Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jorgo Telo: Si u shua nuse e djalit...?

| E diele, 09.12.2012, 06:51 PM |


SI U SHUA NUSE E DJALIT…?
 
(Këngë – elegjiake, kushtuar ngjarjes më makabre që ka përjetuar Zagoria; një akt sadist,   që mori jetën e Kalopi Dilos, gruas së Mihalit,  djalit të Ilia Dilo Sheperit… Kjo ngjarje  i takon janarit të vitit 1991)

Teksti e muzika: Jorgo TELO
Orkestrimi: Robert TRALO
Këndojnë: Robert, Jolanda e Nikola TRALO

I.
C’ka Dhëmbeli ketë herë;
pse gjëmon?
Sheh Kokojkën shamizezë,
si vajton…!

Refreni:

Ngrihet zëri i Ilias
 Atdhetarit:
“Si  u shua
te avllia
nuse e djalit?!”

II.
Lule molle s’ka në degë;
ç’i rrëzon?!
Gjethet në bahçe u zverdhë,
ç’i verdhon?

Refreni:
Ngrihet zëri i Ilias
Atdhetarit:
“Si  m’u shua
te avllia
nuse e djalit?!”

III.

U trondit e gjith’ lugina
 si tërmet…
NNgjau kjo
kur ndryshoi “klima”
për mot e jet’…

Dreqi hodhi zi zi mbi Dilaj;
oh, ç’medet…!

Refreni:
Ngrihet zëri i Ilias
 Atdhetarit:
“Si  u shua
te avllia
nuse e djalit?!”

IV.
Sa mendime rrinë pezull:
 “\’qe kjo gjëmë?”
Drejtësia këtë shekull
 ç’la pa thënë?
Drejtësia
paska ka humbur
orientimin…
Njerëzia
nuk gjen dot
as ngushëllimin…

Refreni:

Ngrihet zëri i Ilias
Atdhetarit:
“Si  u shua
te avllia
nuse e djalit?!”