
Bujanoc (Kosovë Lindore), 5 maj
Dacici nuk e kurseu as familjen e komandant Lleshi, për ta realizuar spastrimin etnik, por kete kurr nuk do ta pranojne qytetaret e Lugines pasi qe Lugina ka edhe shume komandant Llesha tjere, tha z.Jonmuz Mulsiu kyretzar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit para m ijëra qytetarëve te cilet mbanin pllakata në duar me mbishkrime « Dacici djali i Milloshi-stop diskriminimit »- ejt..

Ndërsa z. Galip Beqiri nga KNSH e mori fjalën i cili pohoi se eksionet e fundit janë një veprim shumë i eger i Ivica Dacicit, një luftë e pakompromisë që vështirë ta parashikojme se ku do të përfundoj… Në vazhdim fjalën e mori kryetari komunës së Preshvës z.Ragmi Mustafa në vazhdim duke dënuar arrestimet e djeshme në Bujanoc ai pohoi se « Nëse Beogradi ka vende per ku t’i fus 120. 000 shqiptaret e Lugines se Presheves le të urdheroj e te na arrestoj të gjthëve sënuk ekemi ndërmend të levïzim nga tokat tona… » Kurse lideri i UDSH-së z. Rahmi Zulfiu thkesoi se me kete proteste dhe deklaratën e tre kuvedneve shqipatre ne dëshmuam se nuk kemi ndermend te biem ne ndikim te kërcnimeve te Ivica Dacicit dhe se ne do te qendrojme ketu pergjithmone… »
Protesta e sotme në Bujanoc u ndoqë përvec nga forca tëmëdha policore dhe ushtarake në sheshe publike dhe të maskuara në corrsokake edhe nga përfaqësues të msioneve ndërkombëtare dhe amabsadëssë SHBa-së dhe botërore në Serbi dhe përfaqësues të shumta të mediave shqiptare, serbe dhe të huaja.