E enjte, 06.05.2021, 04:36 PM (GMT+1)

Lajme

Në Gjermani kapen 4 kosovarë me 99 kg marihuanë

E diele, 27.05.2012, 11:03 AM


Policia e Heilbronit, Gjermani, ka kapur një rrjet të tregtisë me drogë. Janë arrestuar dhe paditur 10 pjesëtarë të rrjetit që drejtohej nga katër kosovarë. Në katër aksione, policia ka kapur 99.1 kilogramë marihuanë, vlera në treg e të cilës llogaritet 1.2 milion euro, ka transmetuar Albinfo.

“Omnibus” është emri i grupit hetimor të rastit, emër ky i autobusit , që ishte kapur më 4 mars në Bavari, në rrotën rezervë të të cilit kishin gjetur 22.5 kg marihuanë.

Hetuesit kanë ndjekur pjesëtarët e rrjetit të drogës duke filluar nga nëntori i vitit 2011. Në dhjetor ata kishin gjetur 14 kg drogë në banesën e një kosovari me banim në Heilbronn.

Një njësit special pastaj kishte ndaluar një makinë, në të cilën, pas një karroce fëmijësh, kishte gjetur 20 kg drogë.

Ndërsa, sasinë më të madhe të drogës policia e kishte zënë në autostradë në vendin e quajtur Appenweier. Në një kamion të vogël, në brendinë e gjashtë gypave metalikë ndodheshin plot 42.6 kilogramë marihuanë. Gypat ishin doganuar si material ndërtimor, shkruan shtypi gjerman.

Transportuesit e kësaj droge kishin vepruar “në mënyrë shumë konspirative dhe profesionale”, ka thënë kryeprokurori i lëndës



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora