Mendime
Zejdush Kastrati: Lidhe kalin ku të thotë “gazda”
E shtune, 17.11.2012, 04:23 PM
 Lidhe
kalin ku të thotë “gazda”.
Lidhe
kalin ku të thotë “gazda”.
Diplomati është njeri qëmendon dy herë para se të mos thotë asgjë. (W. Churchill)
Nga Zejdush Kastrati
Rastësi
apo e qëllimshme?Vizita e sekretares amerikane të Shtetit, zonjës, Hillari
Klinton, dhe baroneshës, Ketrin Eshton, në dy ditët e fundit, të tetorit, në
Kosovë, me të drejtë, mund të quhen,edhe vizita, historike, dhe me peshë të
veqantë, për  rajonin, por, me theks, të
posaqëm, për Kosovën.
Por, për
opinionin e gjërë kosovar, kjo vizitë, përmbanë në vehte, edhe një sekret,  e që ka qenë dhe është obligim  në radhë të parë i medias,por edhe shoqërisë
civile  ,(pasi që kryeparlamentari,pas
kthimit  nga kjo vizitë,po heziton të
ballafaqohet me mediat)  të zbulohet e
vërteta, dhe të njoftohet opinioni i gjërë,sepse, domosdo, opinioni, duhet, ta
dijë të vërtetën?
Siq
dihet,vetëm dy ditë më herët, para se  të
vizitonin Kosovën këto dy zonja,edhe pse disa ditë më parë ishte konfirmuar
zyrtarisht,  se ato, do të qëndronin, në
rajon,por  edhe në Prishtinë,  siq dihet,kryeparlamentari, Jakup Krasniqi,
udhëtoi, për vizitë, në Britani të Madhe, dhe për njohësit e rrethanave
politike,por edhe lojërave dhe 
ndërskamcave që gjithnjë janë pjesë 
e përditshmërisë në skenën politike kosovare(por edhe gjithëshqiptare)
në Kosovë , e në veqanti nëse bazohemi në deklaratat,  me të cilat “Kupa”,disa herë radhazi, vetëm
disa ditë më herët, po  nga foltorja e
Parlamentit, patë “shtrënguar” e treguar “dhëmbët”,  fillimisht, ndaj deputetëve “hajna” e pastaj
edhe ndaj disa   ministrave rrugaq, por
edhe në Partinë në të cilën është sekretar i përgjithhëm,kjo vizitë në Britani,
mund të quhet, edhe, si, një penalizim, i “Kupës”,në radhë të parë, nga
ndërkombëtarët, e kuptohet, solidarizim e aplaudim, edhe i “bosave”, vendorë.
Andaj, ky
itinerar i kryeparlamentarit Krasniqi, në këtë kohë,lenë hapsirë e dyshime,
bukur të qëndrueshme , se kjo vizitë e Krasniqit, në këtë kohë në Britani të
Madhe ,  në ditët kur zhvillohej kjo
vizitë,ndër më të rëndësishmet  për
momentin, e zonjës Klinton,  është një
skenarë dhe loje perfide, apo, një vizitë “e dhunshme”,  me qëllim ,që, i pari i Parlamentit,  të mos jetë, pjesë e takimeve, bisedave  dhe zhvillimeve  të rëndësishme, që priteshin  të bëheshin, dhe që vërtet ndodhën,  gjatë qëndrimit,   të këtyre, dy zonjave, në Kosovë.
Edhepse,
zyrtarë të afërtë, në kabinetin e Jakup Krasniqit,flasin jozyrtarisht, se kjo
vizitë, e Kryeparlamentarit, në Britani të Madhe , ka qenë e aranzhuar  një muaj më herët,nëse bazohemi në  radhë të parë në peshën dhe rëndësinë e
këtyre dy mysafireve më të fuqishme nga skena politike botërore,pastaj mesazhi
që sillnin në momentet që po kalon Kosova,si dhe  prezentimi dhe fjalimi  që do ti bënin deputetëve të Parlamentit të
Kosovës,do të ishin adute dhe dëshmi shumë të forta,  që vizita në Britani, pa ndonjë prishje
protokolli, apo keqëkuptim të madhë, edhe, do të mund të anulohej, apo shtyhej
për ndonjë termin tjetër.
Se kjo
vizitë, e kryeparlamentarit, në Britani të Madhe, në këtë kohë,më tepër,
peshon, si vizitë, “e dhunshme” dhe e përgatitur, nga faktorë relevantë, të
jashtëm,por edhe disa vendor, dëshmon edhe fakti,se një javë më herët, pjesë të
stafit të protokollit ,por edhe të logjistikës së Parlamentit,  ishin vu, në aksion, për rregullimin e
enterierit të brendshem, në disa pjesë të Parlamentit, dhe që përgjigjia e
tyre, ishte, se pritej, që Parlamentin, do ta viziotoj, zonja, Hillari Klinton
dhe baronesha Eshton.
Skena dhe
atmosfera, që u prezentua, gjatë vizitës së zonjës Hillari Klinton në
Parlamentin e  Shqipërisë,ishte një akt
që është  vështirë të  përshkruhet,por kjo skenë dhe kjo atmosferë
mungoi në Prishtinë,përkatësisht në Parlamentin e Kosovës, e që është dashur të
ndodhë patjetër,por si duket, ishte, Jakup Krasniqi, ai, i cili, kësaj radhe,
ua prishi disponimin dhe planin disave ,apo,”rebelimi” i tij, jo që e
“izoloi”vetëm ate,por, gjatë kësaj vizite, shumë të rëndësishme, nga dy zonja
shumë me peshë ,”Kupa” Parlamentin  e
Kosovës ,e qiti në totalisht në“aut”.
Se këso
skenarësh, në skenën politike  shqiptare,
janë shumë të mundshme,të kapshme, dhe reale, dëshmon edhe rasti i vitit
2oo7,kur  me rastin e paralajmërimit të
vizitës historike të Bushit junior, në Tiranë, atë kohë,adminsitrata amerikane,  nga Qeveria Shqiptare, kishte kërkuar,
që  nga posti i Ministrit të Jashtëm të
Shqiprisë, domosdo , të largohej,  Besnik
Mustafaj,që për qeverinë amerikane paraqiste kërcënim dhe ishte  përson 
non –grata, apo si i dyshimtë e 
njeri i qarqeve të huaja.
Dhe, siq
dihet, vërtet, kjo ndodhi, vetëm disa ditë, para se Presidenti  Bush të viziotoj Shqipërinë,kur dhe proklamoi
datën e shpalljes së Pavarsisë së Kosovës.
Jakup
Krasniqi, akoma është kryeparlamentar, por, sa i përket vijave dhe raporteve,
me ata që na  ndihmuan e janë
sponzoruesit kryesor të shtetit e Pavarsisë së Kosovës,si duket vështirë do të
arrijë të tejkalojë “ritestimin” dhe të qëndrojë i qetë e komod në pozitën që
për momentin ka.
Edhe
kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa,na kujtohet,  me deklaratat, e tija, se  për partinë që ai drejton, nuk ka  bisedime 
me Sërbinë,nuk ka pjesmarrje në Komisionin e ligjit
zgjedhor,patjetër,duhet të largohet presidentja aktuale   Atifete Jahjaga, e  me shumë tone e kërkesa,  që në 
realitet ishin shumë parimore e të qëndueshme, por tash si duket nuk
është më ai Isë i ultimatumeve,por tash ”po bluan im”, dhe,vardisja e pajtimi,
janë përditshmëri që nuk po e lënë  edhe
këtë njeri rahat.
Një gjë është shumë me rëndësi në jetë:Duhet ditë hallin vetit.E ne shqiptarët,fatkeqësisht, pothuaj asnjëherë nuk e pranojmë:Kërcejmë pa marrë turr,e pastaj mbesim në gardh apo ngulemi…

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










