Shtesë » Lajme
Avdi Ibrahimi: Përkujtojmë 15 dëshmorët e kombit shqiptar
E hene, 04.06.2012, 12:21 PM
Shkruan: Avdi Ibrahimi – ish Zëvëndës komandant i UÇK-së në brigaden 128 të Z.O.P.
USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS
SHTABI I PËRGJITHSHËM I UÇK-SË
ZONA OPERATIVE
BRIGADA 28-128
Të nderuar dëshmorë, Ju që fituat
përjetësinë!
Të nderuara familje të dëshmorëve, të nderuar invalid e veteran të Ushtrisë Çlirimtare, të nderuar pjesëmarrës të këtij manifestimi përkujtimor.
Sot jemi tubuar këtu në Gorozhup e Pashtrik, për ti përkujtuar 15 dëshmorët e kombit shqiptar, që ranë heroikisht në betejat luftarake kundër pushtuesit jugosllavo – serb, gjatë Operacionit luftarak të UÇK-së “SHIGJETA”.
Është më së e vërtetë se lufta kërkon vetëmohim të madh, virtyte të larta morale e njerëzore, guxim, trimëri, heroizëm, dashuri ndaj njerëzve luftëtarë të lirisë, sakrifica supreme në dobi të popullit dhe atdheut. Heronjtë e dëshmorët e kësaj lufte me në krye komandantin legjendar Adem Jasharin i paten këto virtyte.
Tashmë jemi në 13 vjetorin e “Epopesë së Pashtrikut”, betejave të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtre të Kosovës, ku Brigada 28 - 128 e Zonës Operative të Pashtrikut më 24 maj 1999, me urdhër të SHP të UÇK’së, në kuadër të operacionit "SHIGJETA", në Gorozhup e Pashtrik të Hasit u përgadit ushtarakisht në thyerjen e kufirit shqiptaro - shqiptar për t,i sulmuar forcat pushtuese serbo – malazeze dhe, mercenare ruse.
Rëndësia e planit operativ “SHIGJETA”të hartuar nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës. dhe SH.P. i UÇK-së,e cila është realizuar me sukses dhe vulosi fitorën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në fushbetejat e këtij operacioni nga brigada 28 – 128 e komanduar nga komandant Ruzhdi Saramati “Lidhja Shqiptare” e cila operoi me Njësin Speciale Diverzanto vëzhguese e 4 batalione luftareke, dhe 1 bateri të artilerisë. Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, nën drejtimin e Hashim Thaçi, kryeministër i QPK dhe Azem Syla, ministër i Mbrojtjes, hartoi konkretisht Planin operativ “SHIGJETA”, me numër J-03/1 datë 31.03.1999.Po me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, Azem Syla, u emëruan komandantët e disa drejtimeve taktike 1,2,3, njëkohësisht Ruzhdi Saramati komandant i brigades 128 u emërua në drejtimin taktik nr.3…. Operacioni “Shigjeta” ishte hapi vendimtar historik i QPK-së në luftë për çlirimin e Kosovës. Si i tillë, ai u hodh me menquri të paparë që në fillimet e tij e deri tek ai përfundimtar, të largimit të krejt forcave jugosllave nga teritori i Kosovës.
Në këto beteja të zhvilluara në Pashtrik, Brigada 128 si pjesë e këtij operacioni, ia doli me sukses, që pasë një lufte heroike ta thyejë përfundimisht kufirin dhe okupatorit serb t’i shkaktojë dëme të konsiderueshme në njerëz e teknikë ushtarake.
Më 24 Maj të vitit 1999, Brigada jonë, nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së mori urdhërin për sulm në hapsirën kufitare të Gorozhupit e Pashtrikut. Komanda e brigades me në krye komandandin Ruzhdi Saramatin hartoi planin strategjiko luftarak si vijë frontale ishte caku Drini i Bardhë; Gryka e Lumës; Gorozhup; Maja e Pashtrikut; Kurora; Shpella e pëllumbave; Qafa e Prushit. Detyra kryesore ishte: Kapja e vijës përgjatë Drinit të Bardhë; Ura e Nashecit; Ura e Fshejtë; ishin detyrat e afërta të brigades për mësymje, të cilat i realizuam me sukses, ndërsa në planin e detyrave të largëta ishte bashkangjitja me formacionet luftarake të UÇK-së në pikat: Kleçkë; Nishor; Zatriq. Kurse në Qafë Prush brigada 128 lidhej me brigaden 138 të Z.O.D.-it.
Formacioni i brigades sonë ishte si më
poshtë: Batalioni i II-të i komanduar nga oficeri i U.Sh.të fshatit Bicaj të
Kukësit Adem Shehu, tashmë i ndjerë, në drejtimin nga Drini i Bardhë, Grykë
Lumë deri në Gorozhup. Nga Gorozhupi ishte i vendosur shtabi i brigades dhe
Bataljoni i I-rë vazhdonte në vijën frontale Gorozhup, Rrasa e Kuqe, i
komanduar nga Komanda e Brigadës, respektivisht nga komandanti i Brigadës
Ruzhdi Saramati. Nga Rrasa e Kuqe, Maja e Pashtrikut (vorri i mirë), shtrihej
batalioni i III-të, i komanduar nga komandanti Xhelal Limani. Në vijën frontale
nga Maja e Pashtrikut, Lugu i Zi; Qafë Mullar; Kurorë; Shpella e pëllumbave,
shtrihej batalioni i IV-ër i komanduar nga Abdurrahman Nazifi (Bugari). Në
krahun e majtë të batalionit të IV-ër, operonte në mbështetje të Brigadës 128
Batalioni “Atlantiku”.
Po më 25 Maj të vitit 1999 shtabi i brigadës 128 caktoi drejtimet e sulmit në kuadër të operacionit “Shigjeta”.Ndërsa në mëngjesin e hereshëm të 26 Majit, forcat ushtarake dhe paramilitare serbe porsa hetuan që trupat tona kaluan në sulm, hapen zjarr të dendur me tërë arsenalin ushtarak që posedonin, artileria e rëndë dhe mitralozet villnin nga tytat e tyre zjarr e hekur për ta ndalur sulmin tone, me gjithë rezistencën që bënte armiku, ai detyrohej t’i leshoj pozicionet dhe të marrë tatpjetën brigjeve dhe pyjeve në drejtim të fshatrave të Hasit.Në pozicionet e tyre lane mjaft të vrarë e të plagosur.
Ndërsa në këtë luftë ranë edhe
luftëtarët e lirisë si:
1.Bafti Nexhip Haxhiu, dëshmor i kombit me detyrë ushtarake zv.komandant i kompanisë të batalionit -I –rë,u lind më 11. 06. 1955 në fshatin Skifter të Vitisë,në radhët e UÇk-së u
rreshtua në brigadën 128,më date, 11.03.1999, ra dëshmor më 26. 05. 1999 në
Gorozhup. Atë ditë me 26 maj 1999, u
dallua në luftë luftëtari sypatrembur Bafti Haxhiu me armën e tij që villte
zjarr e plumba mbi armikun. Atë ditë ra dëshmor Baftiu, i rrethuar nga luftëtar
të lirisë, atë ditë lindi dielli i lirisë, mbi të dhe mbi trojet
shqiptare. Atë ditë mbiu një lapidar, në kujtim të të rënëve për liri. Mes tyre
edhe ti, Bafti Haxhiu.Në këto luftime të ashpra ku luftohej për vdekje a liri
bie ne altarin e lirisë edhe:
2. Flurim Rrahman Rushiti, dëshmor i kombit,
pjestar i Njësitit Special, u lind më 02. 04. 1979 në fshatin Kapit të
Medvegjës, në radhët e UÇK-së u rreshtua në brigadën 128, më datë 02.04.1999,
ra dëshmor më 26. 05. 1999 në Gorozhup. Një ditë pranvere kur lulet ishin ende të pakta në brigjet
e Pashtrikut Florim Rushiti bie heroikisht nga plumbat e armikut. Gjaku i tij
dhe i dëshmorëve të tjerë bënë që në brigjet e Pashtrikut, Koritnikut,
Bjeshkëve të Nemura, Karadakut e gjithandej Kosovës të çelin mijëra lule që
paralajmëruan një pranverë të re. Një pranverë çfar e kishin ënderruar breza të
tërë gjatë shekujve. Kështu ky « qingj » që sapo kishte mbushur njëzet pranvera
dha jetën si një ujk i vërtetë duke u hedhur mbi istikamet e armikut. Në
istikamet e armikut shkja hidhej si rrufeja edhe trimi:
3. Salih Halim Zenuni, dëshmor i kombit, u lind më 26. 08.
1979 në fshatin Lubizhd të Vitisë, në
UÇK u radhit në brigaden 128 më datë, 11.03.1999 ra dëshmor më 26. 05. 1999 në
Gorozhup. Djemt dhe vajzat shqiptare e
kishin për krenari, që ishin luftëtarë të kësaj ushtrie, sepse ata ishin të
bindur se kjo luftë çlirimtare ishte e drejtë. Për këtë ata kishin guximin të
luftonin ushtri me ushtri e jo me gra e fëmijë, me pleq e me plaka të
pambrojtur, siç bënte ushtria dhe forcat speciale te milicisë kriminele
serbo-çetnike. Prandaj e gjithë brigada 128 e UÇK-së luftonte si një trup i
vetëm kundër këtij pushtuesi të egër e gjakatar duke shkulur nga pozicicionet
ushtrin pushtuese sllave. Paniku i kishte kapur çetniket serbo – malazezë e
mercenarët rusë, këta që tregoheshin trima para popullatës shqiptare të
parmatosur, tani kishin marrë arratinë dhe shanin Serbinë, duke u frikësuar nga
pushka e plumbat e luftëtarëve të lirisë.
Zemrat e luftëtarëve të
UÇK-së e kishin vrarë frikën, nuk kishte vdekje që mund ti frikësonte, armët e
tyre ishin shndërruar në armë më moderne dhe, më të forta se të armikut
pushtues sllav. Sepse këta trima ishin bijtë e tokës shqiptare që kërkonin
lirin nga armët e tyre! Lufta vazhdonte,serbët ishin larguar nga pozicionet e
tyre në kufi dhe, ishin pozicionuar në mes lagjeve Tejeci, Binaj,Tanaj. Fitorja
ishte në anën e UÇK-së, brigada 128 kishte tani nën kontroll lagjet, Martinaj,
Kërrhanaj, Jelliqi,ndërkohë me nderime të larta e ushtarake u bë varrimi i tre
luftëtarëve të rënë për lirin e atdheut.
Në
mesditën e asaj dite, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK’së do të njoftonte përmes Agjencisë
Shqiptare Informative “Kosovapress” në lajme ditore datë 26 maj 1999, sipas
Komunikatës nr.79, se:
“…Operacioni sulmues "Shigjeta" filloi sot,
me 26 maj 1999, në ora 04.00 dhe po zhvillohet me sukses. Deri në orët e
mesditës së ditës së sotme forcat e Ushtirsë Çlirimtare të Kosovës kanë marrë
nën kontrollë malin Pashtrik dhe pjerrësitë veriore të tij, fshatin Milaj, kanë
asgjësuar disa posta kufitare dhe po vazhdojnë luftimet për pastrimin e gjithë
brezit kufitar me Shqipërinë, duke mësyer gjithnjë e më në thellsi të
territorit të Kosovës. Si rrjedhojë e luftimeve të deritashme, armikut i janë
vrarë 20 ushtarë dhe i janë kapur robë dy të tjerë, përveç teknikë dhe armatim
të shumtë të dalë jashtë luftimit. Nga forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
ka një të vrarë dhe dy të plagosur. Operacioni vazhdon.”
SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM
AGIM ÇEKU
Të nesërmen më 27 Maj lufta frontale e
sulmit të UÇK-së, nga brigada 128 gjithashtu nga bateria e artilerisë së
brigades, të cilët e mbështeste një togë e artilerisë e caktuar nga Sh.P. e
komanduar nga Kemajl Shaqiri si dhe një kompani e caktuar nga SH.P. e komanduar
nga komandanti Fazli Berisha, mbështetnin brigadën 128. Beteja mësymëse ishte
urdhëruar nga komandanti i brigades Ruzhdi Saramati në këtë mënyrë: në krahun e
majtë,mbi arat e lagjes Jelliqi, ishte në gadishmëri të lartë luftarake kom. i
kompanisë Shpend Berisha, kurse në krahun e djathtë nga liqeni i Drinit të
Bardhë e në afërsi të lagjes Kërrhanaj ishte kom.i batalionit të II-të Adem
Shehu.Në drejtimin përballë lagjeve Martinaj,Jelliqi dhe Kërrhanaj ishte bërë
gati për sulm batalioni I-rë,më në krye komandantin dhe komandën e brigades kur
u dha urdhëri për sulm ora ishte 9,00 e mëngjesit. Pashtriku mori pamjen e
gëzuar dhe dukej sikur rrudhat ju hoqën nga balli, oshëtinin armët e të gjitha
llojeve dhe digjej toka për rreth.Qielli u mbulua nga tymi i armëve,në altarin
e lirisë bien dhe dëshmorë të tjerë,në këtë betejë ra heroikisht:
4. Astrit Hekuran Suli, dëshmor i kombit, u
lind më 15. 04. 1976 në Kuqovë të Beratit, në UÇK u radhit në brigadën 128 më
datë, 15.04.1999 ra dëshmor më 27. 05.
1999 në Gorozhup. Në luftën çlirimtare janë
shënuar ngjarje nga më të ndryshme, janë treguar trimëri të rralla si në kohën
e kreshnikëve si nga ato vetijake dhe të përbashkëta, janë bërë sakrifica sublime
e mbinjerëzore si kjo e Astritit, ka patur përjetime e dhembje të
paimagjinueshme për mendjen njerëzore për ata që ranë në beteja, një gjë të
tillë kishte patur edhe brigada 128 e UÇK-së. E tërë fushbeteja
ishte mbuluar me armët e përflakura të lirisë,armiku në betejë la disa të vrarë
e të plagosur,në çast kumtoi lajmi i hidhur se nga radhet tona kishte rënë në
altarin e lirisë edhe:
5. Alirizan Selman Selmani, dëshmor i kombit, u
lind më 05. 11. 1973 në Tetovë,në UÇK u radhit në brigaden 128 të Z.O.P,më
date, 15.04.1999,ra dëshmor më 27. 05. 1999 në Gorozhup. Atdhetarët, gjithnji luftuan
për tu çliruar nga pushtuesi i huaj.janë këta atdhetarët,që nuk duan të jetojnë
si skllevër, por duan të jetojnë me dinjitet jetën e tyre, duke trasheguar
traditat e veta kombëtare, ku motivi për të luftuar për liri e të drejta
kombëtare shqiptare thyen edhe armët më të sofistikuara të armiqve. Këta trima
luftëtarë ishin njerëzit më idealist e të vendosur deri në vdekje për çështjen
kombëtare shqiptare. Mbi këtë çështje madhore ata nuk vinin asgjë, as jetën, as
familjen e tyre. i tillë ishte Alirizan Selmani.
Lufta vazhdonte pa u ndalur edhe me
date 28,29,e 30 maj, luftëtarët e lirisë përjetonin rëndë rënien e trimave
luftëtar por megjithatë, kishin moral të lart dhe po hakmerreshin duke luftuar
rrept armikun. Kështu erdhi dita më e përgjakshme e 31 majit për brigadën
tone…Këtë ditë luftimet qenë nga më të ashprat në vijen frontale që nga Drini i
Bardhë, deri te Qafa e Prushit,oshëtinin armet tona dhe, tundeshin brigjet e
pyjet e këtyre anëve, ndërsa Drini kish marrë një pamje të kuqe…Bateria e
artilerisë e komanduar nga Sali Saramati, godiste tanksa të armikut. Pastaj
godiste tekniken luftarake duke asgjesuar çdo gjë që kishte marrë në objektiv.
Sulmonte pozicionet e armikut edhe kompania e komandant Shpend Berishës, tërë
brigada ishte vë në objektiv sulmi ndaj forcave të armikut, po, ama edhe armiku
në tërheqje qëllonte pa u ndalur në caqet tona sidomos nga distancë e largët me
artileri të rëndë nga Vreshtat e Landovicës, Qeja e Zhurit dhe nga karaulla në
bjeshkën e Vërmicës, njëkohësisht u ngritën helikopter luftarak dhe lëshuan bomba kasetë në caqet tona,
kështu nga mesdita e kësaj beteje të ashpër, tek luftohej për jetë a vdekje
ranë dhe dëshmorë të tjerë, komandanti i baterisë artilerike Sali Saramati mori
plagë vdekjeprurëse dhe më 6 qershor në Spitalin ushtarak të Tiranë
përjetësohet ky luftëtar i paepur.
6. Sali Islam Saramati, dëshmor i kombit,
komandant i baterisë së artilerisë në brigaden 128 të UÇK-së, u lind më 03. 04.
1963 në Dobrusht të Prizrenit, në shërbim të UÇK-së në brigadën 28 – 128 të
ZOP-it u radhit më date, 30.12.1991, u plagos rëndë më 31. 05. 1999 në
Gorozhup. Ndërsa ndërroi jetë më 06. 06. 1999 në Spitalin e Tiranës. Luftëtarët e lirisë, suleshin të
tërbuar drejt llogoreve të armikut, hidhnin granata, qëllonin me kundërtanke,
topa pa dridhje e minahedhës të artilerëve tanë të komnduar nga komandanti Sali
Saramati. Fusha e betejes u shndërrua në erë baroti e djegie. Saliu
që nuk dinte se ç është frika u bë tmerri i hasmit shkja.
Më pastaj në fushën e nderit bie,Selver
Maçkaj, kështu atë ditë u shkëput një pjesë e shkëmbit nga Pashtriku…
7. Selver Bajram Maçkaj, dëshmor i kombit,
Zëvëndes shef i ndërlidhjes, u lind më 04. 01. 1967 në fshatin Lybeqevë të
Prizrenit,u rreshtua në UÇK në brigaden
128 më date, 17.03.1999, ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup. Proverbi shqiptar thotë, se
“Gjaku i derdhur për Atdhe është gjaku që nuk falet, se është gjak Lirie... ”,
ky proverb është kuptuar drejt, nga idealistët e gjakut shqiptar. Në plejaden e
këtyre idealistëve historikë bënë pjesë edhe Dëshmori i Kombit i radhëve të
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,Selver Maçkaj, qysh heret ishte përcaktuar për
sakrificë pa çmim, për çlirimin e Kosovës dhe ribashkimin e kombit shqiptar të
copëtuar me dhunë nga Evropa.
Pastaj bie për të mos vdekur kurrë
komandanti i kompanisë Shpend Berisha i cili kishte ardhur nga Gjermania për
t’ja shtuar një krushk lirie Kosovës plagëmadhe…
8. Shpend Sefer Berisha, dëshmor i kombit, Kom.kompanisë
i batalionit të - I-rë,u lind më 27. 06. 1959 në fshatin Volljak të Klinës,në
UÇK-ë u radhit në brigadën 128 më date, 03.04.1999 ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup. Zjarr me të gjitha armët,
zjarr në mbrojtjen e trojeve tona shqiptare, ky ishte trimi nga Volljaka Shpend
Berisha, i cili u thoshte bashkëluftëtarëve të lirisë, se luftën për liri e
kemi si qëllim të vetëm të jetës.Ponjashtu
ra duke luftuar pushtuesin dhe për ta bërë bashkimin e trojeve shqiptare edhe
trimi e luftëtari, Gani Saramati nga Luma…
9. Gani Hamdi Saramati, dëshmor i kombit,
kom.togu, u lind më 04. 01. 1968 në fshatin Petrovë të Prizrenit,në UÇk u
radhit në brigaden 128 më date, 27.03.1999
ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup. Dhimbja kthehet në forcë.
Epopopetë e lavdishme te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u shkruan me gjak.
Gjokset shkëmb graniti të luftëtarëve të lirisë. Ganiu luftonte
pamëshirshëm forcat armike, gjakatare sllave.
Ponjashtu ra me heroizem të pashoq në fushën e nderit të betejeva
të përgjakshme kundër forcave pushtuese edhe trimi:
10. Beran Muhamet Gashi, dëshmor
i kombit,u lind më 12. 02. 1974 në Prizren,në UÇK u radhit
në brigaden 128 më date,03.04.1999 ra
dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup. Lufta bëhej e rreptë, betejë e përgjakshme me të gjitha armatimet
moderne që kishte armiku, pushkë e mortaja kishin luftëtarët e lirisë, por
ishin zemrat tona më të forta se çeliku i tanksave e autoblindave të armikut
shovenist.Një zemer trimi kishte edhe Berani.
11. Ejup Tafil Kosumi, dëshmor i kombit, u
lind më 09. 03. 1977 në fshatin Stanofc i Epërm të Vushtrrisë, në UÇK u radhit
në brigadën 128 më date,11.03.1999 ra
dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup.Artileria e armikut qëllon e qëllon nga baza kufitare ku
janë të pozicionuara forcat serbe, plumbat bien breshëri…po djemtë e tokës
shqiptare nuk mposhtën. Nuk mposhtej dotë trimi nga Vushtrria e Hasan
Prishtinës.Këtë ditë të përgjakshme të 31 majit,njoftonte BBC-ja se forcat
ushtarake serbo barbare kishin patur të vrarë e të plagosur,me qindra ushtar
nga radhet e tyre, si dhe ishte marrë një arsenal i konsiderueshëm armatimi nga
UÇK-ja. Lufta është luftë dhe në luftë bien trimat, dhe në këto fushëbeteja të
njëpasnjëshme bie edhe trimi nga Mitrovica e Isa Boletinit:
12. Safet Zeqir Peci, dëshmor i kombit, Kom.i Njësitit diverzanto vëzhgues, u lind më 13. 06. 1974 në Mitrovic,në UÇK u radhit në brigaden 128 më
date, 02.04.1999 ra dëshmor më 31. 05.
1999 në Gorozhup. Atje, në Pashtrik, ballë për
ballë me forcat serbe, Safeti gjeti vetveten, gjeti atë altar të shenjtë ku do
të shkruante për jetë emrin e vet, gjeti Pashtrikun ku do të donte të prehej në
emër të një ideali të përjetshëm, siç është liria e kombit.
Me 1 qershor përsëri betejë e përgjakshme me shkjaun e zi,lufta
vazhdonte pa u ndalur trimat luftonin si të ishin në dasëm,në këtë dasëm
lirie,bie edhe dëshmori:
13. Xhelal Behlul Sopi, dëshmor i kombit, u lind
më 21. 11. 1977 në Petrit të Dardanës,në UÇK u radhit në brigaden 128 më
date,11.03.1999 ra dëshmor më 01. 06.
1999 në Gorozhup. Ky birë i Shqipërisë Etnike,
kapi armën e lirisë në dorë për t’i dalë zot atdheut dhe me armë në dorë ra për
lirin e atdheu Shqipëria e kujton me mall birin e saj Xhelalin. Luftë për jetë
a vdekje vazhdonte me 2 e 3 qershor,bien në fushën e nderit edhe dëshmorë të
tjerë si:
14. Abdurrahman Xhylbehar Gërdellaj, dëshmor i kombit,u lind më 19. 11.
1974 në fshatin Rrenc të Sharrit, në UÇK u radhit në brigaden 128 më date,
09.04.1999 ra dëshmor më 02. 06. 1999 në Gorozhup. Nuk duhet harruar se lufta për
liri e të drejta kombëtare ka personazhet e saj që kanë ngritur vetëdijen e të
gjitha shtresave shoqërore, e sidomos të asaj mase popullore të shtypur. Në luftën
çlirimtare i tillë ishte edhe Abdurrahmani.
15. Zejnullah Rrahim Zena, dëshmor i kombit, u lind
më 27. 07. 1967 në fshatin Sojevë të Ferizajt, në UÇK u radhit në brigaden128
më date, 11.03.1999 ra dëshmor më 03.
06. 1999 në Gorozhup.
Para nesh
na del një botë e tërë njerëzish që jetonin dhe vepronin në vorbullën e
ngjarjeve të mëdha të atdheut shqiptar, duke luftuar me këmbëngulje për
ekzistencën e trungut të coptuar shqiptar duke na lënë të ndjejmë dhe
përjetojmë jetën dhe vdekjen nga serbi,greku, malazezi e maqedoni,deri në kohën
kur doli në mbrojtje haptazi UÇK-ja heroike e vetë ngjarjeve të historisë. Në
këto ngjarje të mëdha të historisë u bë kurban dëshmori i kombit Zejnullahu.
Në këto beteja të përgjakshme u
plagosën rëndë edhe anëtari i shtabit të brigades mjeku Ilir Rakaj i cili
tregoi trimëri të rrallë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj atyre që kishin
nevojë për ndihmën e mjekut në kuadër të ekipit të Ilirit ishin te angazhuara
edhe disa nga femrat luftëtare të lirisë,të cilat dhanë gjithçka që mundën nga
vetja e tyre për tu shpëtuar jetën të plagosurve tanë, ponjashtu u plagos rëndë
edhe Jeton Krasniqi pjesëtar i njësitit Special. Deri me 12 qershor 1999
brigada jonë për asnjë çast nuk i ka ndërprerë luftimet me pushtuesin
serb.
Por më 17 qershor bie në minat e
armikut në fshatin Milaj të Hasit korrieri i shtabit të brigades Arben Rashkaj,
që të tre sot janë invalidë lufte. Në këto beteja, gjatë gjithë operacionit
patëm gjithsej 79 të plagosur.
Para syve na shfaqet heroizmi i trimave
nga betejat e Gorozhupit – Pashtrikut e përplot beteja gjithandej Kosovës, që
shembën Jugosllavinë e tretë të ashtuquajturën Serbi. Dëshmorët e kombit u flijuan që
shqiptarët të mos kenë më halle e plagë, që askush të mos jetoj me ethet e
frikës e me të burgosur politik, ata lanë një amanet: S’ka më të shtrenjtë se
liria dhe bashkimi i tokave shqiptare në Shqipërinë Natyrale. Ata dëshmorët e
kombit ngjallën në çdo stinë të vitit. Ata janë këtu në atdhe me flakadanët e
lirisë ndër duar.
Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorëve të rënë për
lirin e Atdheut në Epopenë e Pashtrikut!
Gorozhup 31 Maj 2012.