E enjte, 12.12.2024, 11:34 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Faton Mehmeti: Një shqiptare e suksesshme

E marte, 11.09.2012, 05:23 PM


Një shqiptare e suksesshme në Finlandë

Nga Faton Mehmeti

Historia e shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet e tyre është mjaft e dhimbshme, ajo  daton nga shpërngulja masive e Shqiptarëve për Turqi e cila  kishte filluar në fund të shekullit XVIII, kohën kur këto vise ishin të pushtuar nga pushtimi turk.për të vazhduar më pas me pushtimin austro hungare,bullgar e serb.

Turqia zë vendin e parë në atllasin e shpërndarjës gjeografike të shqiptarëve jashtë vendit. Aty ka gati më shumë shqiptarë se sa Shqiperia dhe Kosova bashkë.

Një vend kryesorë në largimin e shqiptarëve të kohëve të fundit ku janë të vendosur shqiptarët konsiderohet Greqia me rreth 500 mijë shqiptarë, Gjermania ka rreth 350 mijë shqiptare përfishire këtu edhe ata të trojeve etnike. Në Itali rreth 300 mijë dhe ne Zvicër rreth 180 mijë kryesisht shqiptarë të trojeve etnike. Në Angli 40 mijë, Belgjikë rreth 40 mijë. Një numër më të vogël shqiptarësh gjen pothuajse në çdo vend evropian, por tani më nuk ka cep të botës  që nuk gjenë shqiptarë.

Rreth 25 për qind të shqiptarëve të Kosovaës jetojnë në diasporë,sipas shifrave të fundit të  regjistrimit në Kosovë.Cdo shtet tregon  përkujdesje ndaj qytetarëve të vet që jetojnë në diasporë ndërsa Kosova nuk ka bërë pothuajse asgjë në këtë drejtim.Ministria e Diasporës  nuk ka shfaqur ndonjë projekt konkret se si do  përhrah shqiptarët që jetojnë në diasporë,as mënyrat e tyre,kjo nuk ka ndodhur edhe si mungesë e mos identifikimit me nevojat për të cilat ata kanë më tepër nevojë.Shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut tonë,kryesisht merren me punë të dorës së dytë edhe pse nuk mungojnë të tillë që janë në poezita të lartë udhëheqëse. Nëdra të kemi shqiptarë në pozita të tilla  është pozitive për shqiptarët që jetojne në ato vende,i nderon vetë prejardhjen e tyre iliro-dardane.

Shqiptarët shquhen si popull që arrijnë shpejt të adaptohen në jetën dhe kulturën e atij vendi ,në të cilin ata shpërngulën.dhe kjo traditë e mire ka ndkiuar që ata të kyqen dhe të bëhn bashëpjesmarrë në jetën politike e kulturore.Ndonëse gjenerate e vjetra per shkak se eshte dashur te punojnë e të ndihmojnë familjet e tyre ne Kosovë e Shqipëri,gjenerate e reja jkanë krijuar nj bagazh kulturo duke u shkolluar ne vendet e ndryshme për të na bërë  të ndihemi krenar me ta.Një rast i tillë është edhe  shqiptarja e sukseshme është poetja Hasime Hoti. Ajo u lind më 27.05.1987 në Mitrovicë. Ka prejardhjen nga fshati Turiqevc, Komuna e Skënderajt. Në vitin 1989 me familje, u detyrua të largohet nga vendlindja dhe migruan në Finlandë.Shkollën fillore e përfundoi në qytetin Oulu të Finlandës. Aty mbaroi edhe shkollën e mesme për laborante të kimisë me sukseses të plotë.Tani jeton në qytetin Vantaa me familjen afër kryeqytetit të Finlandës, Helsinki. Punon ne spitale te ndryshme kohe pas kohe poashtu mirret me ndermjetsime të krimeve dhe mosmarreveshjeve vullnetarisht, po ashtu kohë pas kohe merr pjesë edhe në fakultetin e hapure në ligjerata të ndryshme.

Ka të botuar veprën me poezi ‘’ Të vij ai çast ‘’

Më 28 Tetor 2012 mbahen zgjedhjet lokale në Finlandë,ajo që bije në sy është se në këto zgjedhje kandidon edhe poetja e talentuar Hasime Hoti nga  Partia SDP me moton  ‘’ Së bashku, ne mund të bëjmë më shumë dhe më mirë ‘’

Përveq Hasimës janë edhe dy shqiptare tjera që konkurrojnë në këto zgjedhje por në qytete tjera.Fatbardha Hetemaj në partinë Kokoomus në komunën e Helsinkut dhe

Silvana Berki e partisë Vihreät ne komunën e Tamperes Vihreät = Vih.

Andaj komunitet shqiptar në Finlanë duhet të dal masovisht që t’i përkah këto kandidate të cilat premtojnë se do ndikojnë në përmisimin e trajtimit të komuniteti shqiptar në Finlandë.

Është për të ardhur keq që Ministria e Diasporës nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim,që së paku të shkoj nga afër moralisht t’i përkrah këtë kandidate të cilat duhet përkrahur dhe mbështetur.

Edhe pa këtë përkrahje të shteti tone,shpresojmë se tradita e shqiptarëve që ‘’ sa më larg aq më të bashkuar ‘’ të vihet në shprehje  që të përkrahim kandidatët shqiptarë,që të dëgjohet zëri i komunitetit shqiptar  edhe në nivelet më të larta vendimarrëse..

Me fat  zgjedhjet  e 28 Tetorit 2012 !!!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora