E hene, 29.04.2024, 04:07 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Kosova aplikon për anëtarësim në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik

E merkure, 20.06.2012, 07:35 PM


Kosova ka aplikuar zyrtarisht për t’u bërë pjesë e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate, Ekmeleddin Ihsangoglu është takuar me Hashim Thaçin dy ditë më parë por në njoftimin për shtyp të bërë publik nga zyra e kryeministrit të Kosovës nuk u bë e ditur dorëzimi i kërkesës.

Por sipas njoftimit për shtyp nga OIC, bëhet e ditur se është diskutuar për rritjen e marrëdhënieve mes organizatës dhe Kosovës, përkatësisht për rritjen e mirëqenies së myslimanëve në rajonin e Ballkanit.

Thaçi pas dorëzimit të kërkesës për anëtarësim është shprehur se 95% e popullsisë së Kosovës është myslimane dhe se politikat e saj janë konform atyre të vendeve myslimane. Por ai shpjegoi se Kosova që të bëhet anëtare e OIC më parë duhet të bëhet anëtare e OKB-së.

OIC është organizatë jofitimprurëse dhe ka 57 vende anëtare, nga të cilat 30 kanë njohur pavarësinë e Kosovës. /F.S/ Shekulli



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora