Shtesë » Lajme
Halil Gashi: Ambasadorit Wisner i ndahet çmimi ''Hasan Prishtina''
E hene, 17.09.2012, 05:38 PM
Ambasadorit Wisner i ndahet çmimi ''Hasan Prishtina''
Pa pasur paqë në Kosovë nuk ka paqë në Ballkan e as në Evropë
Nga Halil Gashi
Kur kam pranuar svidën për tu angazhuar ne zgjedhjen e Statusit për Kosovën se bashku me Presidentin Ahtisari , ambasadoret Ishinger dhe Rohan kam patur gjithëherë në mëndje angazhimin e popullit tuaj ndër shekuj dhe më shumë breza për Pavarësinë e juaj .Unë u jam mirënjohës për nderin që po ma bëni më ndarjën e ketij çmimi më të cilin ju më parë nderuat edhe Presidentin Klinton dhe përsonalitete te tjera të shquara të SHBA-së dhe vëndeve të tjera.. Kështu është shpreh mbrëmë në ceremoninë e rastit të ndarjës se çmimit „Hasan Prishtina „ nga „Shoqata për kthimin e shqiptarve të shpërngulur nga trevat e tyreambasadori Wisner „ku merrnin pjesë , Kryeministri Thaqi, zv. Kryeministri Kuqi , delegacione te komunave nga mbarë trevat etnike dhe mysafirë të tjerë të qmuar.
Pejë, shtator
N?ë ambientet
e hotelit Dukagjini në Pejë, në një ceremoni rasti „ Shoqata për kthimin e shqiptarve të shpërngulur
nga trevat e tyre „ fundaven qe shkoi i
ndau çmimin „ „Hasan Prishtina“ambasadorit Wisner duke falenderuar kështu për kontributin e
madhë të tijë dhe mbeshtetjës se
fuqishme popullit të Kosovës në rrugëtimin e tyre të drejtë për liri dhe pavarësi.
Duke
falenderuar ambasadorin Wisner per kontributin e tijë si dhe duke falenderuar për
pjesmarrjën e kryeministrit Thaqi dhe
bashkëpuntorve të tjërë në kte cermoni
solemne, kryetari i komunës se Pejës Ali Berisha
tha se Lakmia e madhe e të tjerve për keto toka tona , për pasuritë tona,
kanë berë që të jemi në vazhdimësi në shenjestër të pushtuesve të shumtë dhe të
egër të cilët tentuan të na zhbijnë nga vëndi i ynë i shënjtë. Edhe përkundër
vrasjeve, tmerreve të shumta , egzodeve , megjithëatë pushtuesit tanë nuk
arrijtën të na zhbijnë nga vatrat tona . Në kte rrugëtim të lirisë dhe pavarësisë
tonë ranë shumë bijë e bija të ketij
populli, falë luftës tonë ndër shekujj gjakut të atyre që ranë , falë miqve tanë ,ne sot jemi të lirë ka thënë
nder të tjara fjalën e tijë përshendetëse kryetari Berisha.
Kryeministri
Hashim Thaqi në kte ceremoni rasti ka falenderuar të gjithë ata që ndihmuan
permbarimin e mbikqyrjës se Pavarësisë se Kosovës dhe në veqanti popullin e
Kosovcës për kontributin e tyre që mbikqyrja
e Pavarësisë se Kosovës të përmbyllet më sukses. Kjo, përmbyllje është vlersim
i lartë i SHBA-ve , NATO-së dhe BE-së për Kosovën , është vlersim i lartë i
Presidentit Obama dhe i Presidentit Klinton i cili ne mesazhin e tijë të ngrohtë
derguar popullit të Kosovës i cili tha se SHBA-të do të jenë pergjithmonë me
Kosovën . Kryeministri Thaqi qmoi lartë përsonalitetin e Ambasadorit Wisner i
cili vlersi drejtë të drejtën e popullit
të Kosovës për liri dhe pavarësi. Ai më pas
kujtoi edhe fillimine vitit 2008 dhe takimin më z. Wisner dhe amabasadorin
Hollbruk pas mbeledhjës se Këshillit të sigurimit, Thaqi tha se ne kishimprit 100
vite pë rtë shpall pavarësinë dhe pikrisht në kte takim ambasadoret Wisnër dhe
Holbruk më mbeshtetën fuqishëm për marrjën e vendimit për shpalljën e PAVARËSISË
SE Kosovës , madje se bashku më ta caktuam edhe datën 17 shkurt , kujtoi më kte
rast kryeministri Thaqi.
Ju
zotohemi zoti ambasador se ju nuk do të zhgenjehëni në Kosovën shtet te lire
dhe të pa varur , ngase Kosova do të rrugëtoj fuqishëm drejt NATO-së dhe BE-së në marrëdhënie të shkëlqyera përjetësisht më SHBA-të është zotuar kryeministri Thaqi.
Pasiqë falenderoi
për nderin e bërë më rastin e ndarjës së këtij çmimi ambasadori Wisner tha se
kur kam pranuar svidën për tu angazhuar për të propozuar një zgjidhje për
Statusin e Kosovës se bashku me Presidentin Ahtisari , ambasadoret Ishinger
dhe Rohan kam patur gjithëherë në mëndje
angazhimin e popullit tuaj ndër
shekuj dhe më shumë breza për Pavarësinë
e juaj. Unë e kam kuptuar se pa pasur paqe në Kosovë nuk ka paqe në Ballkan dhe
pa paqë në Ballkan nuk ka paqë në Evropë.
Unë qëndroj
sot këtu para jush para një vendi që është i pavarur kemi festuar se bashku ketë
rrugëtim të juajin të rëndesishëm por
puna jonë nuk është kryer ,ashtu sikurse nuk ka përfunduar edhe puna juaj, ne
do të mbesimë të angazhuar në rrugëtim e juaj të mëtejmë që të jemi krenar për
shtetin e juaj në respektin që shtetet tjera ju kanë njohur të cilat nuk i keni
zhgenjyer anipse jeni përballë më shumë sfida.
Jemi
krenar që SHBA-të ,Anglia ,Gjermania dhe Franca ju kanë qëndruar pranë ashtu
edhe NATO dhe ushtarët Amerikan si dhe mekanizma të tjerë ndërkombëtar.
Ambasadorin
Wisner më pas ka kujtuar se shteti i Kosovës ende para vete ka sfida të shumta
sikurse që është e domosdoshme rritja e numrit të njohjeve për tu antarsuar sa
më parë Kosova në organizatat ndërkombëtare, për përmirësimin e marrëdhenieve më
Serbin përmes dialogut të cilin SHBA-të e mbështesinë dhe besojmë se Serbia
duhet të pranoj realitetin e ri në Kosovë.
Si sfid tjetër ambasadori Wisner e përmend edhe veriun e Kosovës ku
duhet te shtrihet autoriteti i juaj në të gjithë Kosovën ka thënë Wisner si dhe
ka insistuar në shurjen e institucioneve paralele serbe por ka kujtuar se kjo duhet të bëhët përmes
dialogut duke prodhuar marrëveshje të qëndrueshme.
Ai ,ka thënë
se NATO do të qëndroj në Kosovë më trupat dhe pajisjët e saj.Kosova dhe Serbia
duhet të kuptojnë se duhet të mësohen të jetojnë më njeri-tjetrin për ketë do
ta keni përkrahjen tonë por edhe ju duhet të keni koncenzus kombëtar ka thënë ambasadori
Wisner. Ai më pas ka shtuar se Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik të këtij
rajoni të pasur dhe pasuritë që i keni
duhet vuar në funksion të ndërtimit të ekonomisë së Kosovës duke implementuar
ligjin, duke luftuar kriminalitetin dhe korrupsionin. Ju duhet të ndërtoni një shoqëri
demokratike me institucione të qëndrueshme duke respektuar të drejtat e
minoriteteve, lirinë e mediave si dhe të jeni të angazhuar për paqë dhe
stabilitet në rajon ka thënë ambasadori Wisner.
Duke ia
dorëzuar çmimin Hasan Prishtina , kryetari i shoqatës për kthimin e shqiptarëve
të shprëngulur nga Kosova Jahja
LLuka tha se më këtë 22vjetor të kësaj
Shoqate ju ndajmë këtë çmim si mikut tonë të madh i cili na ndihmoj fuqishëm në
rrugën tonë për liri dhe pavarsi .Qmimi Hasan Prishtina ju ka ndarë deri me
tani shume personaliteteve si Presidentit Amerikan Bill Klinton , Kryeministrit
Toni Bler , sekretares se shtetit Amerikan Meldin Olbrajt, komandantit te
forcave te NAT-os Vesli Klark si dhe
Familjeve Jasharaj dhe Haradinaj.
Gjatë qëndrimit
në Pejë, Ambasadori Wisner se bashku me shumë qytetar pejanë mbremë ka
ndezur qirinjë në sheshin, Shkëlzen Haradinaj, në shenjë nderimi për viktimat e
11 shtatorit, që humbën jetën gjatë sulmeve terroriste në New York.