Shtesë » Lajme
Murat Jashari: 510 pyetje Xhavit Halitit
E diele, 29.07.2012, 05:58 PM
Vëllai i Ismet Jasharit, komandant “Kumanova”, Murat
Jashari, pas një letre publike, ku ia parashtroi 372 pyetje deputetit të
PDK-së, Fatmir Limaj, tani del me letrën e tij të re, ku i parashtron 510
pyetje deputetit tjetër të PDK-së, Xhavit Haliti.
Jashari, në këtë letër, shkruan se, këto pyetje janë vetëm 5 % e të bëmave, siç
thotë ai, “tuaja (duke iu referuar deputetit Haliti) & Co”.
Më poshtë, mund ta gjeni letrën me 510 pyetjet e Murat Jasharit, drejtuar
deputetit Haliti.
*Shënim: Letra është e palekturuar dhe e pandryshuar!
Për Xhavit Halitin dhe mediave të shkruara dhe ato elektronike në gjuhën
shqipe.
Letra Nr.5
Le ta quajmë edhe këtë: Letër e shenjtë!
„shkrime-kujtime-testament“
Fundi i vitit 1985 dhe fillim viti 1986 bëri një dimër shumë i madhë. Në
një prej atyre mbasditeve m’u lajmëru Rrusta (Mustafa Xhemajli) dhe më tha:
“Nji shok i Organizatës ka mbërij në Itali dhe duhet të shkosh patjetër me e
marrë. Të lutem, gjejë disa pasaporta të moshës 28-35 vjeçarë”, dhe më dha
adresën dhe nji numër telefoni fiks.
I telefonova Rashit Rashitit dhe Selim Sejdinit dhe u tregova se sonte na
duhet të udhëtonim gjatë, për të kryer një detyrë të Lëvizjes.
Mirëpo, Unë e Rashiti nuk i kishim veturat të përgatitura teknikisht për
këtë dimër aq të ashpër, ndërsa Selimi nuk kish fare veturë. Shkuam në Aeroport
të Cyhrit e muarëm një veturë Rentakard (me qera). Paguajtëm nja 380 fr
zviceriane dhe u nisëm.
Mbërritëm në Chiasso, te pika e fundit e karburantit që është. Pijtëm nga
nji kafe. Rashitit i dhashë adresën dhe numrin e telefonit dhe ata të dy u
nisën. Unë mbeta aty, jo se nuk kisha pasaportë, por më tha Rrusta të mos
rrezikoja. Po prisja të ktheheshin. Mbas 3-4 orëve mbërrinën. Pimë kafe dhe nga
nji sendviç dhe u nisëm.
Udhtari i ri, që ata sollën me vete, ishte i moshës time, por nji çik ma i
rritur. Kishte nji mantil e nji “shapkë“ të „zhelezniçkëve”, si të atyre që
presin trenat dhe u japin lejen me u nisë. Emrin ia mësova rrugës. Më quajnë
Zeka, më tha, dhe unë nuk e zgjata më tepër edhe pse e pash që ishte pseudonim.
Aty afër mëngjezit mbëritëm në Richtersëil, kantoni i Cyhrit, kurse Rashiti
shkoi me e çue veturën aty ku e morëm, kurse Selimi ka qen me banim afër meje.
Me një fjalaë, ata shkuan të dytë, ndërsa Zeka ndejtë me mue.
Unë kisha një dhomë e nji Sallon. Gruaja u zgjua nga gjumi dhe na bëri
mëngjezin dhe, pasi e konsumuam atë, ramë për gjumë. Ramë që të dy në sallonë.
Qëndruma në shtëpinë time nja katër ditë dhe në ditën e pestë e çova te
Rrusta e Muhameti, (Mustafë Xhemajli e Emrush Xhemajli), në Biel/Bienne.
Në Celulën e OMLK-së kisha dy shokë, Jonuz Musliu dhe Hajrush Ramabaja. Ata
në fund viti shkuan për në vendlindje dhe nuk u këthyen më. Jonuzin në fillim
të shkurtit 1986 e arrestuan.
Më ra në hise që në Celulë të jem me Ismetin, (Gafur Elshani), dhe Zekën,
(Xhavit Haliti).
Ndoshta dikush mund të na thotë se është vonë me ba këto pyetje, por
populli thotë: Ma mirë vonë, se kurrë.
Meqenëse na ka pasë bashkuar Programi i LPK-së, (për popull, çlirim e
Atdhe), po fillojë me pyet z. Xhavit Haliti, Nënkryetar i Parlamentit të
Kosovo*1244:
1. Si munde të arratiseshe nga burgu i sigurisë së lartë pa të hy as nji
gjamb në kambë, si askush deri atëherë?
2. Kushë të paralajmëroi se kanë filluar arrestimet ?
3. Arrestimi filloj më 3 Nëntor 1985, apo..... ?
4. Ku ishe më 3 Nëntor 1985 ?
5. A e din se si erdhi deri te dekonspirimi i rradhëve të organizuara të
OMLK-së dhe nga kush ka filluar ai?
6. Kushë ka qenë ai person në udhëheqje të OMLK-së, që mbante pseudonimin
„Baca“?
7. Po personi me pseudonimin „Elezi“, kushë ka qenë?
8. Tashmë është bërë e ditun se Sabri Novosella pat marrë prej shtetit
shqiptar të Enver Hoxhës
gjithësejt 2’ 000.000.- Dollarë, që sot bëjnë 20. 000.000 Dollarë. A e ke
ditë më herët këtë fakt?
9. Elezi, vjenë në Zvicër në fund të gushtit 1985 për të bërë koordinimin
me degën e OMLK-së, apo jo?
10. A ke qenë në dijeni për këtë lëvizje të Elezit (Elmi Reçica)?
11. Në këtë periudhë që vjen Elezi, Sabri Novosella a e kish ndërprerë
aktivitetin e Organizatës? Po këtë a e dije?
12. Dokumentet e Organizatës ruheshin te nji puntor në Bulle, kanton të
Fribourgut, a po jo?
13. Unë kam qenë ai që luaja rolin e shoferit, a po jo?
14. Rrusta, Muhameti, I.Kelmendi e… , duke e mësuar të vërtetën se shteti
shqiptar po jipka dollarë, atëherë i japin Elezit listën me emrat e shokëve të
organizuar, a po jo?
15. Më 9 Shtator 1985, ora 18.00, Elezi niset me trenin Cyhri-Vjenë, a po
jo?
16. Se me cilin punonjës të Ambasadës së Shqipërisë është takuar Elezi në
Vjenë, besoj se e din, a po jo?
17. Këta të gjorë kishin, duke kujtuar se Enver Hoxha nuk ishte më në mesin
e të gjallëve, menduan se pushtetit në Shqipëri po i hyjnë shërbimet
antikombëtare edhe nëpër ambasada. A është kështu?
18. Njësoj si te Qeveria e Kosovës dhe në bashkëqeverisje në IRJM, a është
kështu?
19. A ju ka raportuar Elezi, (Elmi Reçica), në Bazë për këtë?
20. Antarësinë CHF 100.- si antar që isha i OMLK-së, ta dorzojsha për çdo
muaj, a po jo?
21. Sa antarë të OMLK-së ka pasur celula jonë?
22. Sa CHF i grumbullojshe gjithësejt në një muaj ?
23. Po në vit ?
24. Në një emision të KTV, kur të pyetën për kapitalin e bërë mbas lufte,
pate thënë se ke kursyer gjatë qëndrimit në Zvicër. Si munde me bë pare në
Zvicër, ndërkoë që ty vetëm dy orë ke punuar dhe aspak më shumë? A është kështu
?
25. Kujt ja dorëzoje dhe kujt i ke dhënë raport për antarësinë që
grumbullojshe?
26. Mbledhja e Përgjithshme e OMLK-së u mbajt në Dorf str.53, Richtersëil
kanton Cyhri, në banesën time, a po jo ?
27. Kjo qe Mbledhja e fundit e OMLK-së, e cila solli shuarjen e aktivitetit
të Organizatës, a po jo?
28. Synimi i ytë, a ka qenë me hyp në maje të piramidës? A mund të
shprehesh sinqerisht, nëse e ke
atë?
29. Kush të shtynte ose kush të bënte presion ta arrije këtë qëllim?
30. A ke bashkpunuar me shërbimet e huaja? Po tash a vijon me bashkpunu me
ato shërbime inteligjente?
31. Po me shërbime inteligjente slave a bashkpunon?
32. Flitet se ke bashkpunuar dhe bashkpunon edhe me KGB-në. Kush të vuri në
kontakt me KGB?
33. Ke bashkëpunuar dhe bashkëpunon me Goran Staniskovski i (Kumanovës) i
Shërbimit DBK të IRJM, a po jo?
34. Thonë se je Oficerë i lartë i atij shërbimi, a qëndron?
35. A mund të na tregosh se çfarë grade ke?
36. Kushë të vuri në kontakt me DBK-në?
37. Më 16 Dhjetor (e premte) 1988, në Manedorf të Kantonit të Cyhrit, ishe
pacient në Klinikën Neuropsichihatrike, a është kështu?
38. Si shef që të kisha në Celulë të OMLK-së, të rapoertova se dje një
bashkëvendas e kam nisur për Kumanovë me nji koferë libra, gazeta Zëri i
Kosovës dhe kaseta me inçizime të
emisionit të Radios që u emitohej në çdo të diel në Cyhri, që emrin e
kishte emisioni Radio Zëri i Kosovës. A është kështu?
39. Ti dhashë emrat se tek kushë kanë me mbëritë materialet, kush kish me i
shpërnda, a është kështu?
40. Më 19 Prill (e mërkur) 1989 fillonë arrestimi i atyre emrave që unë t’i
dhashë në Manedorf, dhe ata ishin: vëllau i im Xhemal Jashari
(Orizare-Kumanovë), Haxhi Maliqi Likovë-(Kumanovë), Fuat Jashari
(Orizare-Kumanovë), Fadil Uka (Podujevë), Die Uka (Podujevë), Haki Rexhepi
(Hajvali), Nazmi Musa (Gjilan), Destan Ajdini dënohet në mungesë, Sabile Maliqi
(Prishtinë) e shumë të tjerë. A është kështu?
41. Kush na i dekospiroi këta emna që unë t’i tregova në mirëbesim si
kryetar që të kishim, në datën 16 dhjetor 1988, në Manedorf?
42. Pse duhej të arrestoheshin, apo ngaqë e dojshin Kosovën ma shumë se
vehten?
43. Cilin person e dojshe dhe e don ti?
44. A e ke ditur se Hajdin Sejdiu sëbashku me Tahir Zemaj kanë qenë në
Kosovë në burg për drogë?
45. A e ke ditur se Mira Markoviçi (gruaja e Millosheviçit) ka intervenu me
i liru ng burgu ?
46. Pse atëhere Hajdin Sejdiun e çove në Shqipëri, duke i bërë edhe
shoqëri?
47. Cili ishte qëllimi që Hajdin Sejdinë e takove me presidentin Ramiz
Alia?
48. Pse nuk i tregove se ky Hajdini është UDB-ash?
49. Si mundët ta realizonit që në fillimet e viteve ’90 t’i sulen
Shqipërisë gjithë horrat, kodoshat e dilinxhitë e Kosovës?
50. Shaip Latifin e LDK-së, në diasporë, a e ke pasë shok dhe ç’u lidhte?
51 Ky Shaipi i LDK-ja ka dërgu 300 automatik në Shqipëri për Sali Berishën
(PDSH), për me e marrë pushtetin me dhunë, a është kështu?
52. A mund të na tregosh kohën kur i dërgoi, si i dërgoi dhe a ke qenë edhe
ti në këtë projekt?
53. E gjithë LDK-ja ka qenë për këtë qëllim, si në diasporë ashtu edhe në
Kosovë, a është kështu dhe a e dijshë këtë?
54. Në fillim të prillit 1994 Kryesia e LPK-së vendosi që tre anëtar të
sajë t’i caktojë të infiltrojnë në
radhët e UDB-së, qoftë edhe si gjoja bashkpuntorë të saj, për të marrë
informacionin në kohë dhe për t’I paraprirë së keqes, a është kështu?
55. Kush qe ai person që ta propozoi Ty këtë ?
56. Po ti, cilët persona i propozove?
57. Prej atëherë e deri tash, si i keni raportet ju tre bashkëpuntorët e
UDB-s nga radhët e LPK-së, me njani-tjetrin dhe UDB-në ?
58. Sa ton informata i keni dhënë UDB-s ?
59. Me çka të shpërblejshin ?
60. Sa shqiptarë ke rekrutuar për UDB-në ?
61. Sa herë në muaj u takoheshe me oficerët e UDB-së ?
62. Në cili qytet të Zvicrës u takoheshit ?
63. Po në Europë në cilët shtete e qytete u takojshit ?
64. Për takimet dhe bisedat që kishit me oficerët e UDB-s, a raportojshe në
Kryesi të LPK-së dhe a ka dokumenta për këto raportime?
65. Cili oficer i UDB-së të ka përgatitur se si me arrit në krye të LPK-së?
66. Çfarë të lidh me Fatos Nanon?
67. Ti dhe Fatosi a kini të njëjtin UDB-ash që u komandon?
68. Në gradë, cili është më i naltë, Fatosi apo Ty?
69. Përveçë që je në shërbim të UDB, KGB, shërbimit francez, atij italiane
dhe atij maqedon, edhe
cilave Shërbimeve
të tjera u shërben?
70. A ke ndonji komandant që është mik i shqiptarëve?
71. A ke bë analizën e ADN-së, dhe nëse e ke bërë, cilit popull i takon?
72. Nëse e ke bërë AND-në, ballkanas është ai popull?
73. Me siguri shqiptar nuk është, apo jo?
74. Antarët e vërtetë të Shtabit Qendror të UÇK-së (brenda në Kosovë) nuk i
ke njohur. A është kështu?
75. Ke njohur vetëm Nait Hasanin, a po jo?
76. Për me i njoh ata antarë të shtabit dhe me i burgos e me i vra, si e
shfrytëzove naivitetin e Naitit?
77. A është e vërtetë që je ti ai, i cili i dërgove nga Zvicra Naitit
Telefona Paeger, a është kështu?
78. Dhe Naiti ua shpërndajti antarëve të Shtabit Qendror të UÇK-së këta
Telefona Paeger, apo jo?
79. UDB i përcjellke se ku po lipen numrat dhe shumica e Antarëve ranë në
burg dhe disa u vranë, a është kështu?
80. Kushë ta dha këtë ide?
81. Sa kushtuan gjithë Telefonat Paeger?
82. Ku i blejte Telefonat Paeger ?
83. Kushë i kodoi Telefonat Paeger ?
84. A e di këtë kurth Nait Hasani dhe të tjerët çka kanë mbetur gjallë?
85. Qëllimi i ytë dhe i komandantit tëndë ka qenë që të likuidohen anëtart
e Shtabit Qendror, a është kështu?
86. PSE?
87. Për arësye se nuk mundeshit ndyshe me e marrë nën kontroll lëvizjen e
armatosur në Kosovë, a është kështu?
88. Ju dojshit t’i likuidonit ose të paktën ta shmangnit Shtabin e vërtetë
Qëndror në Kosovë ngaqë ata ishin atdhetarë, idealistë shqiptarë që dojshin
bashkimin me shtetin amë, a është kështu?
89. I vetmi që mbeti gjallë ishte Ilir Konushevci, Shefi i Logjistikës, a
është kështu? Të tjerët që nuk
mundët me i vra i manipuluat deri këto vite, apo jo?
90. Më 9 Maj (e shtunë) 1998, a je ti që përgadite vrasjen e Mërgimit, a
është kështu?
91. Cili ka qenë Roli i Sokol Bashotës në këto burgosje e vrasje?
92. Rexhep Selimi doli ma intelegjent se ju e padronat tuaj, a është kështu
?
93. A të lajmërova se Behajdin Allaçi e Shaban Rexhep Shala ishin të
kindnapuar dhe po mbaheshin në Burgun e Kleçkës, pse nuk reagove që t’i lirojnë
?
94. A mos është edhe për këta të dy realizimi vendimeve të Marrëveshjes së
Crans Montanës?
95. Sëpaku, sa për fillim, tregonju familjarëve ku i kanë eshtrat Behajdin
Allaçi e Shaban Rexhep Shala?
96. Mos vallë edhe trupat e tyre janë djegur në Furrë të Kleçkës?
97. Një gjë duhet ta dini mirë ju të ish-Drejtorisë Politike, tani Kryesia
e PDK-së, një ditë do të vijë momenti kur KRIMI juaj do të bëhet i njohtun. Nuk
do të jetë e largët ajo ditë që kjo Faturë ka me ju trokitun te dera! A po më
ndini?
98. Më 10 Mars (e martë) 1998 kanë ardhë me linjën ajrore Cyhri-Tiranë,
vëllau im (Ismet Jashari) me Fatmir Limaj dhe Haxhi Shala, ndërsa unë nëpërmjet
tokës mbërrina në Tiranë më 12 Mars (e enjte) 1998, dhe të pyeta ti Zekë se ku
mundem me e taku vëllaun. Dhe Ti më the : Ismetin nuk ke më për ta parë. Doli
fjala jote. Bravo! A është kështu ?
99. Të pyeta se pse nuk kanë shku shokët me i ndihmu Adem Jasharit. U
përgjygje shkurt : Ne i kemi thënë me u largu, por ai ka dashtë me pijë çaj. A
është kështu ?
100. Mbasi u likuidue Shtabi Qendror, kush u dha urdhër të formonit Shtab
të Përgjithshëm?
101. Sa vetë ishit në Mbledhjen Konstituive ?
102. Ku u mbajt kjo Mbledhje dhe kur ?
103. Në atë Mbledhje a ishin Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj?
104. Po Sulejman Selimi e Sami Lushtaku a ishin në atë Mbledhje?
105. Po prej Zonës Operative të Llapit a ftuat ndokend ?
106. A e ftuat Ramush Haradinaj?
107. Kush propozoi dhe cilin propozoi secili nga ata që propozuan?
108. Bëhet fjalë sipas Marrëveshjes në Crans Montana të Zvicrës, që e
mbajtët më 28 Qershor 1998, besoj se më kupton drejt?
109. Këtë takim a e organizojë Fatos Nano, apo kush tjetër?
110. Në atë takim ishin edhe Bardhyl Mahmuti, Ramadan Avdiu dhe Bilall
Sherifi, a po jo?
111. Richard Hollbruk ofroi Dokumentin me 5 kërkesa, a po jo?
112. A janë këto 5 kërkesat (për mos me thanë urdhërat) që u paraqiti Hollbruk:
1.Të njihet I.Rugova si
lider i Kosovës. 2. Të hiqen Zonat Operative. 3. LPK-ja mos të jetë krah
politik i UÇK-së. 4. Në teren, në Shtabe lokale të Zonave, atje ku ka kuadro
drejtuese të LPK-së, të largohen në një mënyrë ose në një tjetër dhe 5. Të gjithë
ata idealistë, vetëm pse nderonin me grusht etiketoheshin enveristë, ndaj duhej
që të largohen nga radhët e UÇK-së, pasi do na prishin punë duke kërkuar
bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. A është kështu? Dhe ju nuk e kundërshtuat
asnjeni, apo jo?
113. Platforma politiko-ushtarake e Shtabit Qendror UÇK-së kishte 5 Zona
Operative, a po jo?
114. Zona Operative Nr.1 Kosova, ZO Nr.2 IRJM, ZO Nr.3 Kosova Lindore, ZO
Nr.4 Malësia e Madhe (në mal të Zi) dhe ZO Nr.5 Korshumlia, a është kështu?
115. Shtabi Qendror kishte në program bashkimin e gjithë popullit shqiptar
të të 5 Zonave Operative të mësipërme dhe gjithë subjektet politike e ushtarake
të tyre me bë luftë popullore çlirimtare, nën një udhëheqje të vetme, a është
kështu?
116. Mirëpo, në Mbledhje të Përgjithshme të LPK, pas kësaj nuk flitej më
për gjithë trojet e mësipërme. A është kështu?
117. A e dinit se LPK e pat formuar mekanizmin çlirimtar, pra UÇK-në?
118. A e dinit se LPK pat formuar edhe Fondin e shenjtë „Vendlindja
Thërret“ për UÇK për të 5 Zonat Operative?
119. Pse ja muarët këtë të drejtë nënës biologjike LPK-së për ta rritur e
forcuar UÇK, duke e larguar nga udhëheqja politike e asaj lufte dhe e asaj
ushtrie? Cili ishte qëllimi juaj?
120 Pse nuk e bashkuat popullin, subjektet politike e ushtarake të të
gjithë atyre trevave të mësipërme, por filluat ndasitë?
121. Ke qenë i gjithëçkafit, edhe i Logjistikës, a po?
122. A e din se sa ushtarë lirie janë vrarë për mungesë municionit, i cili
faktikisht nuk mungonte pasi paret u ishin dhanë?
123. Ke qenë në Shqipëri edhe kryetar i Fondit « Vendlindja Thërret », a po
jo?
124. Kryesia e LPK-së pat emruar për këtë përgjegjësi Halil Selimin e Ramiz
Lladrovcin, a është kështu?
125. Ndërkohë që ishin caktuar Halili dhe Ramizi, çka dojshe ti që i
pranojshe çantat me Dollarë, DM, CHF etj? Kush i adresontë këta korjerët me
kësoj çanta të vijshin veç te ju, kur dihej se ku duhej me u paraqit në Tiranë?
8
126. A i ke dhënë raport ndokujt institucioni të LPK apo të UÇK për ato
çanta me pare ?
127. Nëse jo, Pse jo ?
128. Në Qershor të vitit 1986 jemi pas përbetuar ti e unë te Kampi i
Aarauit, a është kështu ?
129. A jemi betuar se do punojmë veç për popull e Atdhe, dhe aspak për
interesa individuale, a është kështu ?
130. Në çfarë gjendje sociale është populli dhe në çfarë gjendje sociale je
ti? A ke dallim ti dhe Drejtoria Politike me popullin dhe ne menyre te veçantë
me ish luftëtarët e thjeshtë të UÇK përsa i përket mirëqenies ekonomike ? Dhe
sa i thellë është ky dallim ?
131. Pse pra na ke gënjyer neve, shokëve të Lëvizjes dhe pse ia ke pas me
hile gjithë popullit? Kush është tradhëtari në këtë mes: Ti dhe Drejtotia
Politike apo antarët e thjeshtë të LPK e LKÇK dhe ushtarët e thjeshtë të UÇK?
132. Edhe Muamar Ell Gadafi kështu si ti me kompaninë tënde (udhëheqja aktuale
e PDK) ishte pasuruar, a është kështu ?
133. A e ke parë se si e pat Gadafi fundin e jetës ?
134. Kështu përfundojnë të gjithë mafitë e diktatorët, a është kështu?
135. Programin e LPK-së e hudhët si pa vlerë, a po jo?
136. Po Betimin e ushtarëve të UÇK-së pse e shkelët?
137. Pse i vratë për së dyti herë dëshmorët me shkeljen e betimit?
138. Ju anëtarët e Drejtorisë Politike, të identifikuar edhe antarë të SHP
të UÇK-së, që e shporrët Adem Demaçin në momentin më kritik të Kosovës, çfarë
ndjenjash kombëtare kini, përderisa nuk ngjasoni me luftëtarët e thjeshtë të
UÇK-së?
139. Ju anëtarët e Drejtorisë Politike keni bërë analizat e ADN-së?
140. Cilit popull i takoni?
141. Shqiptar jo, a është kështu?
142. Cila dorë tradhtare shkrepi mbi Agim Bajramin, Sali Çekun, Agim
Ramadanin, Tonin, Micin, e… ?
143. Për Marrëveshjen e Crans Montana të Zvicrës a e keni informuar, kur e
kini informuar dhe çfarë i keni thënë secilit veç e veç : Jakup Krasniqit,
Fatmir Limaj, Sami Lushtakut, Ramush Haradinaj, Gani Krasniqit, Remit, Shukri
Buja, Zafir Berisha, Haxhi Shala, nëse i keni informuar ?
144. Në janar 2000, isha me vëllaun Xhemal dhe u takuam me ty Zekë, para
Hotel Grandit në Prishtinë, a po jo ?
145. Më the të rrijë në Kosovë dhe po ma siguron një dhomë në Hotel Grand,
a ishte kështu?
146. Unë të thashë, kamë familjen time dhe të Ismetit në Zvicër dhe nuk
kemi pasur kohë ti krijojmë kushtet me u këthye, nuk kemi asnjë dhomë banimi, a
është kështu?
147. Të thashë se puna na ka mbetur në gjysëm, me ndërprerjen e luftës
çlirimtare, a është kështu?
148. Të thashë se unë jamë betuar e përbetuar dhe nuk tradhëtoj betimin për
asnji çmim, a po jo?
149. Të thashë se nuk mund me i ra hasha betimit, ngaqë jam i fjalës e i
besës, a është kështu?
150. Tëthashë se, neve shokëve të LPK-së na ka bashkuar Programi i saj
Politik, e ai Program akoma nuk është realizuar, a ka qenë kështu?
151. Ti e Bilall Sherifi rrini e bëni qejfë në Hotel Grand, të thashë, se
kjo paska qenë andra e juaj, a ka qenë kështu?
152. Në Zonën Operative Nr.2 dhe në Zonën Operative Nr.3 pati luftë
çlirimtare, a është kështu?
153. Kush u pengoi që asnjë gotë ujë mos me ju dërgu ushtarëve të lirisë në
ato dy zona gjatë viteve 2000-2001? Kush u urdhnoi me kriju atë Këshillin
Politik për UÇPMB-në me në krye Jonuz Mysliun? Sa herë shkut dhe kush shkoi
prej juve të ish Drejtorisë Politikë të UÇK me bisedu me komandantët e zonave
të UÇPMB për me i bind të ndalnin luftën?
154. Sa bodigarda i ke ti Zekë dhe nga sa kanë antarët e tjerë të
Drejtorisë Politike?
155. Prej kujt frigoheni dhe pse frigoheni nëse e ndjeni veten të ndershëm,
sikundër mbureni nëpër televizona?
156. Për derisa mbani badigarda, do të thotë se nuk e jetoni jetën të lirë?
Do të thotë se krimet dhe tradhëtitë që i kini ba këtij populli u dalin e u
frigojnë edhe në gjumë, apo jo?
157. Ke vizituar ndonjiherë familjet e Jusuf e Bardhosh Gërvallës?
158. Po të Kadri Zekës?
159. Jusufi, Kadriu e Bardhoshi kanë qenë me mendje, shpirt e zemër për
popull e atdhe, a është kështu?
160. Po ti a ke qenë me idetë dhe për idetë e tyne?
161. Apo për pushtet e pasuri personale?
162. Në Zvicër a ke jetu me ndihma sociale, apo jo?
163. Sa hektarë tokë i ke ble tash në Kosovë?
164. Po pasuri tjetër, a ke vu pas lufte? A i ke tregu të gjitha shpijat që
ke ble dhe që ende i ke në Tiranë?
165. Me çfarë paresh i ke vu tanë këto pasurina, apo me ndihmën sociale që
merrshe në Zvicër ?
166. A është e saktë Xhavit, që në kohën studentore ke bërë disa dhunime në
femra ?
167. A është e saktë Xhavit, që ke shitur armë, revole, shqiptarëve në
rrethin e Pejës ?
168. A është e saktë Xhavit, që armët i ke shitun në bashkpunim me zyrtarë
të policisë dhe më pas i ke
denoncuar ?
169. A është e saktë që ato armët e shitura janë konfiskuar dhe u janë
marrë paret nga policia serbe ?
170. A është e saktë se, pasi arma dhe paret janë konfiskuar, shqiptari
është maltretuar?
171. A është e saktë që policia e ka ditur edhe numrin e secilës arme të
shitur ?
172. A është e saktë që ishe në kontakt të vazhdueshëm me Mehmet Hasku,
shefi i UDB-s në Pejë?
173. A është e saktë që ishe në kontakt me Sabri Hamitin, dhëndëri i
Rugovës, dhe me Shefin e KOS-it në Kosovë?
174. A është e saktë se Serbia ka patur gjithë herë pretendime për të
kontrolluar Shërbimin e Shqipërisë?
175. Ti Xhavit a ke qenë i dërguar në Shqipëri për këtë punë nga UDB-ja
qysh në vitet ’80-të?
176. Ti si njeri i besueshëm, a hyre edhe në SIGURIMIN e shtetit shqiptarë
?
177. Kur ra sistemi komunist në Shqipëri, çfarë raportesh të fshehta ke
patur me Sali Berishën, kur dihet se ishe me krahun kundershtar të Ramiz Aliut
?
178. Kur u shkatërrua shteti Shqiptarë, a është e vërtet se kanë ardhur
zyrtarë të lartë të shërbimit serb në Tiranë?
179. Kur është vendosur të bëhet Shërbimi i ri në Shqipëri, SHIK-u, kush
vendosi për personat që do ta drejtojshin? Cili është kontributi yt në këtë
rast?
180. A është e vërtetë se është vendosur nga Stanishiqi dhe Simatoviqi ?
181. A është e vërtetë se SHIK-u është bërë me 02/07/1991 me Bashkim
Gazideden në krye ?
182. A është e vërtetë se Bashkim Gazideda ka qen daja i Petrit Amit nga
Dibra, shoku ma i ngusht i Arkanit ?
183. A është e vërtetë se të gjithë shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia, të
cilët kanë punuar si personel në SHIK, kanë qenë agjentë të UDB-s?
184. A është e vërtetë se duke kontrolluar shtetin amë Serbia ka vëzhguar
një pjesë të madhe të lëvizjeve ilegale shqiptare?
185. A është e vërtetë se janë konfirmuar shumë takime sekrete të Bashkim
Gazidedes me Arkanin dhe me të tjerë?
186. A është e vërtetë se në krijimin e piramidave fiskalë në Shqipëri ka gisht
Shërbimi sekret Serb dhe
ai Grek për të shkatërruar dhe dëmtuar edhe një herë Shqipërinë dhe se ti e
Sali Berisha kishit dijeni
për këtë punë?
187. A është e vërtetë se ke patur takime me Apostolos Vavilisin ?
188. Çfarë roli ka patur Arkani dhe Apostolos Vavilisi në piramidat fiskale
?
189. A është e vërtetë se Remzi Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes dhe
financues i UÇK-së, është vrarë nga SHIK-u sepse, sipas SHIK-ut, donte të
prishte raportet me vëllezërit maqedonë, serbë dhe grekë ?
190. A është e vërtetë se zëdhënësi i UÇK-së, Ali Uka, është masakrua nga
SHIK-u në banesën me Hashim Thaçin dhe kur ky ishte atje?
191. A është e vërtetë se SHIK-u e mbylli këtë punë me një gjykatë
qesharake?
192. A është e vërtetë se Adem Jashari është arrestuar disa herë në
Shqipëri me intervenimin e SHIK-ut dhe dijeninë tënde?
193. A është e vërtetë se Ramë Mara është punësuar në SHIK në vitin 1992,
bashkë me Raif Gashin (Gollopeni) ?
194. A është e vërtetë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë qenë punëtor
të SHIK-ut ?
195. Do të thotë që Ramë Mara ( shefi i Sigurimit i atdheut SIA i LDK) dhe
Kadri Veseli (shef i SHIK-ut i UÇK dhe i PDK-së) ishin koleg pune, a është
kështu?
196. Kur filloj lufta, a u bënë përpjekje për të krijuar luftë civile në
mesin e shqiptarëve dhe a mund të na thuash se nga kush?
197. Kujt i interesonte një luftë civile mes shqiptarëve në Kosovë?
198. Kushë e organizonte këtë urrejtje ndërshqiptare?
199. A mund të jetë SHIK-u ose më mirë të themë UDB, promotor i vllavrasjes
?
200. Si po shifet UDB ose SHIK-u ishte edhe në LDK edhe në UÇK, apo jo ?
201. Ti Xhavit Haliti a ishe numëri 1 në Shqiperi për UÇK-në?
202. Ti si njeriu i fortë në Shqipëri, pse nuk kërkove të hapeshin pa pare
të gjitha depot e armatimit për UÇK-ën ?
203. A e ke patur atë fuqi ? Madje armët në Shqipëri i ke marrë pa pare dhe
në bashkpunim me do komandanta të ushtrisë shqiptare ke ndarë paret e Fondit
tonë për luftën?
204. Jo vetëm kaq, por edhe armatimin, e paguar 3 herë në Gjenevë të
Zvicres, me Naim dhe Shaip Mujën, e ke hedh në det , apo jo?
205. Sot, armatimin e Shqiperise je duke e shitur me Sllobodan Tesiqin
nëper vendet arabe, apo jo ?
206. Ti, si njeriu i Serbise, e ke patur mirë në kohën e Ramiz Aliut, në
kohën e Sali Berishës dhe në
kohën Fatos Nanos, apo jo ?
207. Ti bile gjatë luftës ke patur më shumë pushtet në Shqipëri se vetë
kryeminitrat shqiptarë, apo jo ?
208. Cilët ishin kushtet që të patën dhënë atë pushtet?
209. Kishe fuqinë, sepse ke patur Beogradin mbrapa, a po ?
210. A është vërtetë se gjatë luftës ke fjetur në Hotel Rogner ?
211. Pse në atë Hotel aq të shtrenjtë? Ku I gjejshe paret, ndërsa sot na
thua se nuk kishim armatim e
municion?
212. Fjetja në hotel a ishte për mos të përcilleshin veprimet dhe takimet e
tua ?
213. Me të kujt pare e paguajshe hotelin dhe ushqimin?
214. A është e vërtetë se në atë kohë ka patur në Hotel Rogner 2 agjentë të
lartë të Serbisë për ndërlidhje?
215. A je takuar me ata nëpër dhomat e tyne dhe tëndën ?
216. A është kjo arsye pse nuk ke jetuar në banesë, sepse vëreheshe nga shqiptarët
?
217. A je takuar në shumë raste në Hotel Rogner gjatë luftës me Petrit
Amin, shokun e ngusht të Arkanit , dhe sa herë?
218. A është qesharake, për mos te them tragjike, që shefi i UÇK-së takohet
me njerëz të Arkanit?
219. A është e vërtetë në momentin kur populli ikte nga masakrat, ti bëjshe
qejf me prostituta? Po Çekut (Agimit) a i regullutë një prostitutë të tillë
(infermjere) kur mbriti në Tiranë?
220. Kur filloi lufta pse bëre Drejtorinë Politike të UÇK-së kur krah
politik i UÇK-së ishte LPKja ?
221. Apo e bëre qëllimisht për të mos i dhënë llogari askujt?
222. Duheshte ta dishe ti dhe ata të Drejtorisë Politike se LPK-ja thellë i
ka rrënjët te opanga e popullit shqiptar liridashës, a është kështu ?
223. Mos e bëre për të fshehur gjurmët ?
224. A e dinë se 4 persona prej 5-ve të Drejtorisë Politike të UÇK-së i
kanë lyer duart me gjakun e patriotëve ?
225. A mund të mendojmë se këta njerëz janë atdhetarë kur vrajnë patriota?
226. Interesi i kujt ishte që të likuidoheshin patriotat shqipëtarë?
227. Natyrisht që dihet, ishte interesi i Serbisë, por a janë të njejtit
persona në G2 tani në SHIK?
228. Përsëri vjenë pyetja, SHIK-u vrau Remzi Hoxhën (financus i UÇK-së),
Ali Uka u masakrua
(zëdhënës i UÇK-së), e vratë Ilir Konushevcin (Shef i Logjistik i UÇK-së),
ai arrestoi disa here Adem Jasharin, gjoja gabimisht, si thu ty?
229. Çka është puna e SHIK-ut kur e mbyt njeriun që i prish marrëdhënjet me
Serbinë dhe Greqinë?
230. Kur erdhi momenti për bisedimet në Rambuj, a je ti Xhavit Haliti që
përcaktove përbërjen e delegacionit të UÇK-së, si dhe që i dhatë urdhër Jakup
Krasniqit të ndryshonte deklaratën e par dhënë një ditë më parë lidhur me
vajtjen në Rambuje?
231. Kur keni shkuar në Rambuje, a ke ditë se bisedimet ishin për nje «
Autonomi substanciale » do të thotë një „Autonomi e gjerë“ dhe se UÇK-ja do të
shuhej ??????
232. A ka luftuar UÇK-ja për një Autonomi të gjërë në kuadër të Serbisë,
apo për bashkim të Kosovës me Shqipninë ????
233. Pse shkuat atëherë për të biseduar Autonominë ?
234. Cili ishte ai organ institucional i popullit të Kosovës, i LPK-së apo
i UÇK-së që ju urdhëroi të shkonit në emër të luftës, në emër të ushtarëve të
lirisë, kur ato ditë pritej të mblidhej dhe të vendoste Asambleja Kombëtare,
për të cilën patët autorizuar Adem Demaçin? Pse iu trembët asaj Asambleje që
ishte parashikuar të mblidhej në 10 shkurt? Pse ajo ngutje?
235. Në Rambuje, a ke shkuar me atë mendim të nënshkrimit të Autonomisë?
236. Mos vallë për këtë arsye ju, Drejtoria Politike e UÇK-së, i keni
bllokuar gjitha armët nga Shqiperia dhe që i futët në Kosovë (në Kleçkë) në
15-20 qershor 1999 ? Për çarë diheshin atëherë, apo sa me gënjy luftëtarët ?
237. A është e vërtetë se 99% e parave të Fondit « Vendlindja Therret »
janë vjedhur nga ju?
238. Personi që vjedhë paratë e ushtrisë çlirimtare gjatë luftës, çka i
thuhet këtijë njeriut ?
239. A është tradhëtar ky lloj njeriu?
240. Për tradhëti në luftë, dënimi është me vdekje, a është kështu?
241. Apo për ju nuk është tradhëti, nëse ju jeni përpjekur për ta realizuar
Autonominë në kuadër të Serbisë?
242. A e dini si ka qenë betimi i ushtarëve të lirisë ?
243. Do të thotë se ju, SHIK-u, PDK-ja keni vrarë patriota, keni vjedhur
paret e UÇK-së, keni bllokuar armët për UÇK në Shqipëri dhe mendoni që jeni
atdhetarë?
244. Atdhetar ndoshta jeni por jo të shqiptarëve, a po?
245. Mos jeni atdhetar të Serbisë?
246. Në Francë, ku keni bërë konak?
247. A eshte e vertet se në Paris, Kadri Veseli vendin e kishte te Agron
Hyseni, dhëndëri i Petrit Amit (shoku i Arkanit) ?
248. Agron Hyseni i Mitrovicës është i konvertuar ne fe ortodokse serbe dhe
mbanë kryqin serb në gjoks, apo jo?
249. Agron Hyseni është burgosur shume vite për drogë, apo jo?
250. A është e vërtetë se Kadri Veseli dhe Bardhyl Mahmuti vendin e
strehimit në Paris e kanë pasur te Agron Hyseni?
251. A e shifni se çfar shoqërie ka shefi i SHIK-t tuaj!?
252. Çdo punë e tyre lidhet me serbë, me serbofila, dhe me shërbime serbe,
apo jo?
253. Në Rambuje a ishin Kadri Veseli dhe Ramë Mara?
254. Në Rambuje a ishte Frenki Simatoviç (Sherbimi i mbrendshem i Serbise)
dhe bashkë më të edhe Xavier de Bou de Marnac (shef i sherbimit francez DGSE)
dhe a u takuan Kadriu dhe Rama me ata?
255. A është e vërtetë se kur Marrëveshja për Autonomi u nënshkrua, Bou de
Marnac ka kercyer prej gezimit ?
256. A është e vërtetë se Bou de Marnac (tash shef i EULEXit) ka then se
UÇK-në do ta thejmë në kurriz, do t’i vrasim si qent nëpër rrugë?
257. Kur pranuat parimisht në Rambuje Autonominë në kuadër të Serbisë, a u
gëzuat ?
258. Kur nënshkruat për të realizuar Autonominë, a ishte i shkrujtun
obligimi për çarmatosjen e UÇK-së, parashikuar në Kapitulin 7 neni 3 ?
259. Për të realizuar autonominë, a ishte obligim grumbullimi i
informacioneve për “terroristat” e UÇK-së, sipas Masave te Ndertimit te
Besimit, neni XIII?
260. Për të realizuar Autonominë, a është deshtë të vrahen patriotat, të
arrestohen patriotat, sepse ata nuk luftuan për autonomine, apo jo?
261. A jeni ju që keni vrarë patriota, që keni vjedhur paret e luftës, që
keni bllokuar armatimin, që keni pranuar Kosovën në kuadër të Serbisë, që keni
çarmatos UÇK-në, që keni shti nëpër burgjet e UÇK-së atdhetarë e çlirimtarë ?
262. Në fund të marrëveshjes, a shkruet që kjo marrëveshje duhet regulohet
në OKB me një Rezolutë, nën Kapitullin 7, a do të thotë e obligueshme, apo jo ?
263. Rambujeja e juaj a është bërë Rezoluta 1244, e cila nuk po na le me
ngritur kryet, të cilën e konfirmoi edhe nji në datë 24 korrik 2012, Ban Ki
Muni?
264. A është vertetë që në Rambuje i kishit pranuar të gjithat gjatë
raundit të parë të bisedimeve?
265. Por ju shkuat në Kosovë për t’i bindur të tjerët, si Sulejman Selimin,
etj., si dhe për me shmang Jakup Krasniqin nga mandatar të Qeverisë së
Përkohëshme, sipas kushtit që pat pranuar Rugova?
266. A është e vërtetë se ju i shkruat një letër ministrit të punëve të
Jashtëm të Francës Hubert Vedrine më 23 shkurt 1999 ?
267. A është vërtetë se në atë letër ju pranuat Autonominë?
268. Të njëjtën ditë, më 23 shkurt 1999, a është pranuar me u kriju Qeveria
e Përkohëshme?
269. Ju krijuat bashkë me LDK, LBD qeverinë e përkohëshme?
270. Kush e kishte këtë ide?
271. Kur ratë dakort me e formu Qeverinë, a ishte prezent Simatoviçi dhe
Bou de Marnac ?
272. Kjo qeveri e përkohëshme a ka pas mision të realizoj këtë « Autonomi »
të nënshkruar të njejtën ditë ?
273. A është e vërtetë se Rambuje është qytet kapur me Versaille ?
274. A është e vërtetë se Esat pashë Toptani në të njejtin vënd e kishte
bërë qeverinë e vetë tradhëtare?
275. A është e vërtetë se Esat pashë Toptani kishte patronë serbë dhe
francezë?
276. A eshte e vërtët se ish- zavendës drejtori i shërbimit francez (DGSE),
Pierre Siramy, tash në penzion, thotë haptas se Hashim Thaçi është prezantuar
francezëve nga shërbimi serbe në fund të viteve ’80-ta ?
277. A është e vërtetë se Hashim Thaçi ka bërë presion tek DGSE Bou De
Marnac për këtë punë?
278. A është vërtetë se ky njeri, Pierre Siramy, për këtë deklaratë, sot
është në gjyq, në France ?
279 A do të thotë kjo se shërbimi francez dhe serb janë promotorë të
Qeverisë së Përkohëshme për të realizuar këtë autonomi?
280. A është e vërtetë se gjithë ministrat e Qeverisë së Përkohëshme janë
sikur ti Xhavit?
281. A është e vërtetë se pas Rambujes Kadri Veseli, Ramë Maraj dhe Elmi
Reçica kanë bërë disa trajnime në Francë?
282. Në Qeverinë e Përkohëshme ti Xhavit nuk ishe zyrtarisht, apo jo?
283. Pse ministri i punëve të mbrendsheme, Rexhep Selimi, dhe Kadri Veseli
të kane raportuar ?
284. A do të thotë se ti ishe mbi SHIK-un, mbi qeverinë, apo jo ?
285. A ishte e njejta gjë edhe në Shqipëri ?
286. Kush e zgjedhi Kadri Veselin si shef të SHIK-ut, ti apo Simatoviçi ?
287. Kush e zgjedhi Ramë Marën si shef të shërbimit të LDK-së, ti apo
Simatoviçi ?
288. Kur kishte nevoj për të likuiduar njerëz të mirë, ose pengesa mbrenda
LDK-së? Ramë Mara a e konsultonte Kadri Veselin, apo kalonte përmes Genc
Kelmendit?
289. Kur kishte nevojë për të likuiduar ushtarë lirie të UÇK-së, Kadri
Veseli takonte drejtpërsëdrejti Ramë Marën apo përmes të Genc Kelmendit ?
290. Takimet Kadriut me ta, a bëheshin në katin e dytë të Hotel Grandit, të
cilin e menaxhonit ju
Zekë?
291. Pas luftës a erdhi i ndjeri Jashar Salihu, kryetar i « Fondit
Vendlindja Therret » në Tiranë?
292. Jashar Salihu a kërkoi të bënte bilancën e Fondit, apo jo?
293. Si u përgjegjen Adem Grabovci dhe Hashim Thaqi?
294. A e kërcënuan Jashar Salihun në familje?
295. A kërkuan paret e fundit, 9 milion franga të Zvicrës?
296. A e helmuat Jashar Salihun në Tiranë?
297. A morri menjherë kancerin?
298. Helmimi i Jashar Salihut a është bërë për të mosë dhënë llogari?
299. Po Xheladin Gashi-Plakun si e helmuat dhe ku?
300. Zekë, shumë bukë ke ngrënë te Rexhep Halimi dhe shumë pare xhepi të ka
dhënë. Po veç njeriu i pa shpirt dhe shumfishë i shitur tek të huajtë, mund ta
bëjë atë që e ke bë ti! Si të shkojë mendja me e helmu?!
301. Shef të SHP të UÇK-së emruat Byslim Zyrapin, apo jo?
302. Pse ishe i shërbimit ushtarak Jugosllavë e serbë, ndaj e emruat?
303. Byslim Zyrapi ishte dëshmitari kryesor në Grupin e Sarajevës kundër
kadetëve shqiptarë, apo jo?
304. Byslim Zyrapi që ka tradhëtuar gruan dhe tre fëmijët, a është kështu?
305. Për të krijuar autonominë e nënshkruar erdhë UNMIK-u, apo jo?
306. Për t’u krijuar kjo Autonomi, UNMIK-u rekrutoi njerëz lojalë të
Serbisë, apo jo?
307. Sipas Catherine Limdal, zëvendëse e UNMIK-ut, për çdo shtyllë të
institucioneve të Kosovës janë konsultuar me Beogradin, apo jo?
308. Gjithë drejtorët e policisë, prokurorët, gjykatësit, a janë propozuar
me CV drejt nga Beogradi, apo jo?
309. Qëllimi a ishte Autonomia ?
310. Pas luftës a është punuar në mënyrë intensive për të futur në burgje
djemtë idealistë të UÇK-së, apo jo?
311. Ngaqë djemtë e UÇK-së janë pengesë për një Autonomi, apo jo?
312. A i fusni burgjeve dhe i provokoni djemtë e UÇK-së pse ata janë
pengesë për rikthimin e sovranitetit të Serbisë mbi Kosovën
313. A ka deklaruar shumë herë Kadri Veseli se ka punuar me UNMIK-un dhe
shumë herë edhe me agjentët e UDB-së ?
314. UNMIK-u a ishte i kordinuar me Beogradin për të realizuar këtë
autonomi?
315. Kadri Veseli ka deklaru se nuk punoj për Beogradin, por për UNMIK-un,
a është kështu?
316. A është konfirmuar se SHIK-u ka mbledhë dosje për krimet e luftës ?
317. A është e vërtetë se SHIK-u ka financuar me qindra mijë euro për të
dhënë dëshmi të rrejshme sikur për rastin e Ramush Haradinit?
318. A është e vërtetë se SHIK-u është munduar në shumë raste ta likuidon
Ramush Haradinin?
319. A është e vërtë se pas lirimit të Ramush Haradinajt nga Haga, Hashim
Thaqi takoi Boris Tadiçin në Nev York?
320. A është e vërtetë se Hashim Thaçi i kërkoi Tadiçit që të bëjë presion
mbi OKB për të rigjykuar Ramush Haradinaj ?
321. A dha Tadiçi menjëherë deklaratë publike, duke thënë se Serbia nuk e
pranon aktvendimin e fundit të Gjykatës së Hages?
322. Tadiçi a deklaroi se duhet patjetër të bëhet appel?
323. Si patriot Ramush Haradinaj a është pengesë e politikës antishqiptare
të Thaçit?
324. A është e vërtetë se, kur është liruar Ramush Haradinaj 200 000 serb
manifestuan kundër tij prej hidhërimit?
325. A ka ndodhur në histori të Serbisë të dalin aq shumë publikisht kundër
një shqiptari?
326. A ishte hidhëruar bashkë me Serbinë edhe Qeveria Thaçit (PDK) dhe
presidenti Fatmir Sejdiu (LDK) të cilët nuk dolën në pritje?
327. A është arsyeja pse SHIK-u,UDB, AKI bëjnë një fushatë të dezinformimit
ndaj atdhetarëve të Kosovës?
328. Me e keqja është se SHIK-u ka bërë propagandë kundër familjeve dhe
individëve më patriote, apo jo?
329. Xhavit Halit, Azem Syle, Kadri Vesel, Hashim Thaçi a keni bërë
propagandë gjatë vitit 1997-98, si në Zvicer ashtu edhe me klyshët tuj në
Kosovë se Adem Jashari është njeriu i Serbisë, apo jo?
330. A keni shkuar tek arkatari i Levizjes Gafurr Elshani duke i thënë se
nuk duhet të financohet Adem Jashari sepse është njeriu i Serbisë?
331. A keni thënë se Adem Jashari ka telefon në shtëpi, policia e dinë se
kur është aty me një telefonat, kur don Serbia mund ta arrestoi, apo jo?
332. A keni thënë se si guxon me shetit me kallash nëpër Drenicë dhe se kjo
të bind se mund të jetë
vetem njeriu i Serbisë?
333. Ti Xhavit ke thënë se Ramush Haradinaj është tradhëtar sepse është
bërë me Rugovën apo jo?
334. Po kur ju u bashkuat para Ramushit në një qeveri me Rugovën, duke e
zgjedhur atë po ju edhe President, kjo a ishte tradhëti apo zbatim i detyrave
të vëna nga shërbimi i fshehtë i Serbisë dhe i Francës, dhe s i tillë nuk bënte
tradhëti?
335. Po ato arrestimet spektakël të Agim Çekut nëpër aeroportet e Evropës
dhe lirimet gjoja me ndërhyrjet e Kushnerit e të Fatos Nanos, ai ishin përmes
lidhjeve tuaja me shërbimet e fshehta për me i dhanë autoritet Agim Çekut,
ngaqë jini të dy prej Peje bashkë me Adem Grabovcin, e me rëzu autoritetin e
Ramushit?
336. Ju keni thënë Remzi Hoxha është spiun i serbëve dhe grekëve, apo jo?
337. Ju keni thënë Behadin Allaçi, kordinatori kryesor i UÇK-së dhe anëtari
i Komitetit Drejtues i LPK është spiun i serbëve, apo, jo?
338. Në fillim të muajit korrik, i vitit 1998, të lajmërova se Behajdin
Allaçi e Shaban Rexhep Shala ishin të kidnapuar dhe po u mbajshin në Burgun e
Kleçkës, a është kështu?
339. Si mundet me qenë spiun, kur ti vetë i ke nisur Behajdinit nji sasi të
konsiderueshëm armatimi nëpërmjet puntorëve që ishin në Zvicër, të rrethit të
Prizrenit dhe Rahovecit, dhe asnji armë nuk është zbuluar dhe asnji veprimtar
që bashkpunonte me Behajdinin nuk është arrestuar, a është kështu?
340. Kush është autori i Komunikatës Nr.61 që është lëshuar në emër të SHP
të UÇK-së, më 31 Tetor 1998?
341. Kush dha urdhër me u shkruajt kjo Komunikatë?
342. Në Komunikatë, mes të tjerave, thuhet se, në betejë ranë 54 dëshmorë,
në mesin e tyre edhe Behajdin Allaçi, a shkruhet kështu, apo jo?
343. Behajdin Allaçin e Shaban Rexhep Shalën, në një mbrëmje të fillim të
korrikut 1998, në Kleçkë, i kanë marë duar lidhur Hashim Thaçi e Kadri Veseli,
kështu është, apo jo?
344. Kush i ka vrarë, pse i ka vrarë dhe ku i ka vrarë, kush i ka parë, e
shenjta kohë do të tregojë një ditë, apo jo?
345. Ku janë varrosur?
346. Ndoshta, ngaqë nuk u dihet varri, i kanë hudhur në Furrë, apo jo?
347. Ju keni thënë se Avdyl Krasniqi, baba i Xhevë Lladrovcit, është spiun,
apo, jo?
348. Ju keni thënë se baba i Ramush Haradinajt ka patur magazin dhe është
spiun, apo jo?
349. Të gjitha këto shpifje tuajat ndaj patriotëve të vërtetë duan të thonë
se veç ju UDBashat, SHIKistat jini patriota shqiptarë? Kuku, ç’na ka gjetë!?
350. A jeni ju patriotat e Serbisë që bëni këto punë?
351. Por a flet dikush për prinderit e juaj ?
352. Të flasim për herojin tonë Hashim Tadiçin, a është e vërtetë se baba
tij ishte në punë te shtetit si rojtar pylli?
353. A është e vërtetë se i ati Hashim Agë Thaçit kishte armë me leje prej
kohës së Rankoviçit?
354. A është e vërtetë se gjyshi i Hashim Agë Thaçit, Sinan Idrizi, ka qenë
oficer i OZNA-s, apo jo?
355. A është e vërtetë se gjyshi i Hashim Agë Thaçit Drenicën e ka sellë në
gishtë?
356. Eshtë e vërtetë se Hashim Agë Thaçi pe sjellë krejtë Kosovën në
gishtë?
357. A është e vërtetë, kur Ilmi Haradinaj luftonte me familje me gratë e
fëmijët (i vogël e i madh), ose Shaban Jashari me tanë familjen, baba e
vëllezërit e Hashim Agë Thaçit vetem shetiteshin?
358. Xhavit Haliti, a më thu se sa vllezër ke pasur në luftë?
359. Pse jo? ? Po prej familjes Haliti, sa kanë qenë në luftë ?
360. Po Hashimi kë ka pas në luftë prej familjes së tij?
361. A jeni ju qe jeni munduar të shtinit përçarje mes patriotëve dhe familjeve
patriotike ?
362. Njerëzit me ndikim patriotik në popull jeni munduar t'i izoloni në
familjet e veta, apo jo?
363. A është kjo punë e Serbisë?
364. SHIK-u i ka bërë këto punë, apo jo?
365. SHIK-u nuk është marrë kurrë me serbët, apo jo?
366. Ju jeni munduar me i përça familjet e forta, apo jo?
367. Ju pas luftës keni martuar disa komandanta si në kohën Serbisë, për
t’i kontrolluar ma lehtë, apo jo?
368. Ju jeni munduar t’i fundosni personat e fortë që ishin kundër
qëllimeve tuaja të mëshefta, apo jo?
369. Ju si SHIK apo si PDK jeni munduar me çdo kusht të përulni Murat Rifat
Jasharin, apo jo?
370. PDK-ja nuk e votoi Murat Rifat Jasharin në postin e Avokatit të
Popullit, apo jo? Mund të na thoni arsyen?
371. Kjo punë a është bërë nga PDK-ja „patriotike“?
372. Ju bllokuat Lulzim Jasharin, djalin e Adem Jasharit, që të qëndronte
në FSK, apo jo?
373. Natyrisht, nuk bën të jetë djali i “terroristit“ në FSK, apo jo?
374. Ju mashtruat djemtë e ri si Bekimin dhe Lulin me disa punë, apo jo?
375. Ju u munduat me i kthy Bekimin dhe Lulin kunder Muratit, apo jo?
376. Ju i shtini familjet dhe vllaznin njeni kundër tjetrit, apo jo?
377. Kush u nxit dhe interesi i kujt është kjo punë?
378. A jeni ju që shpallet Republikë në territor të Serbisë?
379. A është kjo arsye që flitet për rastin e dy Gjermanive?
380. Dy Gjermanit u bashkuan përsëri, apo jo?
381. Serbia dhe Kosova a do te bashkohen përsëri, ose janë të bashkuar por
nuk i thuet popullit ?
382. Pse shpallja është bërë në Parlament?
383. Pse nuk është bërë shpallja me Referendum të Shtetit të Republikës së
Kosovës dhe ndarja nga Serbia, pas tri vjetësh, sikundër deklaruat nga
Rambujeja?
384. Pse nuk keni kërkuar ndarjen nga Serbia, siç bëri Mali i Zi?
385. A është bë kjo gjë me qëllim në Parlament, duke e vendos edhe në
Kushtetutë se Kosova nuk do të bashkohet me asnjë shtet që e rrethon?
386. A është shumica e Parlamentit të Kosovës me njerëz të SHIK-ut dhe të
UDB-ës?
387. A është Parlamenti i Kosovës që votoi Amendamentin për ta hequr
autonomin në 1989?
388. A është ky Parlament i sotëm më i mirë se Parlamenti i 1989?
389. A është në këtë Parlament shoku i familjes së Milosheviqit, Behxhet
Pacolli me AKR?
390. A është në këtë Parlament shefi KOS për Kosovë, Sabri Hamiti me
shoqëri me LDK?
391. A janë në këtë Parlament xhelatet e UÇK-së, Xhavi Haliti, Azem Syla
dhe Hashim Thaçi me nji pjesë të spiunëve të Kadri Veselit në PDK e kompani?
392. A është kështu, apo jo?
393. A është e vërtetë se kjo qeveri është ardhë në pushtet me hajni ?
394. A është e vërtetë se 70% e popullit nuk ka votuar?
395. A është logjike që kjo qeveri të jetë legjitime e cila vjenë me hajni
dhe me 30% të votuesve? A për këtë « demokraci » u luftua në Kosovë, ku pakica
të sundoi shumicën ? Pse e bëtë në këtë formë ligjin e zgjedhjeve ti Xhavit dhe
ti Jakup që drejtoni Parlamentin ?
396. A është legjitime të vendosë kjo qeveri e 30 përqindëshit për shumicën
shqiptare duke qeverisur me serbët ?
397. A është mirë që agjentet e Serbisë bashkë me serbët të qeverisin
shumicën shqiptare?
398. A janë kokat e partive politike të Kosovës agjentë të Serbisë LDK,
PDK, AKR dhe satelitët e tyre?
399. A janë në gjendje këta politiqarët të pranojnë sovranitetin e Serbisë
mbi Kosovën, mbasi arrestohen e likuidohen patriotët deri sipas planeve në
2020, për të hyrë në BE ?
400. Plani i Ahtisarit a ishte plani për kantonizim i Çoviqit ?
401. Pse planet bëhen në Beograd dhe i shërbehen popullit shqiptar si plane
ndërkombëtare ?
402. Plani i Çoviqit a e pamundëson fleksibilitetin e ekonomisë së Kosovë s
?
403. Plani i Çoviqit i garanton popullsisë prej 2% të Kosovës (serbevë) mbi
32% të territorit të Kosovës ?
404. Plani i Çoviqit ua garanton ekonominë serbëve, e shqiptarëve jo ?
405. Plani i Çoviqit a u garanton një grushti serbësh të Graçanicës zonën
industriale të Prishtinës ?
406. A do të thotë kjo se firmat Kompanitë shqiptare do t’ia paguajnë
taksat komunës së Graçanicës?
407. A do të thotë kjo se serbët e Graçanicës do të jetojnë më mirë se në
perëndim, apo jo?
408. A është e vërtetë se Graçanica ka me shumë territor se Prishtina me
gjysëm milioni banorë ?
409. A është e njejta gjë në Prizren dhe në komunat e tjera ?
410. A është e vërtetë se kur është krijuar Kushtetuta e re e Serbisë ishte
prezent përfaqesuesi i Bese Javier Solana ?
411. A është e vërtetë se BE ka ndihmuar në redaktimin e Kushtetutës së
Serbisë pas ndarjes së Malit të Zi?
412. A është e vërtetë se në Kushtetutë të Serbisë Kosova është pjes e saj?
413. A është e vërtetë se për Kushtetutën e Kosovës është punuar në Beograd
mes qeveris serbe dhe BE ?
414. A është e vërtetë se keni krijuar një komision përpilues të
Kushtetutës së Kosovës për të
mashtruar popullin e Kosovës ?
415. A është e vërtetë se keni thënë, ndërkombëtarët nuk po pranojnë shumë
gjëra ?
416. A është e vërtetë se kjo Kushtetut e Kosovës definitivisht është
krijuar në Beograd?
417. A është e vërtetë se flamuri i Kosovës është ideuar në Beograd?
418. A është e vërtetë, për të mashtruar popullin keni organizuar kinse një
tender për këtë flamur të zgjedhur në Beograd?
419. A është vërtetë se jeni munduar t'i ikni përgjegjësisë së zgjedhjes
flamurit ?
420. A e keni ndigjuar ndonji herë në jetë se flamuri zgjidhet me tender?
421. A e kemi pasur Flamurin Kombëtar në kohën e Titos?
422. A e kemi pasur Flamurin Kombëtar në kohën e Millosheviqit?
423. A e kemi sot Flamurin Kombëtar në kohën e Hashim Thaçit e Xhavit
Halitit?
424. Çka nuk ka mund Millosheviqi t'i realizojë me luftë, Hashim Thaçi i
realizojë me paqë, apo jo?
425. A keni bë shumë më shumë se Millosheviçi kundër shqiptarëve?
426. A jeni të kënaqur me rezultatin e juaja të deritashme?
427. A do të thotë se Kushtetuta e Kosovës është Kushtetutë e Republikës në
kuadër të Serbisë?
428. Në Kushtetutë a është referenca e rezolutës 1244 ?
429. Në Kushtetutë a është plani Ahtisarit ose plani Çoviqit?
430. Në Kushtetutë a është akti final i Helsinkut ku nuk lejohet ndryshimi
i kufijve?
431. Në Kushtetutë të Kosovës në menyrë implicite a jemi pjes e Serbisë,
zoteri?
432. A është ajo arsyeja pse Tadiçi për bisedimet thotë secili nga ne të
respektoi Kushtetutën e vetë dhe nuk do të ketë probleme ?
433. A është Kushtetuta e Kosovës kushtetutë rajonale në kuadër të një
pushteti qendror?
434. Kosova a është masakruar materialisht, ekonomikisht, politikisht nga
ish përbërja e Drejtorisë Politike?
435. Sa herë SHBA kanë bërë presion në vitet 2008-09 që të lobon qeveria e
Thaçit për pavarësinë e Kosovës ?
436. Sa herë Rose Mary di Carlo ka kërkuar më shumë lobim?
437. Qeveria serbe në vitet 2008-2009 a ka vizituar 92 shtete ?
438. Qeveria e Kosovës në vitet 2008-2009 a është e vërtetë se nuk ka
vizituar asnje shtet për lobim ?
439. Mbasi nuk loboj Qeveria e Kosovës, Kryetari amerikane Bush a ftoj
Hashim Thaçin dhe Fatmir Sejdiun për çeshtjen e 6 pikave të Samarqiqit, 6 pikat
e Ban Ki Munit ?
440. Çka tha Bushi ?
441. A ju tha s'keni vepruar hiç për lobim ?
442. A ju tha që Amerika ka telashe tjera (Irak, Avganistan) dhe nuk mund
me u shty me Serbi,Rusi
dhe BE ?
443. A ju tha Bushi që do ta voton në KS të OKB-së 6 pikat e Samarqiqit ?
444. A i tha Hashim Thaçi popullit të Kosovës se nuk ekziston 6 pikëshi?
445. Në KS të OKB-së a e votuan gjitha shtetet ma te forta te botes Kine,
Rusi, France, SHBA,Britani ?
446. Tani Hashimi a tha ekziston por nuk e aplikoi ?
447. Sot apo del se edhe ekziston dhe aplikohet në Kosovë?
448. A janë 6 pikat e Samarqiqit, 6 pikat e Ban Ki Munit ?
449. Ç’ka jane 6 pikat ?
450. Sipas Catherine Limdal janë marrëveshjet të cilat janë bërë me
UNMIK-un, por tash në vazhdim me Republikën e Kosovës, apo jo?
451. Do të thotë se është Serbia ajo që përsëri propozon prokurorët dhe
gjykatësit, apo jo?
452. Si rasti i prokurorit antikorrupcion Z. Mustafi i ardhur nga Beogradi,
apo jo?
453. Do të thotë emërimet në shtabin e Policise së Kosovës bëhen me
propozime nga Beogradi, apo jo?
454. Do të thotë në kryesi të shërbimin sekret të Kosovës në AKI propozimet
bëhen nga Beogradi, apo jo?
455. A është e vërtetë për në AKI është thënë vazhdimisht se duhen njerëz
profesionist dhe me eksperiencë?
456. Njerëzit profesionist dhe me eksperiencë në shërbim, a janë ata që
kanë punuar në UDB ose në KOS të Serbisë?
457. Kjo, a ishte deviza e UNMIK-ut për AKI-n « duhet marrë njerëz me
eksperiencë » ?
458. Eksperiencë kanë vetëm ata që kanë punuar në shërbimet sekrete serbe,
apo jo?
459. A është e vërtetë se në kryesi të AKI mbi 32 vetë janë njerëz të
MUP-it, KOS-it, UDB-ës?
460. Me një fjalë 6 pikat, sipas Tadiçit, a janë arritja më e madhe
politike e Serbisë, apo jo?
461. A do të thotë kjo, që Kosova ka shpallë Republik në territor të
Serbisë dhe Serbia kontrollon çdo institucion të sigurisë në Kosovë?
462. Me nji fjalë, a është vendi ynë Republika e Kosovës Serbe (RKS) a po?
463. A është Republik Autonome?
464. Më shumë se autonomi ?
465. Republikë ma pak se pavarësi, sipas Tadiçit, apo jo?
466. Qeveria e Kosovës a pranoi që kufiri mes Serbisë dhe Kosovës është
vijë administrative?
467. Çka nënkupton kjo punë?
468. A do të thotë se në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk paska kufi
shtetrorë sepse jemi një shtet?
469. Mos është kjo arsye që në momentin e shpalljes së pavarësisë, qeveria
Hashim Thaçit nuk kërkoi ndarjen nga Serbia?
470. Do të thotë kanë pranuar zyrtarisht që Kosova është pjesë e Serbisë,
apo jo?
471. A i thuet kësaj pune: Tradhëti?
472. Cili njeri ndigjohet në Kosovë duke thënë se këta janë tradhëtar?
473. Pse ?
474. Dikush frigohet, dikush e humb punën, dikush nuk dinë, dikush
interesin dhe këta tradhëtarët rrejnë popullin se gjoja jemi të pavarur,
kalojnë kështu lehtë, apo jo?
475. Serbia në negociata në Vjenë a ka kërkuar moratorium për Kosovën, apo
jo?
476. Serbia a ka kërkuar 20 vjet për mos të definohet statusi ji Kosovës?
477. Tani Serbia ka kërkuar 10 vjet, apo jo?
478. Pse ?
479. Mos për të fituar kohë?
480. Sot Serbia a ka arritë t'i pozisionon njerëzt e vetë në të gjithë
institucionet e Kosovës, apo jo?
481. Sot Serbia nëpërmes njerëzeve të vetë dhe SHIK-ut dhe tash të AKI a
arriti t’i burgosë shumicën e djemve të UÇK-së ?
482. Por edhe 10 vite në 2020?
483. Çka do të ndodhë ?
484. Atdhetarët në Kosovë me institucionet e Serbisë a i kanë vetëm dy
vende o burgun, o varrin?
485. Ambasadori anglez a deklaroj se Britania e Madhe kishte bllokuar 2
vite rezolutën 1244?
486. Qeveria e Kosovës çka i tha anglezëve ?
487. Qeveria e Kosovës a tha që ne si shqiptar jemi fleksibil dhe e
pranojme rezolutën 1244?
488. Francezët a ndërhynë tek anglezët duke thënë mos u bëni më katolik se
Papa, mbasi shqiptarët po pranojnë të jenë nën Serbi çka keni ju ?
489. A është për këtë arsye se Bou de Marnac ju mbron?
490. A njihfet Bou de Marnak për një serbofil i përbetuar ?
491. A është e saktë se bashkpunëtori i ngushte Bou de Marnakut shante dhe
përdorte forcën kundër puntorëve shqiptarë?
492. A është e saktë se ai është antishqiptar i perbetuar ?
493. Kur janë rrezikuar Kadri Veseli dhe Azem Syla nga deklarimet e Nazim Bllacës,
a është intervenuar për t'i lënë rehat?
494. A është e vërtetë se Kermabon ushtarak i thjeshte (do të thotë jo i
sherbimit) edhe ai francez është munduar ne kuader te EULEX-it t'i arrestoj ?
495. Kur deshti ta arrestojë Azem Sylën a ndërhyri Bou de Marnac duke e
perjashtuar nga posti i shefit të EULEX-it ?
496. Me ardhjen e Bou de Marnac si shef të EULEX-it, a u pastruan gjithë
puntorët e vet, të cilët akuzonin Azem Sylën, Kadri Veselin, Hashim Thaçin ?
497. Mos harroni se këta njifen minimumi nga koha e Rambujes, apo jo?
498. Ky ekip, me gjithë ju, a e keni futë Kosovën në këtë derexhe, apo jo?
499. A jeni ju që para luftës, gjatë luftës, pas luftës keni vrarë
atdhetarë idealist të çlirimtars UÇK ?
500. A jeni ju që para luftës, gjate luftës, pas luftës keni vjedhë
popullin e Kosovës ?
501. A jeni ju që keni bllokuar armatimin në Shqipëri ?
502. A jeni ju që çarmatosët UÇK-ën (nje punë që nuk kishte mundur Serbia
aq lehtë me e bërë)?
503. A jeni ju që grumbulluat informacionet për t’i dërguar djemt e UÇK-së
në burgje ?
504. A jeni ju që na prezantuat planin e Çoviqit si planin Ahtisari?
505. A jeni ju që na prezantuat 6 pikat e Samarqiqit si 6 pikat e Ban Ki
Munit?
506. A jeni ju që na sollët flamurin nga Beogradi për Kosovën?
507. A jeni ju që na kthyet nën Serbi ?
508. A jeni ju që keni shkelë popullin?
509. A jeni ju që do të na detyroni të luftojmë edhe një herë, ndoshta për
të realizuar një shtet si duhet, pa klyshet e Serbisë sikur ju?
510. Xhavit & Co, fatura është tuj hecë prapa për të gjitha dëmet,
vrasjet dhe keqëpërdorime të fondeve të luftës! Nuk shkon edhe shumë kohë dhe
Fatura ka me ju trokitur në derë, apo e ndini? Faktura ju shkoi edhe Sadam
Huseinit e Muhamer Ell Gadafit, ashtu ka me ndodh edhe meju, mos u haitni?
Fëmijët a entarëve të Shtabit Qendror të UÇK-së si dhe të dëshmorëve të
kombit dhe të luftëtarëve të burgosur e të anatemuar nga ju janë rritur dhe po
rriten! Të gjithë janë bë Avni Rrustema e Nora Kelmendi, këtë fiksojeni mirë.
Unë me këtë pyetsor kam paraqitur vetëm 5% të bëmat tuaja me & Co!
Shqiptarët, sidomos ata që dalin në krye të ngjarjeve historike në mënyrat
si dolët ju, Drejtoria Politike e UÇK-së, janë shumë të aftë për intriga dhe
mashtrime dhe për pabesi. Këtë e ka treguar historia dhjetra herë. Kur vjenë
puna te rreziku, ose kur bëhet fjalë për përfitime financiare, në këtë rastë
ato udhëheqësi (skundër ju & Co), e braktisin lehtësisht idealin, prandaj
dhe i kemi humbur të gjitha kryengritjet ndër shekuj !
Fribourg (CH), 28 Korrik 2012
MURAT JASHARI - BACA
Orizare-Kumanovë
-----------------------
Letër e hapur shokut
Xhavit Haliti-Zeka
|
|
|
|
22 mars 2004 / TN PO NDËRLIDHEM ME PYETJEN E NJËRIT NGA DIASPORA: VËRTET, KË E „PËRFAQËSON“ NË
PARLAMENT SHOKU XHAVIT HALITI-ZEKA !?! Shkruan: Kadri MANI, prof „Tërë udhëheqja kaloi ne kuadër te Kryesisë se KP te
Degës j.v. Me këtë filluan te duken edhe fërkimet e para, sepse dy anëtarët e
sektorit (Xhavit Haliti dhe
Azem Syla) kishin krijuar
lidhje me disa força brenda vendit, te cilat pretendonin te dilnin ne
udhëheqje, edhe pse ne asnjë sferë nuk kishin aftësi profesionale, njohuri e
nuk zotëronin as artin e luftës dhe te ushtrisë. Këta te dy se bashku me disa
brenda vendit, krijuan klanin që bëri grusht politik.“ (Mr. Muhamet Kelmendi: ”PSE NUK U NDËRTUA FRONTI PËR ÇLIRIMIN
E KOSOVËS?“, Botoi Shtëpia Botuese - „ILIRIA“-Tiranë, 1999) Më 17.3.2004, të mërkurën në mbrëmje pas Ditarit, të
ftuar nga RTK-ja në një tryezë, në lidhje me eskalimin e situatës në Kosovë,
merrnin pjesë treshja partiake: Nekibe Kelmendi-LDK, Bajram Kosumi-AAK dhe
Xhavit Haliti-Zeka, PDK. Fillimisht të paranishmit në Klubin “Besa“, te zotni
Adil Ismailit nga Tetova, në Neuhausen Am Rheinfall, pandehnin se treshja
ishte “unike”, derisa shoku Xhavit Haliti-Zeka-(dikush tha se ky qenka krejt-
zekan!), nuk i bëri tri skandale: 1.Në pyetjen e njërit nga Diaspora, se kë e përfaqëson
ai, Xhaviti nuk tha se e përfaqëson PDK-në, por tha se e përfaqësoka tërë
Kosovën!!! 2.E përmendi “Shkollën e Kumrovcit”, për t`i hedhur
romuze LDK-së, se na paskëshin njëfarë shkollimi titoist!!! 3.Akuza e tij e turpit kundër kryetarit
Dr.Ibrahim Rugovës, përse nuk po shkon qe 8-vjet në Tiranë, te
vëllezërit!!! Këtu më bëri borxh t`i kthehem këtij, derisa po
merresha me pozat pispillosëse të ish-shokut tim të burgut, Bajram Kosumit:
flokët e lyera me gëll, balluket me fitila, sikur një i ri lazdran, dhe me
poza duke qitur me duar andej-këtej!!! Në lidhje me pikën e parë, Xhaviti
është dashtë të thotë se përfaqëson PDK-në, madje edhe atë me një dridhje e
ndjenjë faji, sepse ajo “D” e shpifur-“demokratike”, e dini si ju rri?-tamam
sikur shala gomarit!! Dhe që Xhaviti nuk e përfaqëson as familjen e vet, këtë
e dinë edhe harabelët e gabelët!! Por, pasi po do të mësojë ende, po e
njoftoj se Xhaviti nuk më përfaqëson mua as rrethin tim familiar as shoqëror,
nuk i përfaëqson as nxënësit e mi e as prindërit e tyre. Socializmi liberal i Titos dhe komunizmi ortodoks i
Enverit Në lidhje me pikën e dytë, për romuzet e Shkollës së
Kumrovcit, po e bëj me dije se ajo shkollë ka qenë pakrahasimisht më e mirë
se çdo shkollë enveriste-staliniste. Në lidhje me pikën e tretë, Xhaviti le
të shkojë vetë te vëllezërit e vet, ose le të shojnë bashkë me Adem Demaçin,
sepse duke i pasur vëllezër: Fatos Nanon, Skënder Gjinushin, Neriatan Cekën,
Sabit Brokajn, Sabri Godon, Hysni Milloshin…ata kanë vëllezër: Millosheviçin,
Koshtunicën, Sheshelin, Arkanin, Karaxhiçin, Mlladiçin… Banda e batakçinjeve të xhavit halitëve e të azem
syliçëve, të apakënaqur për mossuksesin e atakut brutal kundër Presidencës,
për akt terrorist të II-të të mundshëm parapëlqen që ai sukses të arrihet në
Tiarnën tiaranike, ku mund të vritet apo të helmohet Dr.Rugova, sikur që i
vranë apo i zhdukën disa të tjerë: Ahmet Krasniqin Ali Ukën, Azem Hajdarin,
Remzi Hoxhën…në zhdukjen e këtij të fundit përmendet të ketë marrë pjesë
aktive edhe ish-shoku im E. Xh., shok i tashëm i Xhavit Halitit-Zeka!?! Kështu, sepse titoistët e reformuar janë 100 herë më të
mirë nga enveristët e pareformueshëm, të cilët aktualisht po kërkojnë edhe
njëfarë “Unioni” me kriminelët e Tiranës, të cilët është dashtë të arrijnë në
Hagë përpara Millosheivçit, sepse varrezat masive në Shqipëri janë ca më të
vjetra nga varrezat masive në Bosnjë e në Kosovë, apojo!? Xhaviti paska pas ardhur në shtëpinë tonë për t`i
lidhur plagët nga rrahja e demonstruesve në Prishtinë, të cilët e kishin
hetuar spiunin në mesin e tyre!? Edhe mua m`i pati dhënë 100 franga për
revistën “Arbëria”-1995, të cilën po këta tipa ma bllokuna shitjen në
Disporë, për shkak se atje dyshohej Ibrahim Kelmendi për atentatin në
Shtutgard, në vëllezëti Gërvalla dhe në Kadri Zekën. Më vonë lexuam se Xhaviti paska qenë major i SHIK-ut,
dhe në Kosovë ka zhvilluar luftë ideologjike e përçarëse-vëllavrasëse. Këtë e vërteton katercipërisht ftesa dhe pritja e
kriminelit Faton Nano në Kosovë: të gjithë ata që e kanë ftuar dhe që e kanë
pritur me-Mirëseerdhe!!-janë kundër çdo lirie e çdo pavarësie, në krahasim me
liridashësit e parullës: Nano ik. Karkalecët: shkëlzen maliqët, veton surrojët e baton
haxhijët me kompani, do të biejnë kryengul në - hi! Edhe trazirat e tashme kanë lidhje me atë vizitë
kombndjellëse: sikur edhe çdo herë kur Kosova ishte në prag të ndonjë kthese,
në Tiranën tiranike kërciste e përlciste skandali, sikur rrufeja nga qielli i
pastër!! Tirana titanike kaherë ia ka falur dreqit Kosovën dhe Çamërinë
bashkë!! Andaj, unionistët me Shqipërinë, fare lehtë mund të
jenë unionistë me Serbinë sipas Kushtetutës të 1974, vetëm po të udhëheqnin
ata me sivëllezërit e tyre serbë, se sa po ta shpallte Dr. Ibrahim Rugova
pavarësinë e Kosovës!! Edhe në vitet `95 në Tiranë, Xhavit Haliti në grupet
tona ishte i futur nga SHIK-u! Rrinte me neve, si një heshtak i përmbajtur,
i shkujdesur, ama me veshtët antenë se çka po flisnim ne për luftën e ardhme
në Kosovë dhe për indiferencën e “Shtetit” as nënë as njerkë!! Të vetmet shenja kundërshtuese ndaj meje i shprehte me
fjalët e veta budallaqe:”Nuk e di se kush po të shtin!?”-(kundër nesh,
nënkuptohej, e që tiranasit shprehen:”me të futura”!). Pokështu më kishte
thënë edhe shoku Bajram Ajeti. E unë iu thoja: Pse manjetofon jam unë që të
incizojë dikush në trurin tim!? E tash që ne e morëm vesh se kush iu shtinte juve, ju,
skllotë e kotë, a zbuluat gjë që për mua nga atëherë e sot!? Cili nga ne kemi
qenë të pavarur sikur zogu në degë, e cili kemi qenë të varur sikur do gjela
nëpër çengela!?! Aty kah fundi i viti 1996, unë me gruan time të
devotshme, zonjën Sukrije Bunjaku-Mani, po plevitoseshim përpara Ambasadës
Gjermane në Tiranë: po kalonte muaji duke pritur në shirat e vjeshtës. Nuk na
ndihmonin as çadrat: pranë një gardhi të gjelbër, shtyheshim në rreshtat e
gjatë para prapa, dhe ose çadrat ose gjethet na pikonin qafës tatpjetë, dhe
vetëm sa s`po plandoseshim përtokë. Nje ditë atypari po kalonte Xhavit Haliti, i cili kur
na pa, u afruar dhe na tha:”Edhe ambasadat e huaja po marrin ryshfete,
shikoni e merrni vesh sa po kërkojnë, dhe ejani te “Çaplini” ua jap të
hollat. Nuk caktuam termin, por ne ashtu pa termin shkuam tri ditë rresht, me
tekst të parapërgatitur: Do ta pyetja Xhavitin se të kuajt janë ato para?-
dhe po të thonte të tijat, do ta pyetja për afatin e kthimit. Ama në momentin
që do të thonte se ato para janë të LPK-së, do t`i shkrehesha:”Dhëntë zoti e
blefshi qefiene e arkivole për të më të dashurit tuaj!” Xhavitin nuk e takuam, por e zbuluam dy spiunë: Namik
Vehbi Fadile Hoti bisedonte intimisht me Riza Lahin, gazetar, poet dhe pilot.
Ata flisnin gojë më gojë e evesh më vesh, dhe njëri dilte nja 3-5 minuta
përpara e tjetri pas. Kjo skenë u përsërit dy ditë, të tretën e ditës, na pa
Riza Lahi dhe erdhi te ne në këndin tjetër të restoranit: ”Për kokën e atyre f¨ëmijëve unë rastësisht sot e
takova Namikun, se nuk flas me të, për kokën e fëmijëve, po ju betohem…”!!! “Ani, ore shoku Riza, ani, po në demokraci jemi, dhe të
lirë të flasim me këdo, apojo!?” E dyshova Riza Lahin se ka mundësi t`ia bart Namikut
postën nëpër Shkodër për Mal të Zi!? Drenica e Vlora janë motërzuar, apo Drenica është
vlorizuar!? KËNDO SERBISHT I THANË ELIZA HOXHËS NË VLORËN E
ISMAIL QEMALIT A e keni humbur ndonjëherë kontrollin në skenë? Dhe nëse po, përse? Kontrollin nuk e kam humbur tërësisht, por jam ndjerë
keq. Kam qenë në Vlorë dhe një person më kërkoi të këndoj këngë serbe, jam
stepur... Në këtë rast jam ndjerë keq. (Eliza Hoxha te gazeta „Anza”, 6-12 shkurt 2004, f.
2) Prapanikëve iu ka ngelur në kokat e veta të mykura
„Vlora historike” dhe “Drenica e kuqe”!! Ish-Vlora heroike e kohës së Ismail Qemalit dhe
ish-Drenica e Kuqe e Shaban Polluzhës, që nga viti i mbrapshtë 1997, i kanë
zbehur dhe i kanë nxirë bigrafitë e veta, aq sa nuk mund të parashihet kthimi
i lavdisë së tyre as për 50 vjetët e ardhme!? Prandaj edhe ne atje do të shkojmë me kënaqësi, pasi
ato ata shajnë veteveten e tyre për faqet e galme e të nxira të historisë
vetanake. Antiinstitucionalistët në Parlament!! Parlamenti ynë i ri, kush të ka qitur me krye në hi!? O
vajhalli e vaj medet: Hyda, Dukolli, Bajrami-(arsimi), Bajrami-(Kosumi),
Zeka…- në Parlament!?! Po a iu njohim ne se ju jeni
antiinstitucinalistë-(fare të pistë!), pra: ku mje nis ku je tuj shkue!? Ore, po e shihni ju veten ne pasqyrë!? Çfarë jeni bërë - mënxyrë!! Të mjeku po duhet të
shkojmë për pika të syeve, se nuk mund t`iu shohim më,- ikni! Shkoni e
kërkoni azil tok me Mira Millosheviqin: Arkivore: Gazeta „Blic“ për keqpërdorimet e familjes
Milosheviq Urdhërpagesat devizore të Mira Markoviqit A PO E MERR VOTUESI SERB BARRËN E FAJIT KOLEKTIV PËR KRIME KUNDËR NJERËZIMIT…!? Dhe ne e kemi për detyrë të distancohemi e të
diferencohemi nga ju, që të mos dalim fajtorë kolektivë sikur serbët. Keni mbjellur të keqen dhe erën, korreni tash
turpin dhe furtunën!! |
|