Shtesë » Lajme
Ismet Azizi: Kosova rekordere për nga numri i të rinjëve
E hene, 24.09.2012, 07:11 PM
Kosova rekordere evropiane për nga numri i të rinjëve
Nga Ismet Azizi
Muaj më parë
agjensia Anadolia bëri një analizë (me titullin
"Mortaja e bardhë" shkatrron Serbinë dhe Kroacinë”) të thuktë lidhur
me shtimin e popullsisë në vendet e ish Jugosllvisë,ndërsa në vijim do të shohim një analizë të ngjajshme lidhur me mplakjen e poullsisë në Evropë dhe
në Botë.
Përqindja
më e madhe e popullatës së re jeton në vendet e Afrikës, ndërsa përqindjen më të
lartë të popullatës së moshuar jeton në Evropë.
Në Serbinë
qendrore, Kroaci dhe Slloveni jetojnë shumica e njerëzve mbi moshën 65 vjeç,
ndërsa popullsinë më të re në rajon e ka Kosova
me 32 për qind ,me të rinjë të moshës
deri 15 vjet, e cila është përqindja më e lartë në Evropë, tregojnë studimet e fundit të departament të specializuar të Bankës Botërore
(BB).
Siq lajmëron agjencia e lajmeve Anadolia në Kosovë vetëm
pesë për qind e njerëzve është më e vjetër
se 65 vjet.
Pas Kosovës
në këtë aspekt është Shqipëria, me 23 për
qind të popullsisë së re dhe nëntë për
qind e të moshuarve, e ndjekur nga
Në vendet e rajonit përqindje më të ulët të të rinjëve ka shënuar
Sllovenia - 14 për qind, ndërsa popullësisë së moshuar mbi 65 vjet
17 përqind, aq sa është në Serbinë
qendrore, e cila ka për 1 përqind më të lartë.
Më së paku të rinjë në Gjermani
Në Maqedoni, jetojnë 18 përqind e popullsisë deri në 15 vjet, dhe 12 për qind e të moshuarve,
ndërsa Kroacia ka 15 për qind të popullsisë së re dhe 17 përqind të moshuarit.
Gati
raporti njëjtë është në Bosnje dhe Hercegovinë - 15 për qind të rinjë dhe 14 për qind e të moshuar.
Në vendet evropiane përqindje më të ulët të rinj ka Gjermania
dhe Monako - nga 13 për qind, ndërsa në Bullgari, Itaiji, Ukraina dhe
Letonia 14 përqind , dhe në Austri 15 për qind të të rinjve.
Përqindje
më të madhe të popullsisë së moshës 65 vjeç ka Monako - 24 për qind, Gjermani - 21 për qind,
Itali - 20 për qind, Greqi - 19 për qind, Bullgaria dhe Austria - 18 për qind ....
Rezultatet
tregojnë se nga 45 vende evropiane, 20 prej tyre përballet me problemin
mplakjes së popullsisë.
Evropa po
mplaket
Ndër
vendet e Evropës Juglindore, thuhet se "mortaja
e bardhë" është e pranishëm në Kroaci, Serbi dhe Slloveni.
Në aspektin
ndërkombëtar, përqindja më e lartë e të rinjve nga mosha 15 vjeçare u
regjistrua në Niger - 49 për qind, pasuar nga Uganda dhe Mali - 48 për qind,
Angola - 47 për qind, Burundi, Kongo dhe Zambia - 46 për qind.
Rekorder
në numrit e popullsisë së moshuar
pas Monakos është Japonia
me 23 %, Gjermania me 21%, Italia me 20, Greqia dhe me 19% ,
dhe Finlanda , Suedia, Austria, Bullgaria dhe Portugalia me 18 për qind
të popullsisë mbi 65 % e popullsinë nga
numri i përgjithshëm.
Shikuar përnga rajoni dhe kontinentet, përqindja më e
madhe e popullatës së re jeton në vende e Afrikës, ku popullsia e re arrin 43 për
qind nga numri i përgjithshëm i popullsisë.
Nga ana
tjetër, përqindja më e lartë e popullatës së moshuar shënon Evropa, ku jetonjnë 16 për qind e popullsisë mbi
moshën 65 vjet.