Shtesë » Lajme
K.S.U.SH: Letra të hapur për Berishën e Ramën
E merkure, 23.05.2012, 05:51 PM
KESHILLI
STUDENTOR
Universiteti
i Shkodrës
"Luigj
Gurakuqi"
Dt.23-05-2012
LETËR E
HAPUR
Drejtuar: Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z.
Sali BERISHA
Lënda: Për çështjen aktuale politike të zgjedhjes së Presidentit të Shqipërisë
I nderuar
Shkëlqesia Juaj,
Këshilli
Studentor i Universitetit të Shkodrës (K.S.U.SH), me këtë letër të sinqertë u
drejtohet Ju, liderit të së djathtës dhe mazhorancës qeverisëse shqiptare, duke
shprehur mendimin se zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Shqipërisë duhet
t'i kushtohet një vëmendje maksimale nga Partia Demokratike dhe qeveria që Ju
kryesoni. Sipas opinionit të ndërkombëtarëve, zgjedhja e presidentit të ardhshëm
të vendit mbart me vete suksesin ose dështimin e integrimit të mëtejshëm të Shqipërisë
dhe shqiptarëve. Ndaj shprehim mendimin se Presidenti i Shqipërisë duhet të ketë
një profil kombëtar, të vlerësuar dhe me konsensus sa më të gjerë nga përkrahja
popullore dhe deputetët e parlamentit shqiptar.
Ne,
studentët e Universitetit "Luigj Gurakuqi" shprehim bindjen tonë se
zgjedhja e një presidenti, i cili përmbush kriteret e lartpërmendura është një siguri
për të ardhmen demokratike integruese të vendit tonë.
Këshilli
Studentor beson se figura të tilla si shkrimtari i madh shqiptar, Ismail
Kadare, kanë profilin e duhur për t'u ulur në pozicionin e të parit të shtetit.
Ne, studentëve shqiptarë europian na intereson fati i Shqipërisë dhe shqiptarëve,
ndaj zgjedhja e presidentit të vendit duhet të jetë një zgjidhje, e cila buron
nga ndërgjegjia e thellë dhe përgjegjësia morale. Gjithashtu jemi të mendimit
se dy forcat e mëdha të jetës politike shqiptare, PD dhe PS, duhet të ulen të bisedojnë
dhe të vendosin në interes të integrimit të shqiptarëve një president me vlera
kombëtare dhe që gëzon një mbështetje të gjerë popullore.
Zoti Kryeministër, në mbyllje të kësaj letre të shkurtër, Këshilli Studentor shpreson që të kenë mbetur sadopak vlera, përgjegjësi, ndërgjegje të pastra dhe moral fisnik brenda politikës shqiptare. Shumçka, në mos gjithçka varet personalisht nga Ju. Pra, jepjani mundësinë shqiptarëve dhe Shqipërisë që të kenë një president të tyren dhe jo një president për interesat politike të ditës. Le të shpresojmë se ju do të mund të gjeni zgjidhjen më të mirë të mundshme!
KRYETARI
Redan BUSHATI
____________
KESHILLI
STUDENTOR
Universiteti
i Shkodrës
"Luigj
Gurakuqi"
Dt.23-05-2012
LETËR E
HAPUR
Drejtuar: Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë,
z. Edi RAMA
Lënda: Për çështjen aktuale politike të zgjedhjes së Presidentit të Shqipërisë
I nderuar
zoti Rama,
Këshilli
Studentor i Universitetit të Shkodrës (K.S.U.SH), me këtë letër të hapur dhe të
sinqertë ju drejtohet Ju, liderit të së majtës shqiptare, duke shprehur
mendimin se zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, duke qenë një
çështje delikate dhe e komplikuar, duhet t'i kushtohet një vëmendje maksimale
nga forca juaj politike. Zgjedhja e presidentit të ardhshëm të vendit mbart me
vete suksesin ose dështimin e integrimit të mëtejshëm të Shqipërisë dhe
shqiptarëve. Ndaj shprehim mendimin se Presidenti i Shqipërisë duhet të ketë një
profil kombëtar, të vlerësuar dhe me konsensus sa më të gjerë nga përkrahja
popullore dhe deputetët e parlamentit shqiptar.
Ne,
studentët e Universitetit "Luigj Gurakuqi" shprehim bindjen tonë se
zgjedhja e një presidenti, i cili përmbush kriteret e lartpërmendura është një siguri
për të ardhmen demokratike integruese të vendit tonë, Shqipërisë.
Këshilli
Studentor beson se figura të tilla si shkrimtari i madh shqiptar, Ismail
Kadare, kanë profilin e duhur për t'u ulur në pozicionin e të parit të shtetit.
Ne, studentëve shqiptarë europian na intereson fati i Shqipërisë dhe shqiptarëve,
ndaj zgjedhja e presidentit të vendit duhet të jetë një zgjidhje, e cila buron
nga ndërgjegjia e thellë dhe përgjegjësia morale. Gjithashtu jemi të mendimit
se dy forcat e mëdha të jetës politike shqiptare, PD dhe PS, duhet të ulen të bisedojnë
dhe të vendosin në interes të integrimit të shqiptarëve një president me vlera
kombëtare dhe që gëzon një mbështetje të gjerë popullore. Është e domosdoshme që
lidershipet e këtyre dy partive të shtrojnë për diskutim këtë çështje madhore,
nga zgjidhja e secilës varet e ardhmja e shqiptarëve, dinjiteti i tyre dhe përgjegjësitë
politike tuajat.
Në mbyllje të kësaj letre të shkurtër, e cila buron nga zemrat patriotike dhe mendjet intelektuale studentore, të cilat dëshirojnë një Shqipëri më demokratike dhe me sa më pak brenga e halle, Këshilli Studentor shpreson që të kenë mbetur sadopak vlera, përgjegjësi, ndërgjegje të pastra dhe moral fisnik brenda politikës shqiptare. Ne besojmë se ka dhe do të ketë elemente të tilla në politikën shqiptare që dinë të sillen dhe të veprojnë, atëherë kur nevojat e vendit kërkojnë përgjegjësi qytetare dhe pjekuri intelektuale. Le të shpresojmë në zgjidhjen më të mirë të mundshme!
KRYETARI
Redan
BUSHATI