E shtune, 15.03.2025, 05:00 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Kuvendari Kabashi kërkon rregullore për akustikën e xhamive

E diele, 06.05.2012, 11:28 AM


Prizren, 28 prill - Këshilltari i LDD-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Lulzim Kabashi, të premten gjatë seancës së legjislativit lokal ka kërkuar që në kuadër të nismave për parandalimin e ndotjes akustike të parashihen masa edhe për uljen e tonit të ezanit të xhamive. Sipas tij, kontrolli i decibelëve gjatë thirrjes së ezanit përmes altoparlantëve të vendosura në minare tejkalon standardet e lejuara, prandaj dhe duhet shqyrtuar mundësitë që të vihet rregull edhe në këtë aspekt.

"Me zhurmë askush nuk mund të bëhet besimtar më i devotshëm. Thirrja e ezanit duhet të jetë e këndshme për veshin e besimtarëve dhe secilit qytetar dhe jo të shkaktojë ndjenjë irrituese", ka thënë Kabashi, gjatë pjesës dedikuar pyetjeve të këshilltarëve.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx