Shtesë » Lajme
Komunikatë nga Konferenca ipeshkvnore e shqipërisë
E shtune, 05.05.2012, 08:07 PM
Conferentia
episcopalis albaniae
Konferenca ipeshkvnore e shqipërisë
Komunikata
finale e
Zgjedhjet
e reja dhe nje Letër per 100 vjetorin e Pavarsisë
Tre ditët e Asemblesë plenare të KISH shënuan disa ngjarje të rëndësishme ndër të cilat zgjedhjet e reja të Kryesisë dhe komisioneve të Konferncës Ipeshkvnore si dhe Letra e drejtuar me rastin e 100 – vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë.
Zgjedhjet
e reja
Imzot Angelo Massafra o.f.m. Arqipeshkëvi i Shkodër-Pult u zgjodh President i kësaj Konference sipas statuteve të Konferencës Ipeshkvore. Në detyrën e Zv. Presidentit u zgjodh Imzot Lucjan Avgustini, Ipeshkëv i Sapës dhe Sekretar i Përgjithshëm u zgjodh Imzot George Frendo O.P., Ipeshkëv Ndihmës i Tiranë-Durrësit.
Letra
baritore Fides et patria (Fe e Atdhe) me rastin e 100-vjetorit të
Pavarsisë
Kjo
letër, e shkruar nga ipeshkëvinjtë e Kishës Katolike në Shqipëri, u drejtohet
të gjithë besimtarëve katolikë, por edhe të gjithë njerëzve me vullnet të mirë.
Në krye të saj letra thekson falendrimin ndaj Zotit për Atdheun dhe rolin që
katolikët kanë pasur në procesin e Pavarsisë së Shqipërisë e cila kulmoi me
ngritjen e flamurit më 28 nëntor 1912 pas 500 vjetësh pushtim otoman. Ndër
ngjarjet e rëndësishme të këtyre 100 vjetëve janë përmendur ajo e martirizimit
të Kishës Katolike gjatë komunizmit, Vizita e të Lumit Gjon Palit II dhe
Lumturimi i Nënë Terezës bijës së popullit tonë.
Më
pas letra ndalet në disa aspekte të jetës së vendit tonë. Së pari dashuri për
atdheun do të thotë dashuri për familjen. Kjo e fundit është qeliza e shoqërisë
e themeluar mbi martesën ndërmjet një burri dhe një gruaje. Nuk mund të kemi
një angazhim për atdheun pa një angazhim për familjen. Ipeshkëvinjtë e
Shqipërisë duke vënë në pah, jo vetëm mësimin e Kishës, por edhe traditën më të
mirë të popullit tone, ngulin këmbë në angazhimin e të gjithë faktorëve të
jetës shqiptare për familjen.
Së
dyti dashuri për atdheun do të thotë dashuri për njëri - tjetrin në familjen e
madhe të vendit tone. Procesi i pajtimit dhe dialogut duhet të jetë i pranishëm
në jetën e atdheut tonë. Dialogu ndërfetar, por dhe gjetja e gjuhës së përbashkët
për një bashkjetesë më të mirë dhe për proceset integruese të vendit në
strukturat Europiane janë temat e tjera që vijojnë në këtë letër.
Vlerësimi
i jetës në të gjitha stadet e ekzistencës së saj përbën premisën më të sigurtë
për luftën ndaj fenomeneve si aborti, eutanazia, gjakmarrja, vetvrasja dhe
përdorimi i drogave.
Së
treti, vetëdija dhe respektimi i ligjit
për një Shqipëri më demokratike përbëjnë premisat për luftën kundër
korrupsionit i cili pengon rritjen dhe zhvillimin e shoqërisë duke shkaktuar
kështu varfëri dhe degradim social. Nëse nga njëra anë të krishterët duhet t’u
binden ligjeve të bëra nga ligjvënësit, si një detyrim qytetar, nga ana tjetër
ata kanë të drejtë të mos u binden atyre ligjeve që përbëjnë një shkelje të
rendit natyror dhe të të vërtetave hyjnisht të zbuluara.
Ndër
të tjera ipeshkëvinjtë nxisin integrimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në
familjen europiane si një sfidë e të ardhmes së afërt. Shqipëria duhet të
shkojë drejt Europës aty ku përket natyrshëm e në këtë mënyrë të korrigjojë
gabime apo situata të së kaluarës historike.
Së
fundmi Konferenca u drejtohet të rinjëve të cilët duke u mbështetur në virtytet
më të mira të trashëguara nga të parët, por edhe në besimin e tyre të jenë të
përgjegjshëm për Atdheun, të mos e braktisin atë e të punojnë pa u lodhur për
zhvillimin e tij.
Në fund ipeshkëvinjtë ia besojnë atdheun tonë Nanës së Këshillit të Mirë, pajtorja e Shqipërisë, që të ruajë vendin tonë dhe shqipëtarët.
Të
tjera lajme
Gjithashtu
në punimet e plenares u bëne edhe zgjedhje të tjera duke qenë se kishin mbaruar
mandatet. U rikonfirmua edhe Presidenti i Karitasit kombetar në personin e
Imzot Gjergj Frendo-s, Ipeshkëv ndihmës i Tiranës dhe i Drejtorit të
Përgjithshëm të Karitasit shqiptar post në të cilin u konfirmua përsëri
drejtori në detyrë dr. Albert Nikolla.
Tema
të tjera të diskutuara në këtë asemble ishin ajo e botimit të mesharit të ri në
shqip, problemi i laicitetit të shkollave dhe hapave të mëtejshëm që duhet të
merren në lidhje me projektligjin për arsimin parauniversitar.
Në muajt në vazhdim pritet edhe botimi në shqip i dy teksteve themeltare për jetën e Kishës, ai i Katekizmit të Kishës Katolike dhe ai i dokumentave të Koncilit II Vatikan.
Mbledhja e ardhshme u la me 13-14-15 nentor 2012.
Tiranë
04.05.2013
Zyra e shtypit
Konferenca
Ipeshkëvore e është një organizëm permanent i Kishës Katolike që përbëhet nga
Ipeshkëvinjtë e një vendi apo territori të caktuar të cilët sëbashku
ushtrojnë funksionet baritore për besimtarët e atij territori, në mënyrë që
të promovojnë më së shumti të mirën që Kisha u ofron njerëzve, mbi të gjitha
nëpërmjet formash apostullimi të përshtatura në mënyrën e duhur sipas
rrethanave të kohës dhe vendit, duke ndjekur normat e së drejtës. (Can 447 i
CIC). Konferenca
Ipeshkëvore e Shqipërisë përbëhet nga të gjithë ipeshkëvinjtë e pranishëm në
territorin e Republikës së Shqipërisë dhe funksionon sipas statuteve të saja
të aprovuara nga Selia e Shenjtë. Aktualisht Ipeshkëvinjtë që përbëjnë janë
këta: SH. T. Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkëv Metroplit i Arkidioqezës
Metropolitane Tiranë – Durrës; SH. T. Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv
Metropliti i Arkidioqezës Metropolitane Shkodër – Pult; SH. T. Imzot Lucjan
Avgustini Ipeshkëv i Sapës, SH. T. Imzot Cristoforo Palmieri Ipeshkëv i
Rrëshenit; SH. T. Izmot Ottavio Vitale, Ipeshkëv i Lezhës; SH.T. Imzot Hil
Kabashi Adimistrator Apostolik i Jugut dhe SH. T. Imzot George Frendo
Ipeshkëv Ndihmës i Tiranë – Durrësit. Në
punimet e Konferencës janë të ftuar edhe Arqipeshkëvi i Tivarit SH.T. Imzot
Zef Gashi dhe Administratori i Administraturës Apostolike të Prizrenit
(Kosovë) SH.T. Imzot Dodë Gjergji |
PER MEDIAT
Zyra e shtypit është në dispozicion për cdo komunkimi që ka të bëjë me shtypin e shkruar dhe elektronik. Kontaktet janë këto:
Zyra
e Shtypit e KISH
Selia
e Konferencës Ipeshkëvore të Shqipërisë
Ruga
don Bosko, pranë Karitasit Shqiptar
Tel: 042247159
Don
Gjergj Meta
Zëdhënës
i KISH
Cel.
0692080188
Tel.
047200191
Email: gj.meta@gmail.com