Kulturë
Jorgo Telo: Si u shua nuse e djalit...?
E diele, 09.12.2012, 05:51 PM
SI U SHUA NUSE E DJALIT…?
(Këngë – elegjiake, kushtuar ngjarjes më makabre që ka përjetuar Zagoria; një akt sadist, që mori jetën e Kalopi Dilos, gruas së Mihalit, djalit të Ilia Dilo Sheperit… Kjo ngjarje i takon janarit të vitit 1991)
Teksti e muzika: Jorgo TELO
Orkestrimi: Robert TRALO
Këndojnë: Robert, Jolanda e Nikola TRALO
I.
C’ka Dhëmbeli ketë herë;
pse gjëmon?
Sheh Kokojkën shamizezë,
si vajton…!
Refreni:
Ngrihet zëri i Ilias
Atdhetarit:
“Si u shua
te avllia
nuse e djalit?!”
II.
Lule molle s’ka në degë;
ç’i rrëzon?!
Gjethet në bahçe u zverdhë,
ç’i verdhon?
Refreni:
Ngrihet zëri i Ilias
Atdhetarit:
“Si m’u shua
te avllia
nuse e djalit?!”
III.
U trondit e gjith’ lugina
si tërmet…
NNgjau kjo
kur ndryshoi “klima”
për mot e jet’…
Dreqi hodhi zi zi mbi Dilaj;
oh, ç’medet…!
Refreni:
Ngrihet zëri i Ilias
Atdhetarit:
“Si u shua
te avllia
nuse e djalit?!”
IV.
Sa mendime rrinë pezull:
“\’qe kjo gjëmë?”
Drejtësia këtë shekull
ç’la pa thënë?
Drejtësia
paska ka humbur
orientimin…
Njerëzia
nuk gjen dot
as ngushëllimin…
Refreni:
Ngrihet zëri i Ilias
Atdhetarit:
“Si u shua
te avllia
nuse e djalit?!”