E diele, 28.04.2024, 09:41 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Luan Dibrani: Në Gjermani nderohen penat e Kombit

E diele, 24.06.2012, 01:34 PM


Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë  në Gjermani  nderon  penat e Kombit!

Nga Luan (Asllan) Dibrani

Azem Shkrelí lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit. Vdiq në pranverën e vitit 1997.

Ka botuar këto vepra në poezi Bulzat (1960), Engjujt e rrugëve (1963), E di një fjalë prej guri (1969), Nga bibla e heshtjes (1975), Pagëzimi i fjalës (1981), Nata e papagajve (1990), Lirikë me shi (1994), Zogj dhe gurë (1997). Në prozë: Karvani i bardhë (1961), Sytë e Evës (1975), Muri përfund shqipes Shtatë nga at, si dhe dramat: Fosilet (1968), Varri i qyqes (1983) etj. Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja.

Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezísë shqipe të Pasluftës. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim "Zogj dhe gurë", botuar më 1997.

Veprimtaria në poezi dhe në prozë e Azem Shkrelit në fund të viteve pesëdhjetë dhe në fillim të gjashtëdhjetave, shënon kthesë cilësore dhe kthesë në praktikat krijuese letrare. Gjatë viteve pesëdhjetë, si gjimnazist. Kështu Azem Shkreli shënoi kthesën e parë më të rëndësishme në poezi, në radhë të parë, duke e çliruar Unin lirik intim nga ai kolektiv, duke selitur në të temën e dashurisë për vendlindjen dhe duke portretizuar njeriun e truallit rugovas, me ngjyrimet e traditës dhe të lashtësisë, dashurinë për vashën, lirikën peizazhistë, etj. Nga ana tjetër thyerjen e parë të madhe në letërsinë shqiptare, kosovare, Shkreli e bëri me romanin "Karvani i bardhë" si edhe me tregimet e përfshira në vëllimin "Sytë e Evës", që Azem Skreli   u be një figure e çmueshme   qe  ne mesin e shumë krijuesve shqiptar në Gjermani gjë qe disa vite  takimet  letrare  për  këtë figurë të madhe te pendës shqiptare u shndërrua në  manifestime tradicionale  po edhe  ne këtë vit u shënua  ky takim  me titullin   "Takime letrare  „AZEM SHKRELI“ 2012, nga Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë- në Gjermani dhe shpalli fituesit e  Konkursit për krijuesit e  mërgatës shqiptare  dhe  shpërndau mirënjohje “Azem Shkreli”2012.

Ennepetal i shtrirë buzë autostradave  qe graviton në   kuadrin e  bukurive  natyrore të   Hagenit dhe Wupertalit  në rrethin e Dortmundit  për hir te këtij  krijuesi të madh të pendës shqiptare  u takuan  një numër i madh krijuesish shqiptar , me të cilin rast morën pjesë edhe ministri i   ministrin e Diasporës zotëriun Ibrahim Makolli, së bashku me këshilltarin e tij z. Adem Zhitopotoku dhe përfaqësuesin e ambasadës së Kosovës në Holandë, z. Sami Kastrati, pastaj edhe njerëz  gjerman  qe nuk ju ndan asnjëherë    problemit të Kosovës  edhe para luftës por edhe pas luftës    mënyra të ndryshme .

Fjalën e rastit  e mbajti kryetari i  LSHAKSH-në Gjermani z. Martin Çuni. Ai  i përshëndeti të pranishmit, mysafirët dhe familjen Shkreli, qe ishin prezent ne këtë manifestim. Zoti Martin  theksoj një aktivitet intensiv   mbarëvajtjes të  LSHAKSH në Gjermani  duke  i dhënë një  vlere  krijimtarisë  në fushën e letërsisë   dhe krijimtarisë  për    brezin  e ri të shqiptarëve  qe po rriten në mërgim. Pastaj i  u përqendrua edhe ne  thirrjen   publike për ta ndihmuar LSHAKSH në vështirësitë qe po përballet    veprimtarinë e vet.

Zoti Hasan Qyqalla  poet   u paraqite me një  shkrim  për jetën dhe veprën e Azem Shkrelit me titull”Soditje me poetin”   ku kishte  përmbledhur një  varg  poezish  të krijimtarisë se Azem Shkrelit .Ai i   publikoj  vlerat  e poetit në valëvitjen  e përhershme të poetit  në komunikim me  poezinë dhe vargun e tij  krijuese. Musa Mulolli i njohur për recitator joshi publikun me recitime  artistike nga vepra dhe krijimtaria e Gjergj Fishtës. Për ti dhënë  një rëndësi këtij takimi kulturor dhe letrar  me recitime dolën  për Azem Shkrelin edhe poetët tjerë  Shaban Cakolli”Ti Drita jonë”, Neki Lulaj”Burrit dhe Gurit shkrelian”, Sadri Gashi ”Poezi për Azem  Shkrelin” poezi nga Azem Shkreli  lexoj poetja Gonxhe Begisholli.Poezi recituan edhe dy vogëlushet Makolli, Filoreta dhe Filat Makolli.

Ne sallën e bukur të kësaj qyteze dedikuar  takimit letrar te Azem Shkrelit,      në hyrje, ne të majtë  , reflektonin   përplasjet  shumëngjyrëshe   nga ekspozita  personale e hapur nga zoti  Martin Çuni me fotografitë  nga motive lufte të Kosova qe i kishte realizuar vet në frontin e luftës  me ç'rast ishte i kyçur drejtpërsëdrejti ne "Radio Kosovën e lirë"  , por edhe me një mori  fotosh  nga arti ,kultura dhe historia jone  kombëtare qe   mysafirët  shumë gjëra mësuan për herën e parë,  me ballafaqimin e këtyre fotove qe pa prezantimin e tyre , botimin e tyre dhe publikimin e tyre  lufta e Kosovës do te mbetet e mangët,  për ta shkruara historinë e re !

Për ta   plotësuar këtë takim me një ngjyrë artistike  edhe ne  fushën  kulturore  ne muzikën shqiptare  ne skene ishin edhe Rapsodi,  Agim Gashi një poet dhe  këngëtar  i vlerave  të kohës se sotme , Driton Gashi  këngëtar i  mërgatës shqiptare qe dita ditës  po   i rrit vlerat e veta  me  praninë e tij , dy motrat Begisholli, Donika dhe Rita Begisholli me këngën “Oj Kosovë sa fort të dua”. Llukman Kurtishi  me te bijtë Zenulla dhe Arben Kurtishi   u paraqiten  ne skenë  me ç'rast lanë shumë mbresa të publiku.

Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë  në Gjermani ndërkohë  hapi një konkurs  për këtë takim  nga komisioni i përberë nga  Halil HAxheosaj shkrimtar,  kritik letrar  dhe publicist,  Pal Sokoli dhe Shaban Cakolli te dy poet, publicistë dhe veprimtarë  në LSHKASH, shpallen  fituesit e këtij konkursi me te cilën  sipas vlerësimeve   u ndan këto shpërblime .  Vendi i parë, Ëngjell Koliqi,”Nën Kurorën e Lisit Plak”.Vëndi i dytë, Hasan Qyqalla,”Meshari Modern”.Vëndi i dytë, Yllka Filipi”Post Hekuba” dheVëndi i tretë, Andrea Petromilo,”Vajza me buzë ngjyrëmanushaqe”.

Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë  në Gjermani për ti nderuar disa figura  në fusha të ndryshme si ne art ,kulture , veprimtari, dhe aktivitetet te ndryshme   i kishte  përgatitur edhe disa mirënjohje, falënderime  dhe dedikime  qe kryetari Martin Çuni i ndau në emrin e LSHKASH në Gjermani  me sa vijon:

Falënderim për veprimtari humanitare  gjatë luftës se Kosovës kundër okupatorit serb  dhe në fushën e kulturës  u ndanë këto  shpërblime;

Z. Wellmar Andreas, Frankfurt, me një Vëllim të I. Kadares(në gjuhën gjermane)

Z.Harald Mahron,Ennepetal, me një pikturë të Nënës Terezë

Z. Dieter Dieckmann, Lünen, me një vepër për Nënën Terezë(në gjuhën angleze)

Znj. Adeleide Falk,ish redaktore e Deutsche Weles,me veprën “Kosova”.(anglisht)

Z. Arnold Ralf, humanist nga Koblenci,me veprën Nëna Tereze(anglisht).

Me titullin, “Rapsodi i parë në mërgatë” u emërua këngëtari dhe poeti Agim Gashi.

Me dedikim për veprimtari, Familja Shkreli dhe Valon Shkreli.

Me mirënjohje për veprimtari ne Diasporën shqiptare  u  shpërblyen disa krijues ,veprimtar dhe shoqata  me sa vijon:

Muharrem Sfarqa, Kryetar i LDK,NRW

Sadri Lata, Kryetar i PDK në Gjermani

Agim Dauti dhe Sheremet Pantina, Heilderberg

Tahir Shabani, shoqata “Yjet e Kosovës”

Bujar Derguti e Shaip Ademi,”Bashkimi Kombëtar” Offenbach

Asllan Dibrani, veprimtar dhe publicist  nga LSHAKSH- në Gjermani

Dan Gashi,piktor dhe poet

Nikoll Gjoni, Shoqata “Stublla”

Avdi Fejza, për veprimtar e humanitar.

10.  Afërdita Gjeladini,shoqata e grave “Nëna Terezë” dhe “Nermin Vlora”Heidelberg

11.  Alma Papamihali,poete Gjermani

12.  Sofie Dumnica,mësuese dhe veprimtare

13.  Sabahate Byci,poete  Heidelberg

14.  Sevëme Fetiqi, poete Heidelbrg

Me Dedikim u shpërblyen u shpërblyen këta veprimtar:

15.  Ymri Trena,veprimtar, poet ,Norvegji

16.  Adem Shala, veteran i arsimit

17.  Riza Shaqiri,shkrimtar,Suedi

18.  Musa Jupolli,shkrimtar, Francë

19.  Maxhun Smajli,gazetar, shkrimtar dhe veprimtar Gjermani

20.  Sejdi Gashi,veteran i arsimit dhe veprimtar  ne Gjermani

21.  Qerim Shala,humanist  Gjermani

22. Sebastian Nuiqi, veprimtar Gjermani

 

Për ketë orë të madhe letrare, kushtuar këtij poeti dhe kësaj pende te madhe te kulturës shqiptare,  zoti Pal Sokoli njeri nder  anëtarët tanë në LSHAKSH, ma aktiv  i cili dha kontribute te veçanta  njoftoj publikun me disa   telegrame dhe shkresa  mbështetëse  nga disa njerëz dhe krijues te veçantë  në mungesën e pjesëmarrjes  në këtë takim siç ishin   Fadil Curri, Kastriot-Kosovë, Baki Ymeri,Bukuresht- Rumani, Rita Salihu,USA, Ferdinand Laholli, Gjermani ,  Halil Haxhosaj,Gjakovë- Kosovë njëri ndër anëtarët e komisionit të Konkursit, Imri Trena,nga Norvegjia si dhe komunikimin qe kishte zoti Pal Sokoli   me  Maxhun Smajlin i cili kishte kaluar 1830 km  këmbë ne marshin ecjen   këmbë  qe  ka nisur më 24 mars ndërsa do të përfundojë më 12 qershor në Kosovë, në ditën kur shënon edhe hyrjen e këmbësorisë së forcave ushtarake ndërkombëtare të NATO-s në Kosovë, si dhe kthimin e popullatës shqiptare të cilët u dëbuan nga  vatrat e tyre në Kosovë. Por ky marsh,  i zotit Maxhuni, përkon dhe me simbolika tjera, si me 14 vjetorin e nisjes së luftës çlirimtare në Dukagjin, me 13 vjetorin e bombardimeve mbi caqet serbe dhe lirinë e Kosovës.

Pastaj  sipas zotit Pal Sokolit në këtë ditë gjendej në Lajthizë, afër 20 km larg Fushëarrëzit. sipas telefonatës qe  kishte  telefonuar  dhe  kishte përshëndetur manifestimin ndër të tjera  duke theksuar”Jam shumë i lumtur qe marshoj nëpër Shqipëri, mos me pyetni se si ndjehem, malësorët tanë janë aç të dashur dhe me shpirt delikat, sa që këtë ndjenjë mund ta përshkruani më se miri  ju poetët”.Manifestimi  i këtij takimi  tradicional  në zemrat e krijuesve dhe mërgatës shqiptare  sikur i ka dhënë veti një obligim  për përgatitjen   qe te jenë sa ma komplet para publikut  ky manifestim ,  pos vlerave  në kulturë , art dhe  muzike aty pati me bollëk edhe ushqime tradicionale shqiptare .Në takime të tilla  shpirti i  krijuesit , këngëtarit  po edhe te qytetareve mërgimtar  ushqehet , freskohet  dhe frymëzohet  me thesarin  e kulturës tonë,  andaj  rritja e LSHKASH  me qindra krijues te rinj qe dita ditës janë duke ju afruar   me sinjalizime  të mira qe   në të ardhmen   LSHAKSH do të del me vepra , të reja ,  ne poezi, proze,drame në letërsinë shqiptare qe do të jete pjese e  artit dhe kulturës  në shtet amë në  Tirane ,Prishtinë dhe Shkup e ma gjerë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora