Shtesë » Lajme
E therin sepse ndërroi fenë, nga mysliman u bë i krishterë
E shtune, 09.06.2012, 01:33 PM
Pamje kur e therin të riun |
Në Tunizi
një ngjarje e pazakontë ka tronditur botën, ku tregohet sesi është therur një person
sepse ndërroi fenë, nga mysliman ai është kthyer në i krishterë.
Kjo ka
qenë dhe arsyeja që i kushtoi jetën të riut, i cili nuk u pranua të kërkonte
falje.
Në video
dëgjohen lutjet në arabisht, që dënojnë Krishterimin dhe thonë se, “Nuk ka Zot
tjetër përveç Allahut dhe Muhamedi, i cili është i dërguari i tij”.
Pastaj personat
që tregohen në video të maskuar, duke bërtitur “Allahu Ekber”, (Zoti është i
madh ekzekutuesi) ia preu kokën për dy minuta djalit të ri, për ta ndëshkuar,
sepse i ktheu shpinën Allahut.
Dhe sikur
kjo të mos ishte e mjaftueshme, pas ekzekutimit, e mori kokën si trofe në duart
e tij, duke festuar e bërtitur për fitoren.
Videoja e
tmerrshme u transmetua në televizionin egjiptian, ku prezantuesi Tawfiq Okasha,
ndërpreu transmetimin duke bërtitur, “A është e mundur? A është ky Islami?”
Videoja ka pamje shumë të rënda, ndaj nuk mund ta publikojmë. Fotoja është shkëputur nga videoja në fjalë.