Shtesë » Lajme
Arben Llalla: Minoritarët kandidatë për në parlamentin grek
E enjte, 03.05.2012, 09:37 AM
MINORITARËT
GREK KANDIDAT PËR NË PARLAMENTI GREK
Nga Arben LLALLA
Zgjedhjet
për deputet në Kuvendit e Greqisë që do të zhvillohen më 6 maj do të kandidojnë
disa minoritar grek të cilët gëzojnë shtetësi të dyfishtë, atë të Shqipërisë dhe
Greqisë. Kështu, Pirro Dhima do jetë bartësi i listës për deputet nga radhët e
partisë socialiste PASOK. Ka qenë vetë kryetari i PASOK, z.Evangjelos
Venizellos i cili i ka telefonuar Pirro Dhimës që ndodhet për momentin në SHBA
për të mbledhur fonde për shkollën greke të Himarës OMIROS. Pirro Dhima me të mbritur
në Greqi do të ketë një takim me kryetarin e Pasokut z.Venizellos. Siç mësohet
Dhima ka pranuar ofertën.
Në listat
e PASOK për deputet do të jetë edhe Milica Joti e cila është nga fshati
Cerkovica e Sarandës. Ajo do të kërkojë votat për deputete në zonën e parë të Athinës.
Athina Kremidha
nga Saranda do jetë kandidate për deputete në listën e partisë ekstremiste të djathtë
LAOS, në zonën e dytë të Pireut. Athinaja është anëtare e shoqatës Rinia e
Vorio Epirit, një organizatë ekstremiste e cila punon për Autonominë e Vorio
Epirit.
Partia e
Andoni Samaras Demokracia e Re ka në listat e saj për deputet Aleksandër
Anagnostin e cili është nga fshati Kalivia e Sarandës. Aleksandër Anagnosti ësht
kandidati më serioz nga të gjithë kandidatët e tjerë të cilët i përkasin
minoritetit grek të Shqipërisë. Ai nuk ka qenë aktiv në asnjë nga aktivitetet që
organizojnë shoqatat e minoritetit grek me qëllimet dashakeqësi në dëm të Shqipërisë,
për këtë arsye kandidimi i tij në radhët e Demokracisë së Re nuk është parë me
sy të mirë nga qarqet ekstremiste të minoritetit grek.
Sipas
parashikimeve të sigurt që mund të zgjidhen deputet për në Kuvendin e Greqisë janë
Pirro Dhima nga partia e PASOK-ut dhe Aleksandër Anagnosti nga Demokracia e Re.
Të cilët pothuajse janë të sigurt nga numri rendor që ata janë vendosur.
Shpresoj
që kjo ofertë që u është bërë minoritarëve grek për të patur qasje direkt në Kuvendin
e Greqisë, tu bëhet edhe shqiptarëve nga Maqedonia, Mal i Zi, Presheva për të qenë
kandidat për deputet në Kuvendin e Shqipërisë me qëllim që problemet e tyre të ngrihen
direkt në Kuvendin e shtetit amë. Kjo praktikë do të ndihmonte që Shqipëria të kishte
qartësi për çështjet madhore që lidhen me shqiptarët jashtë kufirit shtetëror.