Shtesë » Lajme
Rashit Alidema: Vendim jo akademik i Rektoratit
E marte, 02.10.2012, 05:58 PM
Vendim jo akademik i Rektoratit të UP-së
Nga Rashit Alidema, profesor i UP-së
Universiteti
i Prishtinës tashmë është i njohur në qarqe akademike në tërë botën dhe ka
kultivuar e vazhdon t’i përparojë traditat tona të mira, po dhe lëvizje të reja
e të bujshme. Siç dimë, Universiteti është
themeluar dhe vazhdon të veprojë falë përpjekjeve permanente të gjeneratave
dhe demonstratave, vuajtjeve e viktimave
jo të pakta, krahas kërkesës për Lirinë Kombëtare!
Me emërtimin
e ri, UP-ja do to hynte në grupin e
universiteteve të porsa të themeluara: i
Prizrenit, i Pejës, e më vonë i Gjilanit
e i Mitrovicës?!...
Emrin e
Heroit tonë Kombëtar (prej vitit 1962, më
parë merrej – tradhtar!) “Hasan Prishtina”, jo vetëm në Kosovë, e mbajnë mjaft
institucione: shkolla, biblioteka, qendra kulture e të tjera...
Vënia e
emrit për një institucion kaq të rëndësishëm kombëtar, me një traditë e renome
tashme të vlerësuar e të njohur në qarqe universitare europiane e botërore,
sikur është Universiteti i Prishtinës, më
së paku, nuk praktikohet aq në vendet europiane dhe nuk e besoj të pritet mirë në
qarqe shkencore e kulturore në trojet shqiptare e më gjerë. P. sh.,
Universiteti i Kembrixhit, i
Oksfordit, Londrës e tjerë s’kanë emërtime
të tilla. Edhe universitetet tjera më mirë do të ishte t’i mbajnë emrat e
qyteteve; në raste të veçanta, kemi emërtime të themeluesve të tyre, si p. sh. Universiteti i Sorbonës,e mbanë emrin
e themeluesit – Sorbonit, Universiteti
shtetëror i Moskës është emërtuar me emrin e themeluesit - Lomonosov,
etj.