiptarëve !

Nga familja që u masakrua –
Veç një  djalë, Hoxhës i  ka shpëtua !
Veç gjashtë muajsh djali ish kanë ,
E kish emrin Sylejman .


Sylejmanin , këtë djalë për gjiri –
Shpejt e mori kushëriri !
Nevzad Arifi bëri rahmet –
E ka rritë si djalë të vet !

Le ta dijë mirë, sllavë barbari –
Nuk shfaroset kurrë shqiptari !
Se shqiptari këtu ka mbi ,
Ti , vret një – lindin njëmijë !


Gjilan, më 08.12. 2012.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora