Letra e
dytë
Basel,02.10.2012
I nderuar
Ali të përshëndes nga Baseli dhe përmes kësaj shkrese dua t`i përshkruaj ,
përshtypjet e mia që fitova nga qëndrimi në vendlindje prej Datës 24.08.2012
deri më 29.10.2012. Do të vazhdoj me shkrim sepse kështu më duket ma e arsyshme
që nga nëntori i 2010-tës kur t`a shruajta Letrën e parë dhe ia dhash një shoku
të ngusht që të ta japë në dorë. Por, për shkak të pamundësisë që tët takojë,
kishte kontaktuar Tinëzarin i cili e kishte mashtruar ia kishte marrë letrën
dhe i kishte premtuar se do t`a japë ty. Por kjo nuk ka ndodhur dhe unë nuk e
besoj, prandaj kam vendosë që këtë ta lëshojë përmes postës elektronike të BDI
-së dhe pse jo edhe përmes Mediave Publike? Pa keqëkuptim Ali, nuk jam i
hidhëruar pse më injorove dhe nuk ma hape Telefonin,as për ate që nuk gjete
kohë të pimë një kafe bashkë edhe pse të shkruajta disa herë, të dërgova fjalë
mbas Sekretarit të kabinetit “Gilipterit Bit Pazarit” dhe mbas Vezires të cilës
i kërkojë falje me mija herë që e shqetësova. E fundit, rastësisht na u takuam
në Përvjetorin e Beqës ,bile hëngrëm edhe darkë bashkë dhe më premtove se do të
takohemi,por,kjo nuk ndodhi. Arsyetimet janë Oqean pa fund, kur mungon vullneti.
Këtë e dinë edhe ata që zdinë kurgjë . Qëndrimi në vendlindje për mua ska qenë
asnjëher Monoton,por kundrazi si gjithëmon dinamik dhe i këndshëm! U takova dhe
u çmalla me shumë shokë bashkëveprimtarë,miqë dhe dashamirë dhe u çlodha për
mrekulli! Me të gjithë që ndejta u kënaqa,biseduam gjërë e gjatë për të kaluar
dhe të tashmen , 5 Javë kaluan shumë shpejt dhe në fund vrejta se nuk kanë
mjaftuar. Fatkeqësisht më kishin mbet edhe shumë shokë dhe dashamirë pa pi kafe
me ta,por, ju premtoj se herën tjetër kur të vi në vendlidje do t`ia fillojë me
ata. Kalimthi nga largë dhe afër pashë edhe Hijena,Qenë
mbeturinash,Sorra,Gjarpi, Gilisha politik, Patriotë me bateria dhe UDB - shë,
por,si gjithëmon nuk më lanë asnjë përshtypje dhe nuk e humba asnjë minutë me
ta. Nëse më rastiste t`u japë dorën dikund,menjëher i lajsha duarët me sapun
dezinfektues. Ali për përshtypjet mbi situatën politike nuk mund tët shkruaj
edhe të kisha ditë, sepse unë do t`a kisha shkarravit jashtë Kornizave së MO të
cilat më duken aq të ngushta sa që sma merrë mendja se mund të kishte vend edhe
Pleshti! Për Akrobacionet Politike që zhvilloheshin në Teatrin e Majmunave
mbrenda Godinës së Juzhna Banovinës që i shiqojsha në RTV Makedonska ska
nevojë, ma merrë mendja se i sheh edhe ti. Komentet i lexonë ti andej,ndërsa
unë këndej kuptohet me pak vonesë. Ato i qendisin Analistë Politik të
shkolluar,Fallgjurët Kalemxhi,Gazetarët në mesin e tyre edhe ndonjë Kodosh,
këtu -aty edhe ndonjë Sorrë apo Patriot me Bateria, ndërsa nëpër Kafemuhabete,
Barazanit i binjinë Gilishat Politik. Itelektualët kishin heshtë nga friga e
ndëshkimit(Kujdes Hijenat). Gjat qëndrimit në vendlindje u takova dhe bisedova
me shum bashkëveprimtar, si zakonisht bisedat fillonjën me shqetsime nga lajmet
ditore vazhdonjën me anëkesa dhe përfundonjën me pyetje si të dilet ng a kjo
situatë dhe më shqetsuese ishtje pytetja: çfar halli ka Aliu?Pse është
kufizuar,u hikë takimeve, bisedimeve dhe konsulltimeve me shokët e veprimtarisë
dhe në fund duke rikujtuar kërcnimin e Branko Cërvenkoskit se “ Aliun e madh do
t`a bojë sa një Mizë” të gjithë shprehnin gatishmëri për ta mbrojtë Aliu e
Madhë, nëse dinakëria dhe perfiditeti sllavo-ordodoks e ka futë në ndonjë
Hipotekë të rëndë. Takova edhe zyrtarë të zhgënjyer nga obstrukcionet që u
bëheshin nga pala slavo-ordodokse,por, edhe nga injoranca e Mullinxhiut dhe
Gilipterit Bit Pazarit që kërkonjën ta dinë pse duan të takohen me ty. Kjo më
ndodhi edhe personalisht me Gilipterin e BP që deshte pa tjetër ta dijë pse dua
tët takoj dhe në fund i thash se merre m me bakëti dhe kam shum Dhi. Një ditë
takova edhe një Luftëtar Lirie (Luftëtar Fronti në të dy U?K-jat) jo nga ata Komandantat e Qebabtores Destanit. Ishte revolltuar
se ia kishte prish planin Stefan Fyle që kishte ardhë në FYROM dhe atë ditë kishte
takim me ty.Kur e pyeta çfar pl ani ka pas? Më tha Zajasqe: Aaa, sot e vendosa
të shkojë në Reçicë ti thy dyerët dhe të takohem me Komandantin se te shpija
nuk du ti bojë bela. Mullinxhiun nuk e lusë ma se ma ka pru shpirtin ke hunët.
Mbasi biseduam pak dhe i thash se edhe unë jamë shkaktarë që erdhi nga
Prishtina në Zajaz dhe krijoji Familje dhe për këtë nuk ndjehem fajtorë
por,kundrazi, krenar.Duke biseduar gjanë e gjatë, ka fundi u qetësua i bleu
disa fletore dhe libra për Va jzat i hypëm veturës u këthymë në Zajaz e lash te
Porta dhe duke u përshëndet iu mbushën syt me lot më përqafoi dhe mu drejtua:
Selam boni të fala Aliut se këtu më ka natë e ditë sa herë që të ketë nevojë.
Në vete mendova do t`ia përcjellë të falat, nëse ma mundëson takimin Gilipteri
BP. Një ditë shkova në Premkë,shkonte Bajrami me kamionin i thashë se do të
vite edhe unë se nuk kam qenë asnjëher në Premkë dhe kam ndëgjuar se për her të
parë kanë bo Xhami dhe në Minare kanë vizatuar Flamurin Kombëtar.Kaluam nga
Kolibarët,Cërvica,Garana e Shytova dhe mbërrimë në Premkë.Gjat gjthë rrugës
vrejta shtëpija të bukura me oborre të rregulluara që mundeshnje t`i
krahasojshë me Villat e fshatrave rreth Liqenit Zürichut, por, për dallim këto
ishin të mbyllur a me roleta të lëshuara dhe u mungonte edhe Liqeni. Nga Premka
si në pllëmbë të dorës dukeshte edhe Kombinati i Osllomesë, Fusha e bome Puzder
dhe një gropë e madhe e mbushur me ujë, Bajrami më tha që përveç Fekalieve ka
edhe Peshqë.Në vete mendova ja edhe Liqeni qysh donë ma tepër!? Të nesërmen
rastësisht takova Cakun,bashkë me do shokë pimë nga një kafe, biseduam për
Kërçovën(temën aktuale të kafemuhabeteve) dhe në fund e luta Cakun të më
sqarojë pak rreth Kombinatit të Osllomesë që Maqedontë e shfytëzojnë,ndërsa
Shqiptarët thithin tymin që u tha Nexhatiu se është Ar(halltan),kurse Hienat
dhe Qentë endacakë këndojnë dhe kërcejnë vallen “DAJ DIRI DAJ HOPA”. Caku është
djalë shum pragmatik,analist i thuktë dhe është zyrtarë i lartë në komunën e
Osllomes. Me pak fjalë më sqaroi se Kombinati do ta marrë edhe pjesën e mbetur
të fushës së Aranjelli,Popojanit,Jagollit dhe fshatrave tjerë dhe se në 20
Vitet e ardhëshme do të formohen gropa të reja.Në vete mendova,demek, Liqene me
Peshk nga i cili do të mbijetojnë shqiptarët e shkretë. Kur e thjeshtova edhe
pak më dulë se ” KOMBINATI QENKA XHELATI” që do t`i zhdukë fshatrat
shqiptare,Villat do t`i stolisë tymi Halltan i Nexhatiut që tash e menaxhon
Abdulaqimi,ndërsa vallja “DAJ DIRI DAJ HOPA” do të zgjërohet edhe ma
shumë.Përshpërita: He Mrekulli e Mrekulli e pa fund! Një ditë duke shiquar
lajmet në Makedonska RTV mbas insertit të Teatrit të Majmunave dhe Plakave të
Granitit të gëdhendura Letra e Dytëpër mrekulli që i kishte montuar Izeti në
shkollat e riemruara të ?airit (Getos shkupit) dulën disa
fëmijë duke bërtit: DUAM SHKOLLË!DUAM SHKOLLË! më hiku mendja keqë dhe se di
pse mu dukën ata fëmijë dhe ajo skenë, si na kur bërtitnim në vitin1969 para
komunës Kërçovës. Auu ku paskeshim mbetë?! Në heshtje disa pyetje ia bona
vetes: Mos vallë, na kemi SHLLAJFIT NË VEND 43 VJET? Mu kujtua ai Deputeti që i
shkundëte disa libra në foltoren e Sobranies së FYROM-it te Godina e Juzhna
Banovinës. Po Kryengritja 2001 pse u bo? Për të kërkuar Shkollë nga Ni-kolac-i
dhe Kra-levët? Nuk gjeta përgjigje dhe arsyetim!(mu duk kocë i madhë). Heshta!
Po ti i thash vetes, çka llomotitnje më 2001-ën, nëpër Xhamija, Klube, Tubime e
Takime andej ka Gjermanija,Austria, Zvicra e ka mos nëpër Europë , he ta bofsha
e ta këthefsha unë ty! (marrje zotit, ishalla nuk më ka ndëgjuar Ajo
Rahmetlija). M`u kujtua El Hajati i ndjer, Imami i Xhamisë së Hamburgut, kur iu
drejtua Xhematit mbas fjalimit tim dhe të Muhamet Ibrahimi t nga Tetova. Xhemat
prej sot, nuk dua të ndëgjoj se ,nuk kemi,nuk mundemi dhe nuk dimë! Prej
sot,dua të ndëgjojë se: Kemi, Mundemi dhe Dimë! E pyta veten se po të ishte
gjallë,si do ti përgjigjesha kur ti shihte këta fëmijë në mest të Shkupit ,duke
bërtit Duam Shkollë! Kur të më pyetëte: Ku mbetën Premtimet dhe fjalët? Pa
përgjigje! Hapu tokë të hy mbrenda! Nejse u qetësova dhe e gjeta
fajtorin.KORNIZA ! Që sharraxhit ia kanë shkurtuar brinjët! Po, po, ajo thash e ka fajin që ska
vend as për Pleshtin e dikush donë të fusë aty Lirinë e një Populli që për Liri
dhe Barazi, nuk dinë të gjunjëzohet dhe ndalet. Ah Kornizën e nënës thash që
donë t`ua rrethojshë dhe ngushtësojshë Lirinë Shqiptarëve si Vatha Dhenëve!
Populli shqiptarë që jeton në trojet e veta stërgjyshore në FYROM, nuk është
tufë dhenshë as dhithë o të m jerë! Hienat,gjarpinjët dhe sorrat do të
përfundojnë aty ku e kanë vendin te Humnera e tyre! Ata që bërtisin Duam
Shkollë nuk i ndalë as Atomi e jo Korniza e një grusht Melezësh që para dite
bohen Antikë,ndërsa, mbas dite kur ngopen me Raki bohen Sllavë (kuptohet, nuk
mendova për Vazalët,Tenderomanët,Hienat,Gjarpinjët dhe Sorratë,ndërsa, Qentë e
M….., këtu nuk kanë vend). Pa pritmas më hiku mendja se korniza është gjë e
vdekur,ate e bonë njeriu, për shembull për të venduar një fotografi,por, edh e
Vatha është një Kornizë për të mëshel dhentë, ndërsa kjo është një Kornizë
Juridike që unë skam haberë. Hajde hajli koft thash dhe mendova Kosovarqe,
Konka dhi me të toanat. Pa dasht më shkoj mendja te Dr. Prof. Shenasi Rama që kam pas
nderin disa herë të bisedoj në telefon gjat vitit 2001, kur bëheshte fjalë për
Memorandumin. Ai kërkonte një skelet që t`a mishërojë dhe përshtasë,por, unë i
shkreti skisha kurgja, veç Pleshta e Morra nga Prizreni, mirëpo ai e kuptoi,
nuk është rastësisht Akademik i Shkencave Politike në New York dhe më tha:
Selam unë e shkruaj vet edhe Shqip edhe Anglisht sepse është Profesioni jem dhe
e kam Obligim Kombëtar,por, a i kam duarët e lira? I thash po( në hava), SHP
dhe Ali Ahmeti ua caktojnë juve këtë detyrë. Dhe Profesori i nderuar, e kreu
Oligimin Kombëtar,ashtu si ka hije. Po këto Kornizaxhitë, a thua, e kanë pas Profesion dhe a e
kanë ndje si Obligim Kombëtar ?! Mos kanë qenë nga ata Juristët që e kanë shitë
Prapanicën te Gligorovi,Klusevi e drejqi i mallkuar që nga sh përgjanjët?! Këto
punë dhe mendime mu dukën të thella të pa kapëshme, u lodha dhe më kishte marrë
gjumi. Të nesermen vendosa që mos shohë Lajme dhe mos lexojë Gazeta, vendosa të
shkojë në Qytet dhe do të bisedoj vetëm kafemuhabetin e Kërçovës, sepse më
gjërë nuk i kapte Rradakja jeme. Dhe ashtu veprova, shkova te Ambëltorja Rinia
porosita një kafe dhe krisi kafemuhabeti,ndërkohë mbetëm vetë me një veprimtarë
të devotshëm të Kërçovës dhe aty pari kaloi një njeri si shumë të tjerë na
përshëndeti dhe pak i shqetësuar, ndërr oi nja dy fjalë me bashkë biseduesin
tim për një far Diplome. E pyeta shoqin për çka bëhej fjalë dhe më sqaroi se ia
ka lanë një porosi dikush nga UT se mbrenda 10 ditëve do ta marrë Diplomën.
Pyeta, po pse çka ka ndodhë në UT. Mu përgjigjë, mos pyetë,është krijuar një
kaos me Diplomat. Po
pse? Rektori nuk ka pasë të drejtë nënshkrimi për shkak një kontesti gjygjsor.
Për sa kohë bëhet fjalë? Për 3-4 gjenerata më tha, dmth më së paku, 3000-4000
Student që kanë krye Studimet dhe skanë mundë t`i marrinë Diplomat se Rektori
paska përmjerrë strembët? Po më tha. Au thash bre Selam, ma mirë të kishe lexuar
Gazeta se e ndëgjove këtë lajm. Po kjo është një Ushtri e tërë e revolltume dhe po t`ia
mësynë edhe Bistrën e bonë rrafsh. U këtheva në katund dhe vendosa t`i bojë
lanet edhe kafemuhabetet e Kërçovës. Më pat thënë njëher moti nji çarrapan se
UT-në e kanë zaptuar Hienat dhe e kanë shëndru në KIOSK, ku shiten Provimet dhe
Diplomat si te Trafike Zudiut cigaret, por, nuk deshta t`i besojë. Nejse edhe
kjo ditë kaloi, Valixhja ishte mbushë me muhabe t. Të martën javën e vundit të
pushimit kishim caktuar një takim me Emrush Xhemailin alias Muhametin. U takuam
te R. Bossi në Tetovë,ai erdhi me Shefitin dhe Hajvazin,pimë nga një ujë dhe
mbas disa minutash, Shefiti me Hajvazin shkuan sepse kishin disa takime,ndërsa
na vendosëm ta shfrytëzojmë rastin dhe të çmallemi duke biseduar, mbasi
Muhameti kishte kohë deri në Ora 13.00. Siç dinë Muhameti hobin e kishte
shëndruar në profesion dhe ligjëronte të Martave në UT, Pikturën. Biseduam
gjërë e gjatë për të kaluarën dhe të tashmen dhe si gjithmon Muhameti i zgjutë
edhe me përvojën e Deputetit në Parlamentin e Umnikistanit, katrahurës së
tashme i kishte gjetë një zgjidhje. Më tha ,Selam na nuk jemi pregatit për këtë
situatën e sotëshme,na vepronjëm dhe punonjëm për të lanë Amanet,ndërkohë,rrethanat
ndryshuan u bo si u bo dhe në këtë situatë na smund t ë gjindemi. Unë bona
përvojën e Deputetit,isha edhe nëpër Komisione të ndryshme dhe e pashë se
smundem. Ka shumë kufizime (Korniza) që na nuk mund t`i aktceptojmë.Prandaj,
vendosa të punojë si profesor dhe të shijojë vitet e pleqnisë. Ndërsa, ti shko
në Zvicër puno deri në penzion dhe shijo vitet e pleqnisë. U pajtova
plotësisht, i hypëm veturës e lash para godinës së UT-së, u përshëndetëm, ai
vazhdoi në këmbë drejt Godinës së UT-së,ndërsa unë i hudha një vështrim
Përmendores së Atij Rahmetliut që ra duke mbrojtur Tempullin e Diturisë. Desha
t`i thomë diçka ,por, zdinje çka! Mendova në vete, ishalla nuk ka ndëgjuar për
Rektorin Shtrembër Përmjerrës dhe Hienat! Nejse, e mora veten dhe vazhdova, duke
kaluar pranë Selisë së BDI-së,mendova të ndalem e të takojë ndonjë shoq e të
çmallem pak, mbasi e ndjej veten hisetarë,por, më hiku mendja se edhe këtë e
kanë zaptuarë Komandantët Qebabxhi,Gilipterat dhe Mullinxhit dhe i thash
vetes,hikë në shtëpi he ta vajtofsha nanën me gra Zajazi! Kësaj here isha ma i
kujdesësh ëm, nuk u marrova! Valixhja u mbushë,mjaft e ka se do t`a tekalojë
peshën e lejuar dhe do të më nxjerrin probleme në Aeroportin e Aleksandr
Velikit. (po,pse Veliki?pse serbisht?Maqedonisht duhet të jetë Golem, hmm). Si
shumë gurbetçarëve edhe mua më ka mbet një huj para se këthehem , të shkojë te
Berberi .E thash ,sot do të shkojë te Berber Agimi edhe të nënqethem edhe të
bojë pak muhabet se e kamë mikë të vjetër dhe është muhabetqi i qetë. Më tjetër
vend nuk shkojë! Sepse ku shkojë ngatrrohem. U përshëndetëm, u pyetëm për
shëndet,punë e familje dhe u ula. Në vazhdim të muhabetit e pyeta për Djalin, a
ka Diplomua dhe a është punësuar. Po tha , ka diplomuar ndërsa, punë nuk ka. E vrejta në
pasqyrë si u pre në fytyrë dhe ja fillojë të më tregojë, për përpjekjet që
kishte bërë për punësimin e djalit. Ka dy vjet që nuk kamë lanë njeri pa lutë
dhe në fund kurgja. Të gjithë më premtuan, por, në fund kurgja edhe pse Djali i
plotëson të gj itha kushtet dhe është Ing. i Komunikacionit, e kotë! Në
konkursin e fundit për Policë edhe aty konkuroi dhe më erdhë një Aktivist
Partije më tha se unë ta punësoj ty Djalin,por, çmimi është 5000€. Shumë bre
burrë, nuk kamë i thashë. Ee si të duash, se unë jamë Aktivist Partie e unë rri
në ballë nëpër Protesta e Tubime! E luta t`ia japë mbasi të punsohet djali e të marrë një
Kredi . Jo tha në dorë para punësimit. Se kam mundësinë i thash dhe iku! Au bre
Selam zeza! mendova, ku shkonë veç ngatrrohesh! Prej shiut në breshën! U
mundova pak ta qetësojë , duke i treguar për rastin e Vajsës sime, se edhe Ajo
erdhi nga Zvicra, kreu fakulltetin dhe në një Aktion të Qeverisë për punsimin e
studentëve që kanë kryer me Notën mbi 9-të e thirën në bisedime i premtuan se
do t`a punësojnë në drejtimin që ka krye, vendosi t`a lëshojë Zvicrën dhe në
fund e kishin drejtua ke Sociallna dhe mu drejtua: Babi çka është kjo
Sociallna? I thashë Socialamt!(Gjermanisht). Po unë kamë studjuar Gjermanishten
dhe nuk kamë haberë prej Sociallnës, si janë këto njerzë me mentë? Ashtu e
zhgënjyme tha , unë këtheh em në Zvicër! Dhe ashtu ndodhi, u këthy andej dhe
punonë si Mësuese e Gjermanishtes. I themë Agimit mos u mërzit se edhe unë u
turpënova, para Vajsës që e kisha edukuar, se një ditë do të këthehemi në
vendlindje, do të mësojnë e krijojnë pa u nënshtruar e nënçmuar,por, ja si më
ndodhi! (Në atë kohë nuk e kisha mësuar ende LAJT MOTIVIN E JETËS që ma mësoi
Muhameti “HYPI AVIONIT SHKO NË ZVICËR,PUNO DERI NË PENZION,SHIJO PLEQNINË DHE
PRITË VDEKJEN” Vorret janë këtu, përjashta nuk të lejmë ose NËNSHTROVU HIENAVE
DHE QENVE ENDACAKË! Kuptohet këtë nuk ja thashë Agimit,se do të më ndëgjojë
ndonjë gurbetçarë dhe do dëshprohet). Një Plak që pritëte në rend dhe na
ndëgjonte me vëmendje, tha Agim ndëgjo Xhakën! e ke ndëgju ti atë kangën VINË
VAPORRAT RRETHIT DETIT? Po tha Agimi, eh ka fundi ka nja dy fjalë tha,ISHALLA VJEN
NEJ DEVËR TJETËR. Qeshëm të gjithë, u qetësu edhe Agimi. Eh ,përvojë e përvojë
jete mendova, unë i shkreti përpak desh i theva Dhëmbët e Dr. Mexhaitit, tuj u
mundu ta qetësojë Agimin, Plaku me dy fjalë e qetësoi, RrAK CAK, luje derën ti,
në mo ke punë. Shyqyr o zot thash, që kjo është dita e parafundit se të premten
nuk lëvizë as nga oborri shtëpisë. Të premten, mbas kafes mëngjesit u vesha me tesha
pune dhe fillova t`i presë ferrat dhe hithnat rreth shtëpisë t`i ujis edhe disa
pemë mos thajnë dhe ta pastrojë pak oborrin. Mendova, helbete, shpirt
bajmë,bile të thonë Xhemati,” Aii i shkreti shpejt pask a qenë te shtëpija”!
thash mos duket si e shkretë. Punova gjithë ditën dhe ka mbramja mu paraqit
Daja i Arbërisë (Fazli Veliu) dhe më tha se ma vonë mund të shkojë ta shohë
Hallën që ishte shumë e smundë që nga ndikimi i barnave dhe smundja e rëndë
rrinte ma shumë në gjumë. U nisa menjëher ashtu me teshat e punës,por, Hallën
prapë e kishte marrë gjumi dhe vendosëm me Dajën të rrimë pak të bisedojmë e
çmallemi se edhe ai ishte vetë. I tregova Dajës ka kam hecë dhe se kam takuar
shumë shokë e dashamirë dhe jamë çlodhë për mrekulli. Neser në mëngjes i thash
këthehem në Zvicër, me një Leit Motiv të Rij,por,cili është si tregova. Daja si
gjithëmon,i hollë, i kujdësëshëm dhe shpresëdhënës e kapi Mesazhin dhe filloi
të më këshillojë. Biseduam gjërë e gjatë për shumë çka.Ka fundi ra muhabeti dhe
i thashë se kam ndëgjuar se Bexhet Lepri, paska qenë te Aliu kur i ka qethë
Dhentë. Daja u pre në fytyrë u zbeh dhe e lëkundi kryet. O Dajo mos u mërzit,
mund të ketë shkuar pa thirë, i thash, si Zorjaj Milincës, e mban mend kur
vinte me lugën e drunit në brezë, për të hangër kulloshtër! Qeshëm të dy dhe
vazhduam muhabetin. Mirëpo, emocionet nga njëher e bojnë të veten edhe te
njerzit e mëdhej si Daja dhe gjat bisedës mu drejtua: A e di ti bre Sel am, se
këtu në këtë kauç dhe para meje Nëna ime, ja përgjërua dhe i ka bo bije Hallë
Humës që ti lutet Aliut për një vend pune pë r Afrimin dhe Nusen,të mos na
hikin në Gurbet,por, të mbesin këtu e t`i bohen krah Manit se e ka jetim!
Heshta! Fillojë dhoma të më rrotullohet dhe për një moment nuk dinje me kë dhe
ku jamë. Në heshtje përshpërita AU;AU;AU! Mbas pak prapë mu drejtua,po a e dinë
bre Selam se mua, m`është ulë Djali përballë dhe më ka thanë: O Babë a je ti
ai,Baba im,Fazli Veliu i madhë që u Prinëte Demostratave me dhjetra mija
demonstruesë gjithë andej Europës, çka u bo me ty që të kanë lanë kështu dhe
çka donë të bojë unë për TY?! Eu! bëra pa dasht,mendova mjaft e ka, se smundem
as të ndëgjojë e as të kuptojë më, kurgjë. Dhe mbas disa sekondash, nga friga
mos ndëgjojë edhe diçka ma të tmerrshëme,kërkova rusat! Më përcolli deri te
vetura më tha edhe disa fjalë të më qetsojë dhe trimërojë, sepse e vrejti se
jamë i shokuar, u përqafuam, më uroi rrugë të mbarë dhe u ndamë me Mirë u
pafshim! Ashtu i shokuar u këtheva në shtëpi dhe nuk e mbylla syrin, në mëngjes
u nisa për në Shkup i hypa Aeroplanit, vazhdimisht i shokuar dhe më shkoi
mendja te Leit Motivi i Rij, pse unë smund ta pranojë? Ndoshta,unë smund ta
pranojë se jamë kokë gurë, malësorë i pa shkolluar dhe nuk di të rezonojë! Por,
jamë i bindur Ali Ahmeti, se këtë Leit Motiv jete, nuk e ka pranuar dhe nuk do
t`a pranojë asnjë Shqiptarë, që nga skamja,jo perspektiva dhe represioni,
detyrohet t`ia këthejë shpinën Atëdheut! Ky Leit Motiv jete, që u imponohet
Shqiptarëve e ka burimin te Elaboratet Famëkëqi të ?uprilloviqëve dhe Andriqve të gatuar nëpër kuzhinat e
Beogradit,Shkupit dhe Podgoricës, që sot, fatëkeqësisht, e vazhdojnë, një
grushtë Melezësh pa soj e sorrollop me ish Udbashët dhe Hienatë që kanë hypë
mbi Platformën e Anijes Shulas-lundruese, Kapiten i së cilës je ti, Ali Ahmeti!
Ndërkaq,duke të uruar shëndet dhe këthjellësi në katin e epërm, të përshëndes!
Ndërsa, unë do të vazhdojë atë punën e Amanetit se nuk mund të tjetërsohem në
pleqni! PS.Nëse se ke pranuar letrën e parë më lësho një SMS ,që t`a dërgoj
përmes E-mail-it,të premtojë se do të paraqitem prapë, mbasi të kemë mbaruar me
Tinëzarin alias, Gospodin “Mamën” e Jovos! Basel,
27.10.2012
Selam Bajrami