E diele, 13.10.2024, 12:10 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Renea mes krismave në Lazarat

E marte, 10.07.2012, 06:37 PM



RENEA mes krismave në Lazarat - Top Channel... by TopChannelAlbania

 

 

Forcat e policisë në orët e para të ditës së martë kanë hyrë në një zonë të Lazaratit ku ishin mbjellë mbi 5 mijë rrënjë kanabis sativa. Aksioni i policisë për të shkatërruar të mbjellat është shoqëruar me breshëri armësh nga disa banorë të fshatit.

Policia e mbështetur nga forcat speciale RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u bëri thirrje banorëve të mos bashkohen me ata që qëlluan. Gjatë aksionit u kapën dy mjete të përdorura nga personat që qëlluan me armë, por jo vetë ata.

Policia raportoi se në zonën e mbjellur me hashash u kapën 5 punëtorë që po vadisnin bimët. Gjatë aksionit janë sekuestruar edhe dy mjete furgon me nga 1 mijë rrënjë kanabis sativa gati për mbjellje.

Në pamjet e filmuara nga vetë efektivat e policisë, me armë në dorë dhe antiplumb të veshur, duken parcelat e mbjella në periferi të fshatit. Ky operacion ka qenë mjaft i rrezikshëm për shkak se gjatë gjithë kohës qëllohej me armë zjarri nga banorët e fshatit Lazarat.

Operacioni ka vazhduar për disa orë. Forcat e policisë, të drejtuara nga zv/drejtori i Përgjithshëm i Rendit kanë nisur operacionin nga ana e malit të Sopotit dhe pasi shkatërruan parcelat e mbjella me hashash janë tërhequr nga e njëjta rrugë duke dalë më tej për në Delvinë, ndërkohë që e gjithë zona është e rrethuar nga postoblloqe të forcave të rendit që kontrollojnë çdo mjet.

Burgaj: Policia nuk tërhiqet

“Policia e Shteti u bën thirrje banorëve të Lazaratit që të distancohen nga disa elementë me precendetë kriminalë të cilët kundërshtojnë me armë zjarri forcat e policisë, pasi policia do t’i përgjigjet me forcën e ligjit të gjithë atyre personave të përfshirë në akte të tilla. Lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike mbetet një ndër prioritetet më të rëndësishme në punën e Policisë së Shtetit e cila do të vazhdojë pa ndërprerje operacione të këtij lloji për asgjesimin e bimëve narkotike, jo vetëm në fshatin Lazarat, por në të gjithë territorin e vendit”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

Aksioni kundër kultivimit të kanabisit në Lazarat filloi muajin e kaluar duke u shoqëruar me arrestimin e disa banorëve, por edhe me një sërë pengesash për policinë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora