Shtesë » Lajme
Njoftim për Mediat i IKIJSH - së
E enjte, 31.05.2012, 06:04 PM
REPUBLIKA
E SHQIPËRISË
INSTITUTI
KOMBËTAR I INTEGRIMIT TË JETIMËVE SHQIPTARË
Adresa:
Rruga “Dibrës”, nr. 312/1, Tiranë
Tel/Fax: ++355 (4)
2360 611, Mobile: 0692035431, 0682035431, 0672035431
email: nifao.orfan@gmail.com,
web: www.nifao.org
Tiranë,
më 31 qershor 2012
Njoftim për Mediat i IKIJSH - së
Me
rastin 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Presidenti i Republikës së
Shqipërisë, Prof Dr. Bamir Topi, organizon ditën e premte, dt 1. 6. 2012 - ora
10, në mjediset e Pallatit të Brigadave, një ceremoni pritëse për fëmijët
jetimë dhe përfaqësues të fëmijëve
jetimë të Shqipërisë nga gjithë vendi si dhe personalitete nga ky komunitet që
janë shquar në fushat e artit, shkencës e kulturës dhe Shoqërisë Civile.
Ceremonia
organizohet në praninë e përfaqësuesve të organizmave ndërkombëtare, të
institucioneve të larta të shtetit shqiptar,
etj.
Përfaqësuesit
e fëmijëve jetimë do i paraqesin Presidentit të Republikës, si përfaësuesi më i
lartë i Shteti Shqiptar, Trupit Diplomatik të Akredituar në Shqipëri dhe
përfaqësuesve të organizmave ndërkombëtarë, Rezolutën e Takimit Kombëtar të
Jetimëve Shqiptarë, e miratuar me 20 maj 2012.
Kjo rezolutë, pas kësaj ceremonie do u përcillet anëtarëve të
parlamentit Europian dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB – së Z. Ban Ki-
Moon.
Rezoluta
krahas vlerësimeve dhe konstatimeve për gjendjen e jetimëve në Shqipëri fton
Parlamentin Europian dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së që Ditën Kombëtare
në Ndihmë të Jetimëve Shqiptarë “20 Majin” ta shpallin si Dita Botërore
në Ndihmë të Fëmijëve Jetimëve e cila ta kishte zanafillën nga vendi
ynë buzë Adriatikut, me një histori të
veçantë e plot vlera për shoqërinë njerëzore.
Rezoluta do u jepet edhe përfaqësuesve të mediave si
dhe të pranishmëve të tjerë pjesëmarrës në këtë ceremoni.
Presidenti
i Republikës pritet që të dekorojë në këtë ceremoni përfaqësues të shquar të
shkencës, kulturës, artit dhe të
shoqërisë civile që vijnë nga Komuniteti i Jetimëve si Serafin Fanko ( pas
vdekjes), Andon Qezari, Jorgo Papingji, Kiço Fotiadhi, Bejkush Birçe dhe Ilir
Çumani, etj.
Instituti
Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë
Tiranë më 31 Qershor 2012