E hene, 09.12.2024, 01:28 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Vajza e krishterë arrestohet për blasfemi

E marte, 21.08.2012, 06:00 PM


Pakistani shokon botën, akuzon për blasfemi një të mitur me sindromën “Down”

Presidenti i Pakistanit ka kërkuar një shpjegim zyrtar për arrestimin nën akuzat për blasfemi të një vajze të krishtere me Sindromë të Daunit. Vajza, që raportohet t’i ketë 11 ose 12 vjet, thuhet se i ka djegur faqet në të cilat ishin të shkruara vargjet kuranore.

Policia tha se vajza e quajtur Rimsha, është arrestuar në një lagje të varfër krishtere të Islamabadit dhe mbetet në paraburgim për 14 ditë.Një turmë e myslimanëve të zemëruar ka kërkuar dënimin e saj. Mediat shtetërore kanë thënë se presidenti Asif Ali Zardari e ka marrë “me seriozitet” rastin dhe ka kërkuar nga Ministria e Brendshme që ta dërgojë një raport. Disa raporte thonë se vajza ka djegur letra të mbledhura nga mbeturinat, kur dikush ka hyrë në shtëpi dhe e ka akuzuar familjen se ka djegur faqe ku ishin të shkruara vargjet nga Kurani. Shtëpia e Rimshas është mbyllur nga jashtë dhe asnjëri nuk ishte në shtëpi të hënën, ka bërë me dije një gazetar i agjencisë së lajmeve France Press(AFP). Fqinjët kanë hezituar të flasin rreth incidentit, duke thënë se nuk kanë qenë dëshmitarë të përdhosjes. Një zyrtar i lartë i Aleancës për të gjitha Minoritetet e Pakistanit, Tahir Navid Kodri, i tha AFP-së se të krishterët që kishin ikur bashkë me të afërmit e tyre nëpër Islambad për të gjetur strehim, kanë nisur gradualisht të kthehen në lagjen e quajtur Mehrabad. Ai tha se vajza me Sindromën e Daunit, një gjendje që shkakton shkallë të ndryshme të vështirësive në të mësuar, ende nuk është as adoleshente. Forumi i Aksionit të Grave, një organizatë kryesore që lufton për të drejtat e grave, ka dënuar arrestimin e Rimshës. Zëdhënësja Tahira Abdullah ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të saj dhe ka shprehur zemërimin për “mungesën totale të humanizmit” të personave që e kanë dërguar rastin në polici. Atentatet e vitit 2011 mbi një politikan kryesor të Pakistanit dhe një ministër të krishterë të qeverisë janë lidhur me kundërshtimin e tyre publik ndaj ligjit kundër blasfemisë. Ata i kishin ndihmuar një nënë te krishterë të dënuar me vdekje për blasfemi në vitin 2010. Ajo gjendet edhe më tej në burg. Vrasja ka ringjallur shqetësimet mbi mostolerancën fetare në Pakistan, ku gupet minoritare janë përballur me një numër sulmesh nga ana e militantëve të shumicës sunite myslimane. Në muajin e kaluar, një bandë në provincën qendrore të Punxhabit rrëmbeu një person me të meta mendore nga një fshat në stacionin e policisë dhe e rrahu për vdekje, pasi që dyshohej se kishte djegur faqe kuranore. Nën ligjet për blasfemi, dënimi për fyerjen e islamit, ose përdhosjen e Kuranit në Pakistan mund të jetë ai me vdekje.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora